martedì 23 agosto 2011

Prostata - Problemi i te Moshuarve

Vendosja ne kohe e diagnozes se prostates eshte shume e rendesishme. Prof dok. Alketa Koroshi shpjegon menyren se si vendoset diagnoza e prostates, si behet mjekimi dhe se ku konsiston nderhyrja kirurgjikale. 

Si vendoset diagnoza e rritjes beninje e prostates?
Kur dyshohet per rritje te prostates eshte mire te konsultohet pacienti me urologun. Mjeku eshte ne gjendje te precizoje problemin e te percaktoje, nese duhet bere intervent kirurgjikal ose jo. Si rregull diagnostikimi fillohet me nje ekzaminim me gisht nga rektumi. Ne kete rast, preket prostata e rritur dhe krijohet nje ide e pergjithshme mbi madhesine e prostates.

Kur mjeku kerkon te perjashtoje nje kancer te prostates, atehere ai rekomandon testin e PSA-s. PSA eshte nje proteine qe prodhohet nga qelizat e prostates dhe gjendet shume e rritur ne gjak kur ka kancer te prostates. Por, kur ka dyshime, keshillohet berja edhe e ekografise se prostates.

Perveç kesaj, nje ndihme te madhe jep edhe berja e biopsise se prostates, me ane te se ciles merret pak material indor nga prostata me ane te nje gjilpere dhe ky shihet me pas ne mikroskop.
Po ashtu kane vlere matjet dinamike te currilit te urines, si dhe cistoskopia qe eshte vendosja e nje tubi nga poshte nepermjet kanalit te urines e pamja ne brendesi te fshikes se urines. Cistoskopia ndihmon mjekun te shohe madhesine e gjendres, te identifikoje lokalizimin e gjendres e shkallen e obstruksionit.


Si behet mjekimi i rritjes beninje te prostates?
Kur rritja e prostates fillon te jape shqetesime duhet filluar mjekimi. Se pari, duhen mjekuar infeksionet urinare me antibiotike, nese jane prezent. Me pas, behet dhe mjekimi me ilaçe i prostates se rritur. Dhenia e ketyre ilaçeve ka per qellim te pengoje rritjen e gjendres ose dhe te ngadalesoje ate. Si te tilla, sot perdoren finasteride (proscar) ose dutasteride (avodart). Keto ndihmojne ne zvogelimin e madhesise se gjendres.

Perveç ketyre perdoren: doxazosin (cardura), tamsulosin (omnic), si dhe alfuzosin (uroxatral). Keto ilaçe relaksojne muskulaturen e lemuar te prostates dhe te qafes se veshikes dhe lehtesojne kalimin e urines. Sot eshte pare se perdorimi i njekohshem me finasteride dhe doxazosin eshte me efikas per lehtesimin e simptomave sa secili ilaç veç e veç.


Ku konsiston mjekimi Kirurgjikal?
Shumica e doktoreve rekomandojne heqjen e pjeses se zmadhuar te prostates e kjo konsiderohet si zgjidhja me e mire per keta paciente. Me ane te nderhyrjes kirurgjikale hiqet vetem pjesa e zmadhuar e prostates qe shtyp uretren (kanalin e urines), por pjesa tjeter e indit te prostates nuk hiqet. Pas kesaj nderhyrje çlirohet pengesa e urinimit dhe behet zbrazja me e mire e fshikes se ujit.

Ne fund te operacionit vendoset nje kateter ne nga penisi per te zbrazur urinen nga fshikeza e urines ne nje qese. Ky kateter qe quhet kateteri i Foley ka nje ballon qe mbushet me uje ne fund te tij qe ndodhet brenda e fshikes se urines dhe nuk e lejon te dale kateteri. Ky kateter qendron per disa dite, por ndonje here kateteri jep spazma te dhembshme te fshikes se ujit. Keto spazma me kalimin e diteve qetesohen.

Veç asaj i semuri merr antibiotike gjate kohes qe eshte ne spital. Disa doktore, madje, fillojne e japin antibiotike perpara se te filloje operacioni per te parandaluar infeksionin. Studimet e fundit tregojne qe antibiotiket nuk ka nevoje te jepen ne çdo rast, por vetem kur ka shenja te infeksionit. Pas operacionit, pacienti mund te kete pak gjak ose koagula ne urine. Por, kjo hemorragji fillon te zhduket kur pacienti del nga spitali duhet te pije shume uje (deri ne 8 gota ne dite), ne menyre qe te behet shpelarja e fshikezes dhe te shpejtohet sherimi plages.

Keshilla
Pacienti qe ka dale nga spitali pas operacionit duhet te kete kujdes qe te evitoje shtrengimet e forta dhe levizjet e befasishme ne menyre qe te shmange hapjen e plages. Ai duhet te kete parasysh keto gjera:
Te vazhdoje te pije shume uje
Te evitoje shtrengimet e forta kur del jashte (kur defekon)
Te haje nje diete te balancuar qe te evitohet konstipacioni (kapslleku)
Te mos ngreje pasha te renda.
Te mos ngase makinen, si edhe te mos punoje ne makineri te ndryshme.

Gazeta "Shekulli" Online Janar 2011


"Vetem nje jete e jetuar per te tjeret, ja vlen"
(Albert Einstein)