giovedì 25 agosto 2011

Kolecistiti Akut

Kolecistiti eshte nje inflamacion i temthit, nje organ i vogel ne forme dardhe qe ndodhet ne pjesen e siperme te djathte te barkut. Temthi mban materialin biliar qe prodhohet nga melçia. 



Materiali biliar leshohet ne zorren e holle ku ndihmon ne tretjen e ushqimeve dhe ne veçante te dhjamrave. Nese hiqet temthi, ky funksion kryhet drejteperdrejte nga melçia.

Ne shume raste kolecistiti akut, guret (mase kompakte e formuar nga substanca qe gjenden ne temth) bllokojne rruget biliare (tuba qe i lejojne materialit biliar te kaloje nga temthi ne zorre). Materiali biliar mblidhet dhe ushtron presion mbi muret e temthit duke shkaktuar inflamacion. Shkaqe te tjere te kolecistitit akut jane infeksionet, trauma, diabeti dhe bllokimi i rrugeve biliare nga nje tumor.

SIMPTOMAT
Simptomat e kolecistitit akut perfshijne:
- Dhimbje te forte, te papritur ne pjesen e siperme te barkut ne te djathte
- Dhimbje qe perseriten dhe qe zgjasin per disa ore pas vakteve te ushqimit
- Dhimbje qe keqesohet me frymemarrjet e thella dhe qe shperndahet ne pjesen e poshtme te shpatulles se djathte
- Veshtiresi ne frymemarrje si pasoje e dhimbjes kur merr fryme
- Nauzea
- Te vjella
- Lodhje te muskujve te barkut, sidomos te anes se djathte
- Temperature e lehte
- Te ftohura
- Ngjyre e verdhe e lekures dhe syve
- Enjtje te barkut

DIAGNOZA
Duke qene se simptomat e kolecistitit akut mund te ngjajne ne simptomat e semundjeve te tjera, ai mund te jete ndonjehere i veshtire per tu diagnostikuar. Nese nje doktor dyshon per kolecistit akut pas nje analize objektive, ai ose ajo mund te kryejne nje seri analizash nga keto qe vijojne:
- Ekografi te barkut : perdor ultratinguj per te formuar nje imazh te organeve te brendshme
- Shintigrafia hepatobiliare : teknike imazherie qe perdoret per te pare melçine, rruget biliare, temthin dhe pjesen e siperme te zorres se holle.
- Kolangjiografi : Injeksioni i nje kontrasti ne rruget biliare ne menyre qe te shihet temthi dhe rruget biliare ne radiografi
- Tomografia e kompjuterizuar (TK) : Procedure imazherie qe perdor nje kombinim te rrezeve X dhe teknologjise kompjuterike per te prodhuar imazhe te organeve te brendshme.

TRAJTIMI

Per trajtimi i kolecistitit akut zakonisht kerkohet shtrim ne spital. Pacienti nuk duhet te haje ose te pije dhe lengjet duhet ti jepen ne rruge intravenoze. Nese dyshohet per nje infeksion, mund te jepen antibiotike. Pjeses me te madhe te pacienteve qe pesojne kolecistit akut u hiqet temthi ne menyre kirurgjikale ose menjehere pas diagnozes ose pasi pacienti te permiresohet. Kjo procedure, e quajtur kolecistektomi , mund te kryhet ne rruge laparoskopike (vendosje e nje tubi me ane te prerjeve te vogla) ose me ane te kirurgjise tradicionale.

JAMA 2003;289(1):124.

[Informacionet e paraqitura jane te pershtatshme per shumicen e rasteve por nuk mund te zevendesojne kurre nje diagnoze mjekesore dhe kurrsesi nuk duhet te jene shkas per te ndermarre nje iniciative vetjake per te filluar nje terapi ose nderhyrje . Per nje informacion me te plote mbi gjendjen tuaj shendetsore , ju keshillojme ti drejtoheni mjekut tuaj. Kete faqe mund tua jepni  pacienteve tuaj per qellime informative mbi kolecistitin akut]