giovedì 18 agosto 2011

Cfare Eshte Nevralgjia e Trigeminit?

Nervi trigeminal eshte nervi i peste dhe inervon zonen e fytyres.
Ndahet ne 3 degezime, nje degezim qe inervon muskujt e nofulles (kjo konsiderohet edhe pjesa motore e muskulit te trigjeminit), njeri qe inervon zonen maksilare (ku shperndahet ne zonen e faqes,faqeve te hundes,buza e siperme) dhe degezimi oftalmik i cili inervon zonen e syrit (zona ballore,lakrimale dhe e hundes). Duhet thene qe ne kete nerv udhetojne fibrat qe marrin pjese ne refleksin e bebes se syrit ndaj drites. Nje veprim i tyre shkakton ate qe quhet midriaze, nje rritje e bebes se syrit ndersa e kunderta kryhet nga nervi i trete (nervi okulomotor) neper te cilin udhetojne fibrat qe tkurrin beben e syrit.

Nervi Trigeminal
 
Pas ketij pershkrimi te shkurter i kthehemi pyetjes qe kryhet me siper:
Nevralgjia e trigeminit eshte nje dhimbje e forte (e krahasojne me te prekuren e rrymes elektrike), qe zgjat pak sekonda ose minuta dhe largohet pa lene shenja. Godet kryesisht degezimin e nofulles dhe ate maksilar kurse ai oftalmik goditet shume me rralle. Kjo dhimbje karakterizohet nga fakti qe nuk kemi humbje te ndjeshmerise siç mund te provohet me prova te ndryshme si prekja e zones se faqes ose nofulles me nje material te ngrohte ose te ftohte ose prekja me majen e gjilperes.

Mund te mos kete ndonje shkak te veçante per te filluar ose mund te vije si pasoje e stimulimit te jashtem te zonave te ashtequajtura "shkendija" (eng. trigger) qe jane gati te fillojne nje krize. Format dytesore mund te vijne si pasoje e shtypjes se nervit ose ganglit trigeminal dhe ne keto raste mund te kete nje humbje te ndjeshmerise te zonave te interesuara. Duhet thene qe nga kriza ne krize ka nje hapesire kohore ku personi nuk ka asnje shqetesim.

Kriza shoqerohet me mbyllje te muskulatures se syrit, tkurrje te muskujve te fytyres, skuqje e fytyres, lote, dalje peshtyme, djersitje, sekrecione te hundes (keto shenja mund te permblidhen nen emertimin "shenja vegjetative").

Nevralgjia e trigeminit i pergjigjet mire terapise me karbamazepine. Ilaçe te tjere mund te jene fenitoina, gabapentina etj. Nese terapia me ilaçe nuk eshte ne gjendje te kontrolloje situaten atehere mund te nderhyhet ne menyre mikroinvazive duke ndare nervin e trigeminit nga enet e gjakut qe jane afer!

Nessun commento:

Posta un commento