sabato 2 luglio 2011

Trajtimi i Shpejte dhe Leshimi i Pacienteve me Fibrilacion Atrial ose Flutter te Filluar para pak Kohesh

Kardioversioni (eng. cardioversion, ita. cardioversione) i shpejte dhe leshimi i pacienteve qe paraqiten ne Departamentin e Emergjences per fillim fibrilacioni atrial ose flutter atrial brenda 48 oresh nga nisja, eshte i sigurte.

Kerkuesit studjuan dobine dhe sigurine e nje protokolli per kardioversionin e shpejte ne Departamentin e Emergjences e pacienteve me fibrilacion atrial ose flutter atrial te filluar brenda pak kohesh nga momenti kur jane paraqit ne urgjence (<48 ore). Ne kete studim retrospektiv vezhgues u studjuan 660 paciente te njepasnjeshem (95% me fibrilacion atrial, 5% me flutter atrial) te vizituar ne nje urgjence te vetme ne Kanada nga 2000 deri ne 2005. Protokolli perfshinte kardioversion farmakologjik ne Departamentin e Emergjences me prokainamid intravene (1 gr ne 60 min) dhe, nese nevojitej, kardioversion elektrik, i ndjekur nga leshimi i pacientit (eng. discharge of patient ) 1 ore pas kardioversionit.

60% e pacienteve me fibrilacion atrial dhe 28% e atyre me flutter atrial u kthyen ne ritem sinuzal me prokainamid intravene. Kardioversioni elektrik (qe nuk u krye ne 32 paciente) ishte i suksesshem ne 92% te 243 pacienteve te mbetur me fibrilacion dhe 100% te 20 pacienteve te mbetur me flutter atrial. Ne total, 97% e pacienteve u leshuan per ne shtepi dhe 93% e pacienteve te leshuar ishin ne ritem sinuzal. Koha mesatare e qendrimit ne Urgjence ishte 4.9 ore. Raste me efekte anesore (perfshire hipotension i perkohshem dhe bradikardi) u verifikua ne 7.6% te pacienteve dhe ne 8.6% te pacienteve ndodhi serish aritmia brenda 7 ditesh; nuk u verifikua asnje rast torsades de pointes ose iktus (eng. stroke) dhe asnje rast vdekjeje.

Komente (nga Kristi L. Koenig, MD, FACEP): Kardioversioni ne Departamentin e Emergjences (me agjente antiaritmike intravenoze ose ne rruge orale ose kardioversioni elektrik i sinkronizuar) eshte nje mundesi e arsyeshme per pacientet me fibrilacion atrial ose flutter atrial te pakomplikuar.

Publikuar ne Journal Watch Emergency Medicine 2 Korrik  2010

Citime:
Stiell IG et al. Association of the Ottawa Aggressive Protocol with rapid discharge of emergency department patients with recent-onset atrial fibrillation or flutter. CJEM 2010 May; 12:181.

Abstrakt ne Pubmed [Link]