mercoledì 31 agosto 2011

Migrena dhe Terapia me Triptane

Migrena eshte me e zakonshme dhe me e rende tek femrat se sa tek  meshkujt. Simptomat zakonisht fillojne ne moshe te re. Semundja mberrin maksimumin e aktivitetit te vet rreth moshes se mesme. Edhe pse migrena nuk vendos jeten ne rrezik, ajo rrit rrezikun per nderlikime te tjera vaskulare siç jane iktusi iskemik dhe pre-eklampsia.

Migrena



Triptanet jane agoniste te serotonines (5- hidroksitriptamina , 5-HT) qe paraqesin afinitet per receptoret 5-HT1B dhe 5-HT1D. Ne fillim mendohej qe triptanet lehtesonin migrenen duke shkaktuar vazotkurrje ne tru, me shume mundesi ne saje te veprimit ne receptoret 5-HT1B qe ndodhen ne qelizat e muskulit te bute tek enet e gjakut. Tani mendohet qe triptanet gjithashtu bllokojne leshimin e peptideve vazoaktive nga neuronet trigeminale perivaskulare ne saje te veprimit te tyre mbi receptoret 5-HT1D ne fundet e nervave. Gjithashtu, triptanet lidhen me receptoret presinaptik 5-HT1D ne zonen e bririt dorsal, dhe kjo lidhje mendohet te bllokoje leshimin e neurotrasmetuesve qe aktivizojne neurone te shkalles se dyte qe mberrijne ne talamus. Triptanet gjithashtu lehtesojne sistemet e bllokimit te dhimbjes.

Triptanet jane terapi e linjes se pare per episode individuale migrene ne pacientet qe kane episode qe nuk kontrollohen me analgjezike te thjeshte ose kombinim analgjezikesh. Nje avantazh qe kane triptanet mbi alternativat e tjera eshte mekanizmi i tyre specifik i veprimit dhe profili i tyre me me pak efekte anesore. Triptanet jane me dobiprures kur jepen shpejt ne dozat e duhura, dhe kur perdoren heret, kur dhimbja e kokes eshte akoma e lehte. Zgjedhja se cilin preparat me perdorur, varet nga preferenca e pacientit, karakteristikat e dhimbjes se kokes, konvenienca dhe çmimi;  ekziston edhe formulimi xhenerik i sumatriptanit. Shumica e pacienteve zgjedhin trajtimin oral te migrenes. Triptanet e dhene rruge orale jane me mire kur nauzea dhe te vjellurat jane te lehta ose nuk jane ne momentin e trajtimit.

Monoterapia me triptane nuk sjell lehtesime ne dhimbjen e kokes ne rreth 1/3 e pacienteve. Nese doza fillestare nuk eshte e mjaftueshme, duhet te rritet brenda kufinjve te lejuar. Nese nje doze e triptaneve nuk eshte e mjaftueshme per dy episode dhimbje koke ose jep nje nivel efektesh anesore te papranueshem, duhet te merret ne konsiderate kalimi ne nje triptan tjeter ose nje formulim te ndryshem. Me saktesisht, pacientet me dhimbje koke qe nuk i pergjigjen nje triptani ne rruge orale duhet te inkurajohen te marrin sumatriptan ne rruge subkutane. Nese monoterapia me triptane vazhdon te mos jete e duhur, triptanet duhet te provohen ne kombinim me ilaçe te tjere, sidomos me antiemetiket ose agjentet antiinflamatore josteroide (eng. nonsteroidal antiinflammatory agents (NSAIDs))


NEJM Korrik 2010

Per me teper mbi temen:
- E. Loder. Triptan Therapy in Migraine. NEJM 2010 ; 363 : 63-70