domenica 14 agosto 2011

Ndryshimet Fiziologjike qe Shkakton Shtatzania

Pasi qe kemi folur mbi shenjat dhe diagnostikimin e shtatzanise  [1], tani perqendrohemi tek ndryshimet fiziologjike qe sjell ne trup. Ne shkrimin e meposhtem do te merren ne analize ndryshimet ne organet kryesore.
Shtatzania shkakton nje seri ndryshimesh fiziologjike ne te gjithe organet dhe sistemet e nenes. Shumica e tyre zhduken pas lindjes.

APARATI KARDIOVASKULAR
Hedhja kardiake rritet nga 30 deri ne 50% duke filluar qe nga java e 6 e shtatzanise dhe arrin maksimumin ndermjet javes se 16 dhe 28 (mesatarja ne javen e 24). Hedhja kardiake ngelet e larte deri ne javen e 30, dhe mund te ulet disi duke qene se mitra, e rritur si vellim , ushtron presion mbi vena kaven. Gjate lindjes hedhja kardiake rritet me nje 30% tjeter. Pas lindjes, mitra tkurret dhe hedhja kardiake ulet ne menyre drastike deri ne nje vlere qe eshte rreth 15-25% mbi normalen, per tu ulur akoma gjate periudhes 3-4 javore pas lindjes deri ne javen e 6 pas lindjes, kur arrin nivelet qe ishin para shtatzanise.

Rritja e hedhjes kardiake vjen si pasoje e ndryshimeve qe verifikohen ne qarkullimin miter-placente. Nderkohe qe placenta dhe fetusi zhvillohen, mitra ka nevoje per sasi me te medha gjaku. Ne fund te shtatzanise fluksi i gjakut qe arrin ne miter arrin vlerat e 1 l/min, ose 20% te hedhjes kardiake normale. Duke qene se ka nje rritje te vellimit te qarkullimit miter-placente, ka nevoje per nje sasi me te medha gjaku. Gjithashtu, qarkullimi ne hapesiren intervilloze vepron si nje shunt arterovenoz, duke rritur edhe me teper nevojat per nje sasi gjaku te madh dhe nje rritje te hedhjes kardiake.

Rritja e hedhjes kardiake shoqerohet me nje rritje te frekuences kardiake, nga vlerat normale 70 rrpm ne 80-90 rrpm, dhe ne nje rritje te hedhjes sistolike. Presioni arterioz ulet, zakonisht sapo zgjerohet qarkullimi miter-placente gjate trimestrit te dyte, por mund te kthehet ne vlerat normale gjate trimestrit te trete.

Aktiviteti fizik shkakton nje rritje te hedhjes kardiake, te frekuencen kardiake, rritje e konsumit te oksigjenit dhe te vellimit te frymemarrjes/min me teper gjate shtatzanise se sa pas lindjes. Qarkullimi hiperdinamik i shtatzanise forcon tingujt e zemres. Nje radiografi ose nje elektrokardiograme mund te tregoje qe zemra eshte e spostuar ne nje pozicion horizontal, i kthyer drejt te majtes dhe nje diameter transversal te rritur. Te rrahurat e hershme me origjine atriale dhe ventrikulare jane te zakonshme gjate shtatzanise. Keto ndryshime jane fiziologjike dhe nuk duhet te çojne ne nje diagnoze te gabuar kardiopatie; mund te menaxhohen duke e qetesuar pacientin. Gjithsesi, takikardia atriale parosistike ndodh me nje frekuence me te madhe tek grate shtatzene dhe mund te kerkoje terapi.

GJAKU
Vellimi rritet ne perpjesetim me hedhjen kardiake, por rritja e vellimit plazmatik eshte me i madh (afersisht 50%) se sa ai i mases se rruazave te kuqe (rreth 25%) dhe perqendrimi i hemoglobines mund te jete i ulur nga hollimi, nga 13.3 ne 12.1 gr.
Numri i rruazave te bardha te gjakut (nga 5000 deri ne 7000) rritet lehte deri ne vlerat 9000-12000/ml. Masa totale e rruazave te bardha duhet te rritet per te kompensuar rritjen e vellimit. Shkaku i rritjes nuk dihet. Nje leukocitoze e theksuar (20000/ml) mund te verifikohet gjate lindjes dhe diteve te para pas saj.

Nevojat e hekurit rriten deri ne rreth 1 gr gjate gjith shtatzanise dhe eshte me e larte gjate pjeses se dyte te shtatzanise (6-7 mg/dite). Fetusi dhe placenta perdorin rreth 300 mg hekur dhe rritja e rruazave te kuqe te nenes ka nevoje per nje sasi rreth 500 mg. Jashtqitjet humbin 200 mg. Eshte e nevojshme nje sasi hekuri shtese, sepse sasia e thithur me dieten plus ate te rezervave (zakonisht 300-500 mg) rezultojne te pamjaftueshme per te kenaqur kerkesat gjate shtatzanise.

SISTEMI URINAR
Modifikimet e funksionit renal i bashkangjiten atij kardiak. Shpejtesia e filtrimit glomerular (ShFG) rritet nga 30 deri ne 50% dhe arrin maksimumin ndermjet javes se 16 dhe 24 te shtatzanise dhe qendron ne keto nivele deri ne fund kur mund te ulet pak per shkak te stazes nga pozicioni si pasoje e shtypjes se vena kaves. Fluksi renal rritet ne menyre te njejte.  Kjo rritje e funksionit renal shkakton nje renie te azotemise ne vlera, zakonisht, me te uleta se 10 mg/dl (<3.6 mmol ure/l), ndersa vlerat e kreatinines zbresin ne vlerat e 0.7 mg/dl (62 mmol/l). Ureteret jane shume te zgjeruar si pasoje e ndikimit se hormoneve  (sidomos progresteronit) dhe si pasoje e bllokimit te shkaktuar nga shtypja e mitres se zgjeruar mbi ureteret.

Funksioni renal, ashtu si ai kardiak, eshte shume i ndikuar nga pozicioni gjate shtatzanise. Zakonisht, funksioni renal eshte me i madh ne pozicionin shtrire dhe ulet ne pozicionin ne kembe; keto ndryshime jane te theksuara gjate shtatzanise. Funksioni renal dhe kardiak jane shume te rritur edhe ne pozicionin anesor, sepse ky pozicion eleminon shtypjen e mitres mbi enet e medha qe verifikohet kur femra qendron shtrire, duke shkaktuar nje staze ne gjymtyret e poshtem. Kjo rritje posturale e funksionit renal eshte nje nder arsyet pse gruaja shtatzene ka nevoje te urinoje shpesh kur kerkon te fleje.

SISTEMI I FRYMEMARRJES
Ndryshimet e funksionit te frymemarrjes gjate shtatzanise jane pjeserisht pasoje e progresteronit dhe pjeserisht e problemeve posturale te shkaktuar nga rritja e vellimit te mitres. Volumi i çdo frymemarrje dhe vellimi per minut, frekuenca respiratore, pH plazmatik dhe konsumi i oksigjenit rriten; rezervat e frymemarrjes dhe nxjerrjes, vellimi qe ngelet ne fund te nje frymemarrje te forte dhe pCO2 plazmatike ulen. Kapaciteti jetesor dhe pO2 plazmatik nuk pesojne ndryshime. Perimetri i kraharorit rritet me rreth 10 cm. Verifikohet nje hiperemi e konsiderueshme dhe nje edeme e konsiderueshme e rrugeve te frymemarrjes. Ndonjehere, shkaktohet nje bllokim nazoezofagal asimptomatik dhe nje rinit, tubat e Eustakios jane te bllokuar njekohesisht dhe toni e cilesia e zerit modifikohen. Vihet re po ashtu nje dispne nga sforcimet dhe frymemarrja behet edhe me e shpeshte.

SISTEMI GASTROINTESTINAL DHE HEPATOBILIAR
Ndersa shtatzania vazhdon, shtypja e mitres mbi rektum dhe pjesen e fundit te zorres se trashe mund te shkaktoje stipsi (veshtiresi ne jashtqitje). Gjithashtu, kemi nje ulje e levizjes gastrointestinale sepse nivelet e larta te progresteronit shkaktojne nje leshim te muskulatures se bute. Piroza gastrike dhe gromsitjet jane te zakonshme, me shume mundesi pasoje e vonimit te zbrazjes gastrike dhe refluksit gastroezofagal qe po ashtu shkakton nje leshim te sfinterit ezofagal te ulet dhe te iatusit diafragmatik.

Ulçera peptike eshte e rralle gjate shtatezanise dhe ulçerat e meparshme permiresohen; prodhimi i HCl ulet. Rastet e infeksioneve te temthit ne nje fare menyre rriten; grate qe kane pasur shtatzani, kane me shpesh probleme me kete organ ne krahasim me nje nulipare. Shtatzania ka nje pasoje demtuese te pavleresueshme ndaj funksionit te melçise, sidomos ne transportin e materialit biliar. Vlerat e analizave te funksionit hepatik qe kryhen rregullisht jane normale por nivelet e fosfatazes alkaline rriten ne menyre te vazhdueshme gjate trimestrit te trete dhe mund te jene 2 ose 3 here vlerat normale ne fund te shtatzanise; rritja vjen si pasoje e prodhimit placentar te kesaj enzime dhe jo si pasoje e nje problemi hepatik.

SISTEMI ENDOKRIN
Shtatzania ndryshon funksionet e pjeses me te madhe te gjendrrave endokrine, pjeserisht sepse placenta prodhon hormone dhe pjeserisht sepse pjesa me e madhe e hormoneve qe qarkullojne jane ne nje forme te lidhur me proteinat dhe kjo lidhje rritet me shtatzanine. Placenta prodhon nje hormon (te ngjashem me ate te hormonit stimulues te tiroides) qe rrit funksionin e tiroides. Rritja e rendesishme e funksionit te tiroides mund te simuloje nje hipertiroidizem, shpesh here duke dhene edhe simptoma te ngjashme si takikardia, palpitime, djersitje, paqendrueshmeri emotive dhe rritje e vellimit te tiroides. Gjithsesi, nje hipertiroidizem i vertete verifikohet vetem ne 0.08% te shtatzanive.

Placenta prodhon nje forme ACTH (hormoni adrenokortikotropik) dhe rrit funksionin e gjendrrave mbiveshkore. Nivelet e hormoneve rriten dhe kjo, me shume mundesi, eshte shkaktari i vijave te kuqe qe shfaqen ne lekure, nje nder faktoret qe ndihmojne ne formimin e edemes.  Rritja e nivelit te glukokortikoideve, estrogjenit dhe progresteronit ndryshojne metabolizmin e glukozes dhe rrisin nevojat e insulines duke ju bashkangjitur stresit qe vjen nga shtatzania dhe, ne menyre te ngjashme, nje rritje te laktogjenit placentar. Insulinaza e prodhuar nga placenta mund te rrise nevojat e insulines, keshtu qe keto paciente me nje gjendje prediabetike  zhvillojne forma diabeti. Placenta prodhon nje hormon stimulues te melanociteve dhe kjo rrit pigmentin e lekures dhe hCG, nje hormon trofik qe vepron praktikisht si hormonet stimulues te folikulit dhe ato luteinizande qe mbajne corpus luteum-in dhe si pasoje bllokojne ovulimin.

LEKURA
 Kloazma (maska e shtatzanise), nje pigment me njolla ngjyre kafe, manifestohet ne fytyre dhe zigome. Zakonisht, rritet pigmenti i areolave te gjirit dhe shfaqet nje vije e erret ne qender te abdomenit. Rritet edhe mundesia e teleangjektazive (zakonisht nga beli e siper) dhe e kapilareve te zgjeruar me mure te holla (zakonisht ne gjymtyret e ulet).

Perkthyer dhe pershtatur nga Manuali i Merck Online.

Bibliografia
1] Shtatzania - Shenjat dhe Diagnostikimi.