mercoledì 31 agosto 2011

Hemorroidet

Hemorroidet jane nje semundje qe kane te bejne me enet e gjakut ne zonen anale. Vijne si pasoje e zmadhimit te venave dhe me pas brenda tyre mund te mpikset gjakut.

Mendohet se formohen si pasoje e presionit te madh te barkut i cili mund te bllokoje nje levizje normale te gjakut neper vena. Mund te themi qe çfaredo shkaku qe mundohet te bllokoje levizjen normale te gjakut neper venat e asaj zone shkarkon hemorroidet. Ketu mund te futen infeksione, kancere, shirroza e melcise etj.

Shenjat qe paraqet jane kryesisht dalje gjaku dhe dhimbje. Kjo e fundit paraqitet me teper kur kalon ne nje faze me te avancuar semundja, por nuk eshte gjithmone e vertete kjo gje. Gjithashtu, nuk do te thote edhe qe hemorroidet formohen shpejt.

Diagnoza behet kryesisht bazuar mbi te dhenat qe mblidhen nga pacienti dhe mbi analizen objektive me ndihmen e asaj qe quhet  eksplorimi rektal. Po ashtu nje endoskopi e kesaj zone mund te jape informacione te tjera rreth situates.

Terapia ne pergjithsi varet nga faza e semundjes ne momentin qe diagnostikohet kjo semundje. Ka terapi farmakologjike qe veprojne kryesisht ne uljen e simptomave . Nga ana tjeter kemi terapia kirurgjikale.