sabato 13 agosto 2011

Rruga e mARN

Pasi formohet,  mARN-ja (eng. messenger RNA) kalon ne citoplazem dhe atje drejtohet ne zonat ku do te trasformohet ne proteina. Pyetja qe hidhet ketu eshte si eshte e mundur qe keto   mARN e gjejne rrugen e duhur dhe perfundojne ne zonat ku duhen? 
 
Nje pjese e pergjigjes se kesaj pyetjeje eshte treguar ne revisten "Nature" ne nentor 2005. Rezultati eshte pare tek qelizat e quajtura fibroblaste te cilat per te shkuar ne drejtim te plagave te ndryshme qe jane ne trup duhet te prodhojne nje sasi te madhe aktine qe formohet nga nje sasi e madhe mARN-je qe mblidhet ne zonen ku do te ndodhe levizja. Sipas saj del qe sapo formohet mARN-ja dhe del nga berthama, shoqerohet nga nje proteine si  roje e cila e drejton ate per ne vendin e duhur dhe ne te njejten kohe ndalon qe gjate rruges te ndodhe perkthimi i m-ARN derisa kjo te mberrije ne vendin e duhur. Kur mberrin atje, nje proteine tjeter ndan proteinen roje  nga mARN-ja dhe fillon perkthimi dhe formimi i proteinave te nevojshme.

Proteina roje qe e kryente kete funksion eshte quajtur ZBP1 dhe eshte e afte te lidhet me mARN e aktines. Gjithashtu u indentifikua edhe nje proteine tjeter qe ndan mARN nga proteina roje ,  Src e cila shtonte nje grup fosfat ZBP1-it dhe e ndan ate nga mARN-ja. 

Me pas u kalua ne verifikimin e ketij zbulimi duke formuar qeliza me mutacione te ketij gjeni qe formonte proteinen roje dhe u pa qe kishte nje ulje te sasise se aktines qe formohej. Ndoshta kerkime te mevonshme mund te tregojne nese ndodh e njejta gje edhe tek neuronet ne zonen e sinapseve.
 
Artikulli i Cituar:
- Stefan Hüttelmaier , Daniel Zenklusen , Marcell Lederer, et al. Spatial regulation of bold beta-actin translation by Src-dependent phosphorylation of ZBP1 . Nature 2005 ; 438 : 512-515 [Link] (Per te lexuar artikullin e plote mund te nevojitet regjistrim).