domenica 21 agosto 2011

Cfare jane Telomeret?

Telomeret jane disa pjese te vogla ADN-je qe ndodhen ne fundet e çdo kromozomi. Pjesa fundore e ADN-s eshte mjaft e paqendrueshme: shkaterrohet kimikisht dhe mund te pesoje rikombinime me shpesh se pjesa tjeter e molekules. Funksioni i telomereve eshte qe te ndale heliken qe te mos shperbehet. Praktikisht veprojne si mbrojteset plastike qe gjenden ne fund te lidheseve te kepuceve.

Telomeret nuk permbajne informacione gjenetike (bazuar ne te dhenat aktuale) per shprehjen e ndonje karakteristike te veçante. Kane gjithsesi nje rol te rendesishem (akoma te pakuptuar mire) ne jetegjatesine e seciles qelize. Per shembull, ato shkurtohen ne menyre te vazhdueshme gjate çdo ndarjeje mitotike qelizore. Jane te perbere nga nje grup karakteristik nukleotidesh, elemente baze te gjenomes (domethene timina, adenina, guanina dhe citozina). Ne pjesen me te madhe te gjitareve sekuenca telomerike eshte gjithmone e njejte, dhe eshte TTAGGG. Disa kerkues thone qe do te mjaftonte te riformohen telomeret e qelizes per te zgjatur jeten.

Ulisse Online 2004