domenica 14 agosto 2011

Endokarditi

Endokarditi eshte nje infeksion ose inflamacion (pergjigje ndaj nje demtimi te qelizave) i valvulave te zemres ose endokardit, shtreses se brendshme te dhomave te zemres. Endokarditi eshte nje gjendje klinike qe mund te çoje ne insuficience kardiake, stroke (demtim cerebral), insuficience renale dhe vdekje. Fatmiresisht, mund te trajtohet me sukses ne pjesen me te madhe te njerezve. 


Endokarditi i Valvules Aortike




LLOJET E ENDOKARDITIT


Endokarditi ndodh kur bakteriet futen ne gjak dhe pastaj vendosen ne valvulat kardiake. Individet me probleme valvulare te meparshme dhe ata qe kane kryer operacione te valvulave jane ata me rrezik me te madh. Disa persona zhvillojne endokarditin nga bakterie te gojes qe futen ne gjak gjate procedurave dentare. Injeksione nga perdorues te drogeve mund te leshojne bakterie ne gjak. Per individet me rrezik te rritur, marrja e antibiotikeve perpara procedurave mjekesore dhe dentare mund te ule mundesite qe te zhvillojne endokardit.
- Endokarditi bakterial shkaktohet nga bakterie qe futen ne gjak.
- Endokarditi fungin zakonisht ndodh ne individe qe kane rezistence te ulet ndaj infeksioneve, siç mund te jene ata qe marrin ilaçe per bllokimin e sistemit imunitar.
- Endokarditi joinfektiv eshte inflamacioni ne zemer qe mund te shkaktohet ne fazat e perparuara te kancereve ose nga disa çrregullime te sistemit imunitar.

SIMPTOMAT E ENDOKARDITIT
- Temperature
- Djersitje naten
- Keputje trupi
- Humbje peshe
- Mungese e frymemarjes dhe kolle e vazhdueshme
- Dhimbje tek nyjet
- Gjakderdhje poshte thonjve te gishtave, duke shkaktuar vija te kuqe
- Petekie , qe jane shenja te vogla te ngjyre vjollce nen lekure

TRAJTIMI
Endokarditi bakterial trajtohet me antibiotike, zakonisht ne rruge intravenoze (te dhene me ane te venave) dhe zakonisht per nje periudhe te gjate kohe (deri ne 6 jave). Ne raste te renda kur valvula kardiake demtohet, mund te jete e nevojshme nderhyrje kirurgjikale.

JAMA 2002; 288 (1): 128

[Informacionet e paraqitura jane te pershtatshme per shumicen e rasteve por nuk mund te zevendesojne kurre nje diagnoze mjekesore dhe kurrsesi nuk duhet te jene shkas per te ndermarre nje iniciative vetjake per te filluar nje terapi ose nderhyrje . Per nje informacion me te plote mbi gjendjen tuaj shendetsore , ju keshillojme ti drejtoheni mjekut tuaj. Kete faqe mund tua jepni  pacienteve tuaj per qellime informative mbi endokarditin]