mercoledì 31 agosto 2011

Shega - Dobite tek Pacientet ne Dialize

Lengu i ketij fruti ben te mundur uljen e rrezikut kardiovaskular, ne saje te uljes se vlerave te presionit arterioz dhe nje permiresimi te profilit lipidik (dhjamrave ne gjak). 
 
Shega - Nje Frut Shume Dobi
 

Ne vitet e fundit studime te ndryshme kane treguar dobite qe ka mbi shendetin lengu i sheges, sidomos per faktin qe perben nje burim te mire antioksidantesh dhe ndihmon ne uljen e kolesterolit dhe presionit te gjakut, sidomos ne pacientet diabetik dhe me hipertension.

Nje studim i kryer kohet e fundit sugjeron se si mund te ule rrezikun e disa komplikimeve ne pacientet ne dialize, e sidomos ne vdekshmerine e larte si pasoje e infeksioneve dhe komplikimeve kardiovaskulare. Keto jane rezultatet e sjellura ne mbledhjen vjetore te American Society of Nephrology, qe po zhvillohet ne Denver.

Batya Kristal dhe kolege te Western Galilee Hospital i Nahariya-s dhe te Technion-Israel Institute of Technology i Haifa-s, ne Izrael, kane studjuar 101 paciente te dializuar te ndare ne menyre te rastesishme (proces i quajtur randomizim) te merrnin ose leng shege ose placebo ne fillim te secilit sesion dialize, tre here ne jave per nje vit. 

Analizat e laboratorit kane treguar qe pacientet ne grupin e trajtuar vuanin nga me pak inflamacion dhe stres oksidativ te shkaktuar nga radikalet e lira. Gjithashtu u regjistrua nje numer me i ulet shtrimesh si pasoje e infeksioneve.

Analiza me te fundit te te njejta te dhenave kane treguar qe lengu i sheges duket se sjell dobi edhe ne rrezikun kardiovaskular, ne saje te uljes se vlerave te presionit te gjakut dhe permiresimit te profilit lipidik.

"Duke konsideruar epidemine e insuficiences renale kronike qe pritet ne dhjetevjeçarin qe vjen, duhet te kryhen studime te metejshme mbi potencialin e lengut te sheges ne uljen e vdekshmerise kardiovaskulare ne kete popullate pacientesh dhe ne evolucionin e tyre drejt fazave terminale te semundjes", perfundon Kristal.

Le Scienze Nentor 2010