domenica 21 agosto 2011

Mononukleoza Infektive

Shenjat kryesore te mononukleozes infektive jane faringiti (zakonisht fillim subakut) , temperatura dhe linfoadenopatia. Keto tre shenja jane kryesoret tek kjo semundje. Simptomat me te zakonshme jane dhimbja e fytit, gjendje te semure dhe keputje. Petekie te pjeses se siperme te gojes, edema periorbitale dhe nje rash kutan jane me pak te zakonshme.


Ne prani te simptomave te mononukleozes, testimi per antitrupat heterofile ka nje ndjeshmeri rreth 85% dhe nje specificitet rreth 94% per diagnozen e mononukleozes infektive. Gjithsesi, antitrupat mund te jene negative ne 25% te pacienteve gjate javes se pare te infeksionit dhe ne 5-10% gjate javes se dyte dhe me pas. Gjetja e te pakten 10% linfocite atipike ne analizen e gjakut ne nje pacient me mononukleoze ka nje ndjeshmeri 75% dhe specificitet 92% per diagnozen e mononukleozes infektive. Eshte e arsyeshme te kontrollohen pacientet per te cilet dyshohet per mononukleoze infektive per infeksione nga streptokoku i grupit A.

Si trasmetohet mononukleoza infektive?

Trasmetimi i EBV (Epstein Barr Virus) behet kryesisht me ane te ekspozimit ndaj peshtymes se infektuar, shpesh si pasoje e nje puthje ose me rralle, me ane te nje trasmetimi ne rruge seksuale. Koha nga momenti i ekspozimit ne fillimin e simptomave, eshte rreth 30 deri ne 50 dite.

NEJM Maj 2010