martedì 23 agosto 2011

Guret ne Veshka nga Hiperkalciuria

Guret ne veshka jane nje problem qe prek nje pjese te mire te popullsise. Te dhenat mbi popullaten amerikane tregojne nje rritje te rasteve ne 30 vitet e fundit. Deri ne moshen 70 vjeçare, 11% e meshkujve dhe 5.6% e femrave do te kene gure ne veshka qe do japin simptoma. Rreth 80% e gureve jane te perbere nga oksalati i kalciumit me sasi te ndryshme te fosfatit te kalciumit.




Hiperkalciuria, anomalia metabolike me e zakonshme ne pacientet me gure kalciumi qe perseriten, me shpesh eshte familiare dhe idiopatike (pa nje shkak te sakte) dhe ndikohet shume nga dieta.


Guret qe jane formuar ne veshka nuk kane nevoje per heqje ose copezim derisa nuk japin bllokim, infeksion, gjakderdhje ose dhimbje te vazhdueshme. Guret ne ureter te dimensioneve me pak se 10 mm mund te ndiqen me terapi konservative nese nuk ka temperature, infeksion, insuficience renale dhe nese dhimbja kontrollohet me terapi. Analgjezet e klases se opioideve dhe ato antinflamator jo steroide (eng. non-steroidal anti-inflammatory drugs)  jane dobiprures ne kontrollin e nje kolike renale. Terapia me ilaçe qe bllokojne receptoret alfa 1 adrenergjik ose bllokues te kanaleve te kalciumit mund te lehtesojne kalimin e gureve ureterale. Zakonisht guret me dimensione me teper se 10 mm nuk do te kalojne ndersa ata me me pak se 5 mm do te kalojne.


Per te ulur rrezikun e riformimit te gureve, duhet te keshillohen pacientet te rrisin sasine e lengjeve qe konsumojne te pakten deri ne 2 litra ne dite, te ulin sasine e natriumit (kryesisht kripes) qe marrin ne me pak se 2300 mg dhe ate te proteinave ne 0.8 deri ne 1 gr/kilogram peshe trupi ne dite, duke qene se keto nderhyrje kane treguar perseritjen e gureve ne veshka ne studimet e randomizuara. Sasia e kalciumit qe merret nuk duhet te ulet me teper se sa doza e rekomanduar per moshen dhe per gjinine.

NEJM Shtator 2010

Per me teper mbi temen, keshillohet konsultimi i artikullit te meposhtem:
- Elaine M. Worcester , Fredric L. Coe. Calcium Kidney Stones - Clinical Practice.  N Engl J Med 2010; 363:954-963

Nessun commento:

Posta un commento