domenica 10 luglio 2011

Urosan - Skeda Teknike

Kapsula 400 mg

Skeda Permbledhese e Barit
- KLASA FARMACEUTIKE
Antiseptik dhe antimikrobial i rrugeve urinare
- KLASA ATC: J01MB04
Acid pipemidik
- PRINCIPI AKTIV
Acid pipemidik
- FORMA FARMACEUTIKE
Kapsula
- SHOQERIA PRODHUESE
Francia Farmaceutici – Milano
- ZOTERUES I LEJES SE TREGTIMIT
AGIPS Farmaceutici Srl-Via Amendola, 4-16035 Rapallo(GE)
- ÇMIMI I ILAÇIT : 3.9 euro (Çmimi i miratuar nga Komisioni i Çmimit te Barnave 2009)




Permbledhjet e Karakteristikave te Barit
1. EMERTIMI I BARIT
UROSAN

2. PERBERJA
Çdo kapsule permban:
-  Perberes aktiv: Acid pipemidik [acid (8-etil-5-piperazil-1-)-2-dihidro 5,8-pirimido(2,3-d)-pirimidin-6- karboksilik] 400 mg.
-  Perberes shtese: Karboksimetilamid natriumi, talk, stearat magnezi, amidon.
- Perberes te kapsules: Oksid hekuri i verdhe, dioksid titani, xhelatine me 14% uje.

3. FORMA FARMACEUTIKE DHE PARAQITJA

20 kapsula nga 400 mg.

4.1 PERDORIMET

Perdoret per trajtimin e infeksioneve te rrugeve urinare (cistit, pielit, cistopielit, pielonefrit, uretrit etj.), te shkaktuar nga mikroorganizma te ndjeshem ndaj acidit pipemidik.


4.2 DOZAT DHE MENYRA E PERDORIMIT

Keshillohet nje doze prej  400 mg, dy here ne dite, me nje interval kohore prej 12 oresh, mundesisht pas  ushqimit. 
Si per te gjithe mjekimet e infeksioneve te rrugeve urinare, per te shmangur riperseritjen e infeksionit mjekimi me UROSAN duhet vazhduar per te pakten 10 dite.
Ne rast te infeksioneve kronike apo te perseritura mjekimi me UROSAN mund te vazhdohet edhe per nje kohe te gjate, pa paraqitur problem.

4.3 KUNDERINDIKIMET

Nuk duhet perdorur ne rast mbindjeshmerie individuale te njohur ndaj tij.
Nuk duhet perdorur tek femijet.

4.4 KUJDESI GJATE PERDORIMIT DHE PERKUJDESJE TE VEÇANTA
Te perdoret vetem tek te rriturit.
Te perdoret nen kontrollin e drejtperdrejte te mjekut.
Keshillohet te shmanget qendrimi ne diell dhe perdorimi i llampave me rreze ultraviolet gjate kohes se trajtimit me kete bar, per shkak te rritjes se mundeshme te ndjeshmerise ndaj drites.
UROSAN mund te perdoret gjate pamjaftueshmerise se veshkes, por ne rastet e renda (klirensi glomerular nen 10 ml/min) perqendrimet e arritura ne urine mund te jene te pamjaftueshme per arritjen e efektit.

4.5 NDERVEPRIMET ME BARNAT E TJERE
Nuk njihen nderveprime te tilla te mundshme.

4.6 SHTATEZANIA DHE GJIDHENIA
Tek shtatzenat mund te perdoret vetem nese eshte i domosdoshem dhe vetem nen kontrollin e mjekut.

4.7 EFEKTET E PADESHIRUARA
Efektet e padeshiruara ne traktin tretes, qe kryesisht shfaqen me te perziera dhe dhimbje stomaku, ne raste shume te rralla kerkojne nderprerjen e mjekimit. Ato shfaqen ne me pak se 2% te pacienteve dhe mund te parandalohen duke e perdorur barin gjate ose pas ushqimit.
Ne me pak se 0.2% te rasteve jane shfaqur reaksione alergjike te lekures, si ekzantema dhe urtikarie. Jane raportuar disa raste, shume te rralla, te fotosensibilizimit (rritjes se ndjeshmerise ndaj drites) dhe nje rast me dermatit buloz.
Shfaqjet e mundeshme ne sferen ndjesore dhe psikike jane te jashtezakonshme dhe mund te paraqiten me marrje mendsh dhe çrregullime te ekuilibrit tek te moshuarit.
Njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj ne rast se  shfaqen efekte te padeshiruara qe nuk jane permendur ne kete flete udhezuese.

4.8 MBIDOZIMI

Edhe pse nuk jane sinjalizuar raste helmimi per marrje jo te duhur te barit, keshillohet ne keto raste: larje te stomakut, terapi me lengje dhe, nese eshte e nevojshme, terapi antikonvulsione.

6. AFATI I SKADIMIT DHE RUAJTJA E BARIT

Bari nuk duhet perdorur pas kalimit te dates se skadences, te shenuar ne kuti.
BARI DUHET TE MBAHET NE VENDE TE PAARRITSHME NGA FEMIJET.

7.1 SHOQERIA PRODHUESE
Francia Farmaceutici – Milano

7.2 ZOTERUES I LEJES Se TREGTIMIT
AGIPS Farmaceutici Srl-Via Amendola, 4-16035 Rapallo(GE)

8. ÇMIMI I BARIT: 3.9 euro (Çmimi i miratuar nga Komisioni i Çmimit te Barnave 2010. Lista e konsultueshme ne faqen e Ministrise se Shendetesise)

9. NUMRI I REGJISTRIMIT: REGJ. 236/ 19.05.2005

10. DATA E RISHIKIMIT TE FUNDIT : 30.06.1993


Kjo skede teknike eshte e paraqitur ne faqen e distributorit farmaceutik Farmaplus.

Farmaciaplus
Web: www.farmaplus.net
E-Mail: info@farmaplus.net
Adresa: Rr. Fosina Plaku, Nr 14. 10009, Tirane, Albania
Tel: +355 68 4048881
Fax: +355 4 246 817