martedì 5 luglio 2011

Zbulohet Lista e Gjeneve te Kontrolluar nga Oct4

Kur flasim per qeliza staminale duhet te kemi gjithmone parasysh qe jane qeliza qe mund te cilesohen "te papjekura". Kete gje duhet ta nenkuptojme ne menyren qe gjenet dhe perdorimi i tyre jane ndryshe nga si mund te jemi mesuar ti degjojme tek qelizat e rritura. Tek nje qelize e rritur, do kemi perdorimin e nje pjese te gjenomes kurse pjesa tjeter e saj, do te mbahet ne  heshtje qe te mos shfaqet. Ajo pjese e gjenomes qe eshte aktive ndryshon nga qeliza ne qelize kur flasim per qelizat e rritura. Nje qelize muskuli nuk mund te shprehe te gjithe gjenet qe shpreh nje qelize kocke e keshtu me rradhe per qelizat e tjera.


Nese ky kontroll prishet atehere ka probleme per jeten e qelizes dhe nese ky problem kap me shume qeliza, do te kete nje perfshirje me te gjere deri ne interesimin e organeve te tere.

Te kuptosh se si funksionon ajo pike para se te kryhet kjo heshtje paraqet nje sfide, aq emocionuese aq edhe e komplikuar. E komplikuar per faktin se kur flasim per gjene nuk mund ti mendojme te ndare njeri nga tjetri. Sikur kjo gje te mos mjaftonte nuk duhet te limitohemi vetem tek gjenet kur marrim parasysh kontrollin qe mund te ekzistoje. Edhe nje grup i vogel metilesh mund te beje diferencen ne kontrollin e nje gjeni ,nje nukleotid i vetem ne nje distance shume me larg nga gjeni mund te ndikoje ne shprehjen e atij gjeni. Menyrat mund te jene nga me te ndryshmet duke filluar qe nga modifikimi i vendosjes se enzimave te transkriptimit e duke vazhduar pastaj ne perkthimin e atij segmenti.

Pra, e gjithe çeshtja eshte te kuptosh kete rrjete qe ekziston mes gjeneve, kush jane kontrolluesit, si e bejne kontrollin dhe cilet gjene kontrollojne. Ne kete drejtim eshte bere nje zbulim i ri qe ka te beje me gjenit Oct4 . Nje grup kanadez ka arritur te identifikoje 1155 gjene qe kontrollohen nga Oct4, te cilet kerkuesit e quajne "regjist" te qelizave staminale.

Kerkuesit thone qe qelizat staminale jane ato qe mbajne ADN-n e tyre ne nje forme te paketuar por eshte nje paketim qe mund te modifikohet ne çdo moment, kane aftesine te mbajne nen nje kontroll te perpikte ndarjen qelizore (mos harroni qe qelize staminale, si perkufizim, eshte nje qelize qe pas nje ndarje qelizore formon nje qelize tjeter staminale dhe nje qelize qe eshte e diferencuar deri ne nje fare grade), ndalojne sinjalet qe mund te çojne ne vdekjen e tyre, rregullojne me nje saktesi te madhe demtimet e ADN-s  dhe mbajne e forcojne keto karakteristika qe permendem me siper duke kontrolluar me imtesi molekulat qe mund te futen ne drejtim te qelizes.

Kerkuesit kane kontrolluar me imtesi StemBase  , arkivin me te madh ne bote per sa i perket te dhenave mbi kontrollin gjenik te qelizave staminale. Nje analize ne te cilen jane perdorur edhe metoda matematikore per te arritur ne rezultatet e mesiperme.

Mbi kete zbulim Michael Rudnicki, i Universitetit te Ottawa,dhe drejtues i grupit te kerkimit, eshte shprehur qe "mund ta quajme nje "TEORI E GJITHCKAJE" per qelizat staminale.

Rendesia e ketij zbulimi eshte ne faktin qe sa me shume te kuptohet menyra e funksionimit te gjeneve ne keto qeliza, aq me e sakte do te jete nje terapi e mundshme e tipit te rigjenerimit te indeve ne te ardhmen. Zbulimi i mesiper eshte publikuar ne revisten online PLos ONE.