giovedì 18 agosto 2011

Diabeti - Shkaktaret dhe Pasojat

Doktor Isuf Kalo shpjegon se diabeti ze vendin e pare per verbimet, per azotemine, per abotimet (prerjet e kembeve), per infarkte miokardi.

Duke e cilesuar si nje semundje teper te rrezikshme edhe Drejtori i Qendres se Akreditimit te Sherbimeve Shendetesore, Isuf Kalo ka treguar pasojat e kesaj semundje. "Nje person me diabet, sipas mjekeve, rrezikon shume gjera, pasi kjo semundje ze vendin e pare per verbimet, per azotemine, per abotimet (prerjet e kembeve), per infarkte miokardi, per demtime ne tru, etj", shpjegon ai duke shtuar se diabeti godet kudo çdo organizem, çdo organ, çdo sistem dhe çon ne invalidizem, kjo do te thote qe njerezit edhe vdesin para kohe, por me shume invalidizohen. Sipas specialisteve, rrezikojne per diabet te gjithe personat qe paraqesin obezitet dhe mbipeshe, mungese te aktivitetit fizik, ushqyerje jo te shendetshme, trashegimi per diabet ne familje, sasi te larte kolesteroli ne gjak, moshe te madhe, grate me diabet gjate barres apo qe kane lindur femije me peshe te madhe.

« Diabeti eshte nje semundje endokrino-metabolike, qe ka te beje me menyren se si organizmi yne e perpunon sheqerin (karbohidratet apo glukozen) qe ne marrim me ushqimet e ndryshme. Kjo semundje shkakton pamundesine e insulines, nje hormon i prodhuar nga pankreasi, per te mbajtur nivelin e sheqerit ne gjak ne vlerat normale",- pohojne specialistet duke shtuar se ne kete rast insulina ose prodhohet pak (pamjaftueshmeri e pankreasit) ose nuk vepron si duhet per te futur sheqerin brenda ne qelizat e indeve te organizmit (pamjaftueshmeri e insulines).

Per rrjedhoje sheqeri eshte me teprice ne gjak dhe jep shenja te ndryshme si etja, shtimi i oreksit, shtimi ne peshe, nevoja per urinim te shpeshte, lodhja e shpejte, ulja e vemendjes dhe perqendrimit dhe ne pergjithesi nje dobesi e pergjithshme. Keto simptoma nuk eshte e thene te jene te gjitha te pranishme tek nje pacient me diabet. Ato mund te jene te veçuara dhe ne shkalle te ndryshme te intensitetit te tyre. eshte pikerisht ky intensitet qe ben ne shumicen e rasteve, qe diagnoza te percaktohet me vonese ose ai te zbulohet rastesisht pas nje kalimi te nje krize ne zemer apo infarktit te saj. Po keshtu shkalla e shprehjes se shenjave te semundjes, varet shume nga menyra e korrigjimit te semundjes, pra terapia me ilaçe, menyra e te ushqyerit (dieta) dhe menyra e jeteses.

Hoxha: Tashme diabeti problem edhe per femijet
Diabeti nuk po kursen as femijet. Numri i te prekurve nga kjo semundje po vjen gjithnje ne rritje edhe ne mosha shume te reja. Shefi i sherbimit te Diabetologjise ne Pediatrine e Qendres Spitalore Universitare "Nene Tereza", Petrit Hoxha shpjegon se femijet nuk po i shpetojne kesaj semundje. Megjithate ai pohon se ndryshe nga te rriturit tek femijet semundja vihet re qe ne fazat fillestare. Nderkohe ai keshillon te gjithe prinderit qe kane femije te cilet vuajne nga diabeti te tregohen shume korrekt me mjekimin e tyre ndryshe pasojat jane te renda.

"Dua te theksoj se prinderit duhet te kene kujdes sidomos ndaj femijeve obeze sepse ata jane te predispozuar per t'u bere diabetik. Tashme eshte e vertetuar se shume obeze kthen diabetike ndaj dhe menyra e ushqyerjes ka nje rendesi shume te madhe",- pohon Hoxha. Nderkohe ai shpjegon se personat mbi moshen 40 vjeç, tek te cilet rreziku per te pasur diabet eshte me i larte, te kryejne nje here ne tre vjet ose nje here ne vit analizat e diabetit. Sipas tij, diabeti, te pakten tek gjysma e te prekurve mund te parandalohet, nese kurohet qe ne fazat me te hershme te saj.

Cilat jane shenjat e diabetit?
Duhet te keni parasysh qe diabeti i sheqerit futet nder ato semundje "tinzare", te cilat kane kohe qe vendosen, por nuk paraqesin shenja. Keto shenja ato i paraqesin vetem kur kane dhene nderlikime.
Gjithsesi ekzistojne ato qe quhen shenja "parapritese" te diabetit.
Keto shenja jane:
- Etje e pazakonte dhe tharje te gojes.
- "afeksion per banjen" deshire e papermbajtshme per te shkuar ne banje (urinim i shpeshte).
- Renie ne peshe per nje kohe te shkurter.
- Lodhje e pakufishme, gjithmone pa energji.
- Infeksione te herepashershme dhe qe mezi sherohen.

Shkaqet e diabetit ne varesi te llojeve te tij
Per diabetin e tipit te pare shkaktare kryesore mbeten semundjet virale te cilat nxisin nje pergjigje imune nga ana e organizmit. Si rezultat i kesaj pergjigje, demtohen qelizat beta te pankreasit (organit qe prodhon insuline), te cilat dalin jashte funksionit. Kjo çon ne mosprodhim te insulines dhe rritje te sheqerit ne gjak.
Per diabetin e tipit te dyte ekzistojne dy kategori shkaqesh. Ne kategorine e pare futen te gjithe ato shkaqe per te cilat nuk mund te nderhyhet. Ketu futen:
1- Histori familjare per diabet (kur ke ndonje te aferm, prinderit, motra e vellezer me diabet).
2- Mosha (zakonisht kjo semundje shfaqet ne moshen mbi 45 vjeç). Megjithate nga studimet e fundit eshte arritur ne perfundimin qe edhe mosha me te vogla (nen 20 vjeç) mund te shfaqin tipin e 2-te te diabetit.
3- Prejardhja (berja pjese ne grupet etnike qe jane me rrezik te larte per te shfaqur semundje).
Ne kategorine e dyte, futen ato shkaqe ne te cilat ju mund te nderhyni dhe madje beni te mundur t'i ktheni prapesht. Ketu bejne pjese:
a- Pesha
b- Dieta
c- Alkooli
d- Duhanpirja
e- Stresi
f- Kequshqyerja

Burimi i informacionit: Gazeta "Shekulli" Online Nentor 2010