giovedì 25 agosto 2011

Embrioni pas 6 Javesh

Embrioni pas 6 Javesh


U bene 6 jave qe nga fekondimi dhe embrioni tani qendron i rrethuar nga lengu amniotik qe e mbron. Eshte i lidhur me placenten me ane te nje kordoni qe merr emrin kordoni umbelikal  dhe me ane te tij merr oksigjenin dhe te gjithe ushqimet qe i nevojiten per te zhvilluar, si dhe largon anhidritin e karbonit dhe mbetjet e metabolizmit te vet.
Placenta lejon kalimin e molekulave te vogla por nuk lejon qe te kalojne ato me te medha siç jane ato te gjakut, dhe kjo gje eshte themelore per mbrojtjen e embrionit. Kjo gje mund te kuptohet me mire nese mendojme rastin e nje femije qe ka grupin e gjakut ndryshe nga nena e vet . Nese nuk do te ishte kjo mbrojtje do kishim nje aktivizim te sistemit imunitar te nenes qe do ta konsideronte si dicka "te huaj" per organizmin e vet. Ne kete moment embrioni eshte nga 13 deri ne 22 milimetra i gjate. Eshte koha qe fillojne te formohen edhe gishtat e duarve dhe te kembeve. Ato formohet me ane te nje procesi te autoprogramuar vdekjeje qelizore qe merr emrin apoptoze qe ne fund do beje qe gishtat te ndahen njeri nga tjetri.

Per me teper:
- Zigota dhe Sistemi Imunitar i Nenes.MjekesiaSot