giovedì 14 luglio 2011

Skleroza Multiple

Skleroza multiple eshte nje semundje e sistemit nervor me tipare autoimune. Edhe pse shume pika mbi patogjenezen e kesaj semundje akoma nuk jane qartesuar, mendohet qe ka baza autoimunitare, ku sistemi imunitar sulmon antigjenet qe prodhohen nga trupi vete. Ne kete rast, shenjestra e ketij sulmi eshte mielina, nje substance qe mbeshtjell aksonet e neuroneve dhe lejon pershpejtimin e perçimit se sinjaleve elektrike.

Akoma nuk dihet me saktesi se cilet jane shkaqet e ketij sulmi edhe pse jane hedhur ide te ndryshme te tipit infektiv, ku eshte perdorur koncepti i mimetizmit molekular. Sipas ketij koncepti, gjate pergjigjes kunder nje agjenti infektiv, sistemi imunitar ka prodhuar antitrupa kunder nje antigjeni te agjentit infektiv dhe ky antigjen ka ngjashmeri me nje antigjen qe prodhohet nga trupi vete dhe si pasoje sistemi imunitar mund te mos e beje dallimin ne menyre te plote. Gjithsesi, keto jane akoma hipoteza. Fundi i cilesdo teorie eshte nje pergjigje autoimune mbi mielinen.
Mielina dhe Nervat ne Sklerozen Multiple


Ajo qe e karakterizon kete semundje eshte zona e demielinizuar, ne te cilen oligodendrocitet (qeliza ne tru qe kane edhe mielinen) shkaterrohen ne menyre masive dhe astrocitet (lloje qelizat te tjera me aftesi riparuese ) tentojne te zevendesojne zonen e shkaterruar duke shkaktuar sklerozen. Keto zona mund te jene te shumta ne tru (nga kjo fjala multiple) dhe mund te dallohet nga rezonanca magnetike e cila mund te gjeje edhe paraqese zona me intensitet te larte (hiperintensitet). Per kete arsye nje nder analizat e para qe kryhen per te vertetuar hipotezen eshte rezonanca magnetike.


Per sa i perket menyres se si fillon, paraqet nje problem te madh ne klinike per faktin se semundja ka nje shumllojshmeri si ne menyren si fillon edhe ne ecurine e saj. Shenjat e para mund te mos vihen re ose te neglizhohen dhe mendohet qe rreth 60-70% e tyre zhduken per nje fare kohe. Shenjave si ulja e forces, ndjenje gjumesie etj mund ti jepet pak rendesi por mund te paraqesin format fillestare te semundjes qe ka nje prezantim rreth moshes 20-40 vjeç me nje mbizoterim te rasteve ne gjinine femerore (raporti meshkuj: femra 1:2) [1]


Ndoshta shenja me karakteristike e fillimit te kesaj semundje mund te konsiderohet neuriti optik retrobulbar i cili sjell nje ulje te shikimit ne nje nga syte. Diagnoza konsiderohet relativisht e thjeshte kur duhet te bejme diagnozen e neuritit retrobulbar per faktin se eshte i vetmi shkak i uljes se shikimit nese fundi i syrit nuk ka ndonje demtim. Ndersa per te thene qe ky neurit eshte shkaktuar nga skleroza multiple duhet te behet diagnoze diferenciale me semundje te tjera.

Per sa i perket ecurise se semundjes, ka nje larmishmeri te madhe. Mund te kemi raste qe kalojne nje krize dhe rikthehen ne faze te heshtur per nje fare kohe dhe pastaj serish te pasojne me nje krize. Mund te kemi raste ku paraqitet nje vazhdueshmeri te semundjes me kriza ne mes ose nje forme e cila qe ne fillim paraqitet si perparuese dhe shoqerohet here pas here me kriza.

Per diagnozen kerkohen analiza te cilat fillojne nga ato me pak invazive siç mund te jene analizat me potencialet e shkaktuar (ita. potenziali indotti) ku shkaktohet nje stimul per te matur menyren si pergjigjet trupi (potenciale vizive, degjuese, somatosensitive etj). Keto mund te shfaqin anomali ne momentet fillestare. Nje ndihme ne procesin e diagnozes mund te jape rezonanca magnetike, e cila mund te gjeje demtimet e ndryshme ( me nje ndjeshmeri deri ne 95% per te gjetur rastet e sklerozes).

Per te bere diagnoze, kerkohen 2 demtime te ndara ne sistemin nervoz qendror, te shfaqur ne kohe te ndryshme dhe qe nuk kane lidhje me semundje te tjera. Ndersa diagnoza e dyshimte bazohet ne prezencen e shenjave te nje demtimi te vetem te shfaqur ne 2 episode te ndryshme, ose te 2 demtimeve te gjetur njekohesisht [2]

Per sa i perket terapise, akoma nuk ka rezultate te mire edhe pse kortikosteroidet (si prednizoni ose metilprednizoloni) mund te japin ndonje efekt ne fazat akute te semundjes. Ilaçe te tjere qe mund te japin ndonje efekt jane ciklosporina dhe interferoni beta. Ky i dyti paraqitet si ai qe ka dhene me shume rezultate por perdoret vetem ne format qe nuk paraqesin perparim qe nga fillimi i shfaqjes se tyre. [3]

Bibliografia
[1] neurologia. Manfredi 2001 fq.410
[2] New diagnostic criteria for multiple sclerosis: Guidelines for research protocols Ann.Neurol . 13, 227, 1983
[3] Multiple Sclerosis NEJM 2000; 343 (13): 938-52

"Kam mesuar qe njerezit do te harrojne ate qe ke thene, ate qe ke bere por jo se si i bere te ndihen"
(Maya Angelou)