domenica 14 agosto 2011

Pneumonite e Marra ne Spital

Organizmat gram-negative mbizoterojne ne pneumonite e marra ne spital (eng. hospital-acquired pneumonias, HAP)  e nder to, me te rendesishmit jane Pseudomonas aeruginosa, Acinetobacter baumanni dhe Enterobakteriet. Nga viti 1963 deri ne 2003, specia e acinetobakterieve ka qene e vetmja specie gram-negativesh qe ka pesuar nje rritje te rendesishme si shkaktar pneumonish ne terapite intensive ne Amerike. Fatkeqesisht, rezistenca e ketyre organizmave ndaj antibiotikeve, sidomos karbapenemeve, po sjell probleme te rendesishme terapeutike.

Organizmat gram-negative mbizoterojne ne infeksionet e rrugeve urinare dhe gati te gjitha jane pasoje e kateterizimit uretral. Pas dites se dyte te kateterizimit , parashikohet nje rritje e rrezikut per bakteriuria me rreth 5 deri ne 10% çdo dite. Pjesa me e madhe e bakteriurias eshte asimptomatike dhe heqja e kateterit eshte menyre me mire se sa antibiotiket per ta trajtuar.

Diagnoza a nje pneumonie nga ventilatoret (eng. ventilator-associated pneumonia , VAP) eshte e veshtire dhe nuk mund te arrihet me referencat standart. Perveç kritereve klinike, nje pergjigje pozitive mikrobiologjike eshte e rendesishme per te vendosur terapine. Per pacientet qe dyshohet nje pneumoni nga ventilatoret, duhet te merret nje sasi lengu me ane te nje thithje endotrakeale, nje lavazh bronkoalveolar ose me ane te nje furçe te veçante per materiale polmonare (varet nga ajo qe kemi ne dispozicion) per analizen mikroskopike dhe analizen per bakterie, perpara se te jepet nje antibiotik. Edhe pse secila teknike ka limitet e veta, kjo eshte nje pike e rendesishme qe duhet kryer pa humbur kohe.

Vonesa ne dhenien e nje terapie antibiotike te duhur shkakton nje vdekshmeri te tepert ne pacientet me infeksion ne gjak te marre ne spital. Terapia antibiotike empirike per gram negativet duhet te konsiderohet per pacientet qe jane te imunobllokuar (eng. immunosuppressed) , qe jane ne terapi intensive, qe kane nje kateter femoral, qe kane nje infeksion urinar nga gram negative ose nje infeksion ne nje vend tjeter anatomik (sidomos mushkeri, aparati urogjenital ose abdomen) dhe ata me rreziqe te tjere per organizma rezistente.

NEJM Maj 2010

Per me teper:
- A.Y. Peleg, D.C. Hooper. Hospital-Acquiret Infections Due to Gram-Negative Bacteria. N Engl J Med 2010; 362:1804-1813 [Link]