mercoledì 10 agosto 2011

Cfare funksioni ka Apendiksi?

Loren G. Martin, profesor i fiziologjise ne Universitetin Oklahoma State, pergjigjet:
" Per vite me rradhe, apendiksi (pjese shtojce e zorres se trashe) mendohej te kishte shume pak funksione fiziologjike. Tani dihet, gjithsesi, qe apendiksi sherben per nje rol te rendesishem tek fetusi dhe tek te rinjte. Qelizat fiziologjike shfaqen tek apendiksi i nje fetusi rreth javes se 11 te zhvillimit. Eshte gjetur qe keto qeliza endokrine te apendiksit te fetusit prodhojne disa amina biogjenike dhe hormone peptide, perberje qe marrin pjese ne mekanizma te ndryshme kontrolli biologjik (homeostatik). Me pare nuk kishte shume te dhena mbi kete funksion ne studimet e kryera tek kafshet sepse apendiksi nuk ekziston tek gjitaret shtepiake.

Apendiksi - Pjese Shtojce e Zorres se Trashe

"Mes njerezve te rritur, apendiksi mendohet te marre pjese kryesisht ne funksionet imunitare. Indi linfatik fillon te mblidhet tek apendiksi pak pas lindjes dhe arrin nje maksimum rreth dekades se dyte te trete te jetes, duke u ulur shpejt me pas derisa gati zhduket rreth moshes 60 vjeçare.  Gjate viteve te para te zhvillimit, gjithsesi, eshte gjetur qe apendiksi funksionon si organ linfatik, duke ndihmuar ne rritjen e linfociteve B (nje lloj i qelizave te bardha) dhe ne prodhimin e nje klase antitrupash te njohur si antitrupa te imunoglobulines A.  


Kerkuesit kane treguar qe apendiksi merr pjese ne prodhimin e molekulave qe ndihmojne ne drejtimin e levizjeve te linfociteve ne zona te ndryshme te trupit.

"Ne kete kontekst, funksioni i apendiksit duket te jete prezantimi i nje numri te madh antigjenesh ose substancash te huaja, te pranishme ne rruget gastrointestinale, qelizave te bardha te gjakut. Prandaj, apendiksi mund te ndihmojne te ndaloje pergjigjet humorale (te lindura nga gjaku dhe limfa) antitrupale me aftesi shkaterruese, nderkohe qe stimulon imunitetin lokal.  

Apendiksi, ashtu si disa struktura te vogla te ngjashme  te quajtura zonat e Peyerit te ndodhura ne zona te tjera te rruges gastrointestinale, merr antigjene nga perberja e zorreve dhe vepron ndaj ketyre perberjeve. Sistemi imunitar lokal luan nje rol jetesor ne pergjigjen imune fiziologjike dhe ne kontrollin e antigjeneve te ushqimit, ilaçeve, mikrobeve dhe viruseve.  

"Ne te shkuaren, apendiksi shpesh here hiqej gjate nderhyrjeve te tjera te kirurgjise abdominale per te parandaluar mundesi te nje apandesiti me pas; apendiksi tani ruhet nese nevojitet me vone ne kirurgjine rindertuese nese hiqet fshikeza e urines. Ne kete kirurgji, nje pjese e zorres formon nje fshikez zevendesuese dhe apendiksi perdoret per te rikrijuar nje "muskul sfinkterial" qe pacienti te kete aftesine te mbaje urinen. Po ashtu, apendiksi perdoret ne rastet te nje ureteri te semure, per te lejuar urinen te kaloje nga veshkat tek fshikeza. Si rezultat, apendiksi, qe nje here mendohej si nje ind jofunksionues, tani shihet si nje pjese e rendesishme dhe mund te perdoret edhe ne teknikat kirurgjikale rindertuese. Nuk hiqet nese eshte i shendetshem.

Scientific American
Tetor 1999