giovedì 25 agosto 2011

Azma Bronkiale - Shkaktaret e Saj

Kushtet atmosferike te diteve te dimrit ndihmojne ne zhvillimin e azmes bronkiale (rrugeve te frymemarrjes). Nderkohe, nga te dhenat rezulton, se shumices se pacienteve shkaqet kryesore te saj iu percaktohen nga provat e alergjise. Prof. Dok. Luljeta Kote shefe e Sherbimit te Alergo-Pneumologjise ne Pediatrine e QSUT-se shpjegon disa nga shkaqet e kesaj semundje.


Çfare eshte azma bronkiale dhe nga se shkaktohet?
Azma bronkiale eshte nje semundje alergjike e bronkeve, rrugeve te frymemarrjes. Te gjitha azmat bronkiale jane te njejta, per sa i perket mekanizmave qe jane pergjegjes per ndryshimet qe ndodhin ne epitelin bronkial (mukozen qe mbeshtjell bronket).

Si rezultat, te gjitha azmat bronkiale jane semundje alergjike te rrugeve te frymemarrjes. Ne pjesen me te madhe, ne gati 80 per qind te rasteve, shkaqet pergjegjese per shfaqjen e semundjes ndodhen ne ajer dhe percaktohen me ane te provave te alergjise.

Ne nje pjese te vogel, gati ne 20 per qind, semundja nuk ka shkaktare pergjegjes te dukshem. Por, mund te ndodhe qe faktore shkaktare, te ndodhur ne mjedisin e jashtem, ta shperthejne per here te pare dhe ta ngacmojne vazhdimisht semundjen gjate ecurise se saj ne menyre te vazhdueshme.

Sa e shpeshte eshte azma ne kete periudhe dhe sa ndikojne kushtet atmosferike?
Ajo qe do te theksoja si me te spikaturen dhe me tendenciozen per prekjen e pacienteve eshte astma, sesa rrufa. Kjo per vete faktin qe kushtet atmosferike ndihmojne ne "zhvillimin" e saj. Me te rrezikshem per t'u prekur nga kjo jane alergjiket, te cilet nuk mjekohen, qe nuk i kane dhene rendesi problemit te tyre.

Ky lloj kontingjenti merr mjekim vetem ne farmaci ose nuk kurohet dhe e kalon problemin dhe shqetesimin pa marre nje mjekim. Ky grup e kalon me me veshtiresi problemin dhe kerkon nje ndihme me te shpejte mjekesore se sa te tjeret. Kurse, personat, te cilet jane te stabilizuar nga mjekimet, e kalojne me mire kete situate.

Cilet jane keta shkaktare alergjike apo edhe persona alergjike, te cilet japin semundjen?
Mikroorganizmat, do te veçoja shkaktaret alergjike, qe sjellin semundjen, pra jane pluhurat e shtepise dhe polenet (aromat) e ndryshme. Por, ajo mund te shkaktohet dhe nga substanca te ndryshme, te prejardhura nga kafshet shtepiake, myku i ambienteve te brendshme. Por, ka edhe faktore, te cilet ne i quajme te jashtem, te cilet mund te shkaktojne azmen.

Ne faktoret e jashtem futen dhe cilesia e ajrit si: lageshtira, presioni atmosferik, tymrat dhe ndotesit e ndryshem, faktore keta qe zene nje peshe te rendesishme ne rendimin e gjendjes shendetesore te astmatikeve. Po keshtu, edhe alergjenet e tjere qe gjenden tek ilaçet dhe ushqimet, viruset e ndryshme qe kapin rruget e frymemarrjes.

Cilet persona jane me te predispozuar te kene keto probleme?
Ashtu si edhe tek alergjite, edhe tek azmat do te thosha se asnje person nuk mund te perjashtohet dhe te jete i mbrojtur nga azma bronkiale. Por mund te thuhet se, ndryshimi i stilit te jeteses eshte edhe shkaktari kryesor sot per shfaqjen e semundjes. Pra, ketu do te fusnim rritjen e standardit te jeteses, ndryshimit te stilit te jetes dhe regjimit ushqimor, rritjes se nivelit te ndotjes se ajrit etj.

Gazeta Shekulli Online Janar 2011

"Te japesh mesim ka qene puna me e rende qe kam bere dhe vazhdon te jete e tille"
(Ann Richards)