mercoledì 10 agosto 2011

Nje Radiografi me Shume Elemente Patologjike

Pacient 71 vjeç , shtrohet per dispne dhe disfagji. Nje radiografi e toraksit tregon pranine e nje mase paratrakeale qe deformon trakene. Per kete arsye kryen nje tomografi te kompjuterizuar qe tregon pranine e nje mase ne zonen paratrakeale qe interesonte zonen perreth ne hipoteze te pare e natyres neoplastike. Bronkoskopia rezultoi negative per kerkimin e qelizave kancerogjene.

Radiografi me Shume Elemente Patologjike
(Imazhi: Ilir Halili)
Per te bere diagnoze, u tentua nje biopsi transtoraksi e drejtuar nga tomografia e cila u komplikua nga nje pneumotoraks per te cilin u vendos drenazh pleurik. Figura paraqet nje nder radiografite e kontrollit. Mund te vihen re shume elemente patologjike:
1. enfizeme nenkutane. Mund te konsiderohet nje pasoje e procedures se vendosjes se drenazhit. Fillimisht ishte i dimensioneve me te medha por qe me kalimin e kohes u zhduk. Nese vendoset nje fonendoskop mbi nje enfiseme nenkutane do te mund te degjoni nje zhurme te ngjashme me boren kur e shtrengon ne dore.
2. Shenon piken ku ndodhet pleura e mushkerise se djathte. Zona siper saj paraqet zonen e pneumotoraksit ndersa poshte saj vazhdon mushkeria qe gjithsesi eshte ne zgjerim e siper.
3. Paraqet masen paratrakeale ne radiografi. Masa eshte e atille qe vihet re edhe nje devijim i trakese ne drejtim te saj. Per nje analize me te mire te llojit kryhet ne pergjithsi tomografia qe mund te jape informacione per perberjen, pranine e nekrozes, te limitoje me mire pozicionin, etj.
4. Tubi i drenazhit. Vendosja e tij ne kete radiografi duket disi teper e avancuar, gje qe mund te vije nga levizja e pacientit. Gjithsesi, nje vleresim nga ana e kirurgut beri te mundur ripozicionimin e tubit te drenazhit.
5. Tregon pranine e nje sasie lengu ne pleure. Kjo mund te jete nje pasoje e nje infeksioni te meparshem ose e pneumotoraksit dhe nderhyrjes per pozicionimin e drenazhit. Gjate periudhes qe drenazhi ishte ne thithje, u be e mundur mbledhja e nje sasie lengu e cila u dergua per tu analizuar.
6. Trakea qe ka pesuar devijim ne drejtim te mases e cila e terheq. Kjo si pasoje e infiltrimit ne zonen perreth nga ana e mases.
7. Hapesirat kosto-frenike te te dyja aneve jane zhdukur. Kjo ndodh kryesisht ne rastet kur ka nje sasi te vogel lengu pleurik ne ato hapesira.
Dimensionet e zemres jane normale.

Biopsia e kryer beri te mundur gjetjen e qelizave kancerogjene dhe tipizimin e kancerit qe ishte nje adenokarcinome.