giovedì 25 agosto 2011

Si Ruhet Materiali Gjenetik ne Qelizat Staminale

Kerkuesit e institutit Pasteur ne Paris, kane gjetur nje mekanizem se si qelizat staminale te rritura arrijne te mbrojne ADN-n e tyre nga mutacionet. Keto  rezultate jane publikuar ne revisten Nature Cell Biology te muajit qershor 2006,dhe ka rendesi per rritjen e qelizave staminale ne laborator dhe ne kerkimet mbi kanceret.



Kur  ndahet nje qelize, ajo dyfishon ADN e vet dhe secila nga qelizat qe formohet merr nje kopje. Por  me kalimin e kohes mutacionet qe ndodhin fillojne te mblidhen dhe mund te formohen edhe mutacionet qe japin kancere. Me metoda te sofistikuara, kerkuesit kane gjetur qe qelizat staminale, ruajne gjithmone zinxhirin origjinal te ADN. Kjo paraqet prove  e pare e asaj qe cilesohej si teoria e ADN se pavdekshme, qe eshte hedhur si ide para pak vitesh.

Nje  qelize staminale formon kur ndahet nje qelize tjeter staminale dhe nje qelize te specializuar qe do kthehet ne nje qelize te caktuar te nje organi. Kjo  gje ben qe qelizat staminale te ruajne numrin e tyre origjinal dhe te ruajne aftesine e tyre te rigjenerimit te indit per gjith jeten e organizmit. Sipas  hipotezes se ADN-s se pavdekshme,qeliza qe do shnderrohet ne nje qelize organi merr kopjen qe nuk eshte perfekte, ndersa qeliza staminale ruaj kopjen origjinale.

Sipas  Shahragim Tajbakhsh, qe ka drejtuar kerkimet, "teoria e ADN-s se pavdekshme ka kapur imagjinaten e shume kerkuesve, por ishte shume  e veshtire qe te vertetohej. Por  duke ndjekur qelizat staminale te indit muskular te minjve si in vivo si in vitro, gjetem qe filamentet e ADN-s ne heliken e dyfishte nuk ishin njelloj dhe e vendosem kete gje ne lidhje me asimetrine e pergjithshme te aparatit ndares qelizor. Eshte  nje gjetje shume interesante sepse duhet se hedh poshte nje nga parimet baze te biologjise qelizore dhe gjenetikes, qe materiali gjenetik ndahet ne menyre te rastesishme! Me sa duket aparati qelizor dallon ate qe eshte e vjeter nga ajo qe eshte e re kur vjen nga ADN-ja, dhe ka mundesi qe ky dallim te jete i dobishem per tu mbrojtur nga mutacione dhe kancere. Eshte  e mundur qe ky mekanizem te perdoret per te heshtur  shprehjen e gjeneve ne qelizat staminale.

Le Scienze Online Qershor 2006