giovedì 18 agosto 2011

Perikarditi Akut

Elektrokardiograma e nje pacienti me perikardit akut paraqet ngritje te perhapur te segmentit ST (eng. widespread ST-segment elevations) ne derivacionet prekordiale, si dhe nje segment ST me forme konkave drejtuar siper (eng. upward concave ST segment) dhe ulje te segmentit PR (eng. PR-segment depression). Ngritja e segmentit ST (ne milimetra) dhe lartesia e vales T (ne milimetra) mund te jete me i larte se 0.24 ne derivacionin V6. Shenjat klinike dhe simptomat mund te perfshijne dhimbje te gjoksit (me e madhe ne pozicionin shtrire) dhe ferkim te perikardit.

Diagnoza e miokarditit: Eko, biopsi apo rezonance magnetike?
Biopsia endomiokardike ka nje ndjeshmeri te kufizuar per diagnozen e miokarditit dhe procedura paraqet 0.1% rrezik vdekjeje dhe 0.25% rrezik per çarje te zemres. Ekokardiograma mund te jete normale ne pacientet me miokardit akut. Rezonanca magnetike po behet metode imazherie e preferuar per gjetjen e inflamacionit te miokardit dhe nekrozen.

Cili eshte shkaku kryesor i miokarditit dhe cili eshte organizmi me i zakonshem?
Miokarditi mund te shkaktohet nga agjente infektive, probleme autoimune, toksina dhe reaksione hipersensibiliteti. Infeksionet virale jane shkaku me i zakonshem i miokarditit ne vendet e zhvilluara dhe virusi me shpesh i identifikuar eshte enterovirusi koksakievirus B. Pjesa me e madhe e infeksioneve enterovirale ndodhin rreth fundit te veres dhe ne vjeshte. Viruset respiratore qe perfshijne ate te gripit, adenoviruset dhe RSV (eng. respiratory syncytial virus) mund te shkaktojne gjithashtu miokardit. Infeksionet nga keto viruse jane me te zakonshem se sa infeksionet enterovirale ne pranvere.

NEJM Mars 2007

[Nese deshironi te publikoni shkrime (te pergatitura vete, perkthime, komente, etj) ne faqen MjekesiaSot (dhe Blogun MjekesiaSot), dergojini bashke me referencat tuaja dhe referencat e shkrimit (nese eshte perkthim) ne adresen mjekesiasot@gmail.com . Kontributi juaj ne pasimin e kesaj faqeje eshte i mirepritur]