martedì 5 luglio 2011

Skicofrenia - Pjesa 2

Pasi qe kemi folur mbi perkufizimin, fiziopatologjine dhe shenjat  e skicofrenise ne pjesen e pare te shkrimit, ne kete pjese te dyte do te flasim per diagnozen, shfaqjen e semundjes, prognozen dhe terapine ne linja te pergjithshme. 


DIAGNOZA
Nuk ka teste patonjomike per skicofrenine. Diagnoza kryhet ne baze te vleresimit anamnestik, simptomave dhe shenjave. Informacionet e marra nga burime te tjera si prinderit, miqte, mesuesit jane shpeshhere te rendesishem per te kuptuar rrjedhjen e ngjarjeve. Sipas manualit diagnostik dhe statistik te problemeve mentale (DSM-IV) , per diagnozen jane te nevojshme dy ose me shume simptoma karakteristike (delire, halucionacione, probleme me te folurin, sjellje jo e duhur, simptoma negative), te pranishme ne shumicen e kohes ne harkun kohor 1 mujor dhe duhet te jene te dukshme shenja prodromike ose te dobesuar te semundjes qe çojne ne probleme sociale, pune dhe moskurimi te vetvetes per te pakten 6 muaj, qe perfshin 1 muaj simptoma aktive.

Me ane te analizes klinike dhe anamnezes duhet te perjashtohen çrregullime psikotike qe vijne si pasoje e problemeve fizike ose perdorimit te substancave ose problemet primare te humorit me karakteristika psikotike (diagnoze diferenciale me semundjet e tjera). Analizat e laboratorit ndihmojne ne perjashtimin e arsyeve organike te simptomave (mungese vitaminash, uremia, tireotoksikoza, probleme me elektrolitet, etj).

Pacientet me skicofreni paraqesin anomali strukturale ne rezonance magnetike dhe tomografi, qe gjithsesi nuk arrijne vlerat diagnostikuese per secilin pacient. Zakonisht, anomalite e lobit temporal medial dhe te siperm kane lidhje me simptoma pozitive ndersa anomali kortikale dhe ventrikulare me simptoma negative.

SHFAQJA E SEMUNDJES

Cope e qepur nga nje pacient me skicofreni qe jep nje pamje te gjendjes se tij mendore. Ekspozuar ne Glore Psychiatric Musem
(Imazhi: cometstarmoon/WikimediaCommons/CC-BY-2.0)

Mund te jete e ngadalte ose akute (te menjehershme). Mund te pershkruhet ne disa faza ku kemi nje faze presemundje ku ndikojne faktoret e rrezikut. Nje faze prodromike me shenjat dhe simptoma subklinike (irritim, dizorganizim, dyshime). Ne fazen e hershme te semundjes, shfaqja e simptomave pozitive, e simptomave defiçitare dhe mungesat funksionale çojne ne diagnozen e skicofrenise. Ne fazen qendrore, periudhat simptomatike mund te jene me episode (shfaqja dhe ndalime) ose te vazhdueshme (pa ndalim); problemet funksionale perkeqesohen. Ne fazat e vona te semundjes, ecuria mund te stabilizohet, ashtu si edhe nivelet e paaftesise, ose mund te shfaqen edhe permiresime te vona.

Rreth 60-70% e pacienteve qe kane pasur nje episod skicofrenie, paraqesin rishfaqje. Ecuria mund te jene e vazhdueshme ose e pjesshme. Ne 5 vitet e para te semundjes, funksionimi mund te keqesohet dhe aftesite sociale dhe te punes mund te pesojne renie, me neglizhim te metejshem. Simptomat negative mund te behen me te renda dhe funksioni konjitiv mund te pesoje renie,sidomos ne pacientet me forma defiçitare. Nga ai moment nivelet e paaftesise stabilizohen.

Skicofrenia paraqet nje rrezik vetevrasje rreth 10%. Vetevrasja paraqet shkakun kryesor te vdekjes se parakohshme tek pacientet me skicofreni. Pacientet me forma paranoje  jane ato me rrezik me te madh per vetevrasje. Duke qene se keto paciente ruajne aftesine per te provuar siklet ose keqardhje, mund te kalojne ne kete akt deshperimi.

Skicofrenia eshte nje faktor rreziku relativisht i ulet per sjellje te dhunshme. Niveli i rrezikut eshte me i ulet se ai i perdorimit te substancave abuzive. Kryesisht vijne si rrjedhoje e bindjes se pacientit ndaj zerave alucinacione. Shume rralle mund te ndodhe qe pacienti me depresion, i vetem dhe me paranoje mund te sulmoje ose te vrase ndokend qe e cileson si shkakun e vetem te gjendjes se tij.

PROGNOZA
Prognoza ne nje vit varet kryesisht nga ndjekja e terapise. Rreth 1/3 e pacienteve pesojne nje permiresim te dukshem dhe qe zgjat; 1/3 permiresohen por paraqesin rinisje; 1/3 nuk i pergjigjen terapise. Faktoret qe ndikojne ne keto rezultate te favorshme jane nje nisje e vonshme e semundjes, gjendje klinike e mire para semundjes, probleme familiare me probleme te humorit se sa te skicofrenise, probleme konjitive minimale dhe perkatesia ne nengrupin e paranojes.

Faktoret qe kane lidhje me nje prognoze jo te favorshme perfshijne: nje moshe te re te nisjes, nje funksion jo i mire para semundjes, anamneza familiare per skicofreni, perkatesia ne nentipin e çorganizuar. Seksi mashkull ka nje prognoze me pak te mire se sa ai femer; grate kane nje pergjigje me te mire ndaj terapise me ilaçe antipsikotike. Paraqitje me simptoma obsesive kompulsive paraqet nje prognoze me pak te favorshme. Te njejten gje paraqesin edhe rastet qe abuzojne me substanca te ndryshme.

TERAPIA
Pacientet me skicofreni kane tendencen te manifesojne simptomat psikotike per nje periudhe mesatare 12-24 muaj para se te kerkojne kurat mjekesore. Koha nga fillimi i simptomave deri ne momentin e trajtimit, quajtur "koha e psikozes se patrajtuar", ka lidhje me shpejtesine e pergjigjes ndaj trajtimit te pare , me cilesine e kesaj pergjigjeje dhe grades se simptomave negative. Kur trajtohen heret, keto paciente pergjigjen me shpejt dhe menyre me te plote. Pa perdorimin e ilaçeve antipsikotike si parandalim, 70-80% e pacienteve qe kane pasur nje episod skicofrenie do te paraqese nje tjeter brenda 12 muajve vijues. Trajtimi parandalues i vazhdueshem me ilaçe antipsikotike mund te ule rastet e rinisjes ne nje vit deri ne 30%.

Objektivat e pergjithshme te trajtimit jane ato te uljes se grades se simptomave psikotike, ndalimi i rinisjes se episodeve simptomatike dhe renia funksionale qe i shoqeron dhe ndihmimi i pacienteve per te arritur nje grade funksionale sa me te madhe te jete e mundur. Perberesit kryesore te trajtimit jane ilaçet antipsikotik, rehabilitimi ndermjet sherbimeve te mbeshtetjes ne komunitet dhe psikoterapia.

Ilaçet antipsikotike: ilaçet antipsikotike klasik (neuroleptiket) perfshijne klorpromazinen, flufenazinen, aloperidolin, loksapinen, mezoridazinen, molindonin, perfenazines, pimoziden, tioridazinen, tiotiksenin dhe trifluoperazinen. Keto ilaçe katakterizohen nga nje afinitet me receptorin dopaminergjik te tipit 2 dhe mund te klasifikohen si te fuqise se larte, te mesme dhe te ulet.  Mund te jene ne tableta, ne pika, ose formulime intramuskulare me veprim te shkurter dhe te gjate. Ilaçi zgjidhet ne baze te efekteve te tij, efekteve anesore, menyres se si do jepet dhe pergjigja e pacientit ndaj nje dhenie te meparshme.

Keto ilaçe kane si efekte anesore gjumin, distonite, ngurtesim muskular, dridhje, rritje te niveleve te prolaktines dhe rritje te peshes.  Akatizia (irritim motor) eshte shume i bezdishem dhe shpeshhere shoqerohet me refuzim te ilaçit dhe mungese te ndjekjes se terapise nga ana e pacientit ambulatorial. Keto ilace mund te shkaktojne edhe diskinezi te vone, probleme te levizjeve jo te vullnetshme te karakterizuar nga tkurrja e buzeve dhe gjuhes dhe nga spazma te kraheve dhe kembeve. Kjo paraqitet me rreth 5%/ vite dhenie ilaçi.

Rreth 30% e pacienteve me skicofreni nuk i pergjigjen ilaceve antipsikotike klasike. Por mund ti pergjigjen atyre jo klasike.
Antipsikotiket atipike kane disa ose pjesen me te madhe te karakteristikave qe ndjekin: ulin simptomat pozitive; permiresojne simptomat negative me shume se sa antipsikotiket klasike; mund te permiresojne defiçitet neurokonjitive; kane nje efikasitet me te madh mbi skicofrenine rezistente; kane mundesi me te uleta per efekte anesore ektrapiramidale (motore); kane nje rrezik te ulet per te shkaktuar diskinezi te vone; rritje te dobet ose aspak te prolaktines.

Antipsikotiket e rinj qe jane te disponueshem per momentin ose do jene pas pak kohesh ne treg, kane aftesi medha dhe paraqesin me pak rreziqe efektesh anesore se sa ato klasiket.  Per te pare nese funksionon apo jo kerkohet zakonisht nje prove nga 4-8 jave.

Rehabilitimi eshte nje pjese e rendesishme e terapise sepse ka per qellim kthimin ne jeten e perditshme te pacienteve. Kjo gje duhet te behet ne menyre sa me te sakte me ane te nje programi rehabilitimi qe permban nje tutor qe do ti mesoj pacientit se so te mund te arrije me kohen te zgjidhe problemet e veta dhe te komunikoje me te tjeret.

Ne raste rinisje te semundjes mund te jete i nevojshem shtrimi ose kurimi i krizes ne nje ambient ndryshe nga ai spitalor dhe mund te jete i nevojshem edhe shtrimi i detyruar nese pacienti perben rrezik per te tjeret dhe per veten.

Ne fund psikoterapia ka si objektiv te zhvilloje nje lidhje mes pacientit, familjes se tij dhe mjekut, keshtu qe pacienti te mund te mesoje dhe te kuptoje dhe te menaxhoje semundjen e vet, te marre ilaçet sipas pershkrimeve dhe te permbaje sa me mire stresin.

[Shkrimi i pershtatur nga Manuali i Merck Online]