domenica 21 agosto 2011

Skleroza Multiple - Nje Problem jo Vetem Imunologjik

Efekti kryesor pozitiv i nje ilaçi te aprovuar kohet e fundit nga FDA , fingolimod,  nuk vjen si pasoje e aftesive te tij te imunorregullimit, por i nje veprimi te drejteperdrejte mbi sistemin nervor qendror.

Ne sklerozen multiple vepron nje proces biologjik qe deri tani eshte i panjohur. Kete proces e gjeti grupi i kerkuesve te Scripps Institution qe po kryente studime mbi mekanizmin e veprimit te fingolimod, i pari ilaç i dhene ne rruge orale per trajtimin e formave recidive te sklerozes multiple qe ne shtatorin e kaluar u aprovua nga FDA amerikane. Zbulimi eshte paraqitur ne nje artikull te publikuar ne Proceedings of the National Academy of Sciences (PNAS).

Deri tani mendohet qe ilaçi vepronte ne sistemin imunitar te pacientit qe nuk punonte mire ne menyre qe te parandalonte nje sulm kundrejt indeve cerebrale. Studimet mbi ilaçin kishin treguar ne fakt qe, nder efektet e tij, njeri shume i rendesishem ishte fosforilimi i nje receptori te veçante, te quajtur S1PR , i pranishem ne siperfaqen e disa qelizave specifike. Fosforilimi shkaktonte nje futje te receptorit ne brendesi te qelizes dhe shkaterrim te tij. Nje nentip i ketij receptori, 
S1P1 , ka nje rol kritik ne leshimin e linfociteve nga organet linfatike, qe ne pacientet me skleroze multiple mund te demtoje qelizat e sistemit nervor. Hipoteza baze ishte qe pikerisht ky shkaterrim i ketyre receptoreve mund te shkaktonte efektet pozitive te ilaçit.

Gjithsesi, duke qene se familja e receptoreve S1PR eshte mjaft e shprehur ne tru, nje grup kerkuesisht te drejtuar nga Jerold Chun, zbulues i ketij tipi receptori, hipotizoi qe ilaçi mund te kete nje aktivitet te veçante ne nivelin cerebral.

Per te provuar hipotezen, kerkuesit kane ndryshuar gjenetikisht disa minj ne menyre qe S1P1 te mungonte vetem ne sistemin nervoz qendror (SNQ) dhe jo ne ate te qelizave te sistemit imunitar.

"Nese do te ishim perballe nje efekti plotesisht imunologjik, dhe ne SNQ te paraqitej thjesht si 'spektator' , atehere nuk duhet te kete asnje pasoje nga heqja e ketyre receptoreve ne SNQ", tha Chun.

Por kjo nuk ishte ajo qe gjeten kerkuesit. Heshtja e receptorit S1PR ne trurin e minjve te trajtuar, qe vuanin nga encefaliti autoimun eksperimental, nje forme e sklerozes multiple tek minjte, çonte ne nje forme me pak te rende te semundjes, por dhenia e ilaçit , qe vazhdonte te vepronte ne nivelin e qelizave te sistemit imunitar, mbi keta minj nuk kishte asnje lloj efekti dobiprures.

Te dhenat sugjerojne qe efekti kryesor pozitiv i ilaçit duhet te kerkohet ne brendesi te sistemit nervor qendror.

"Kemi te bejme me nje rezultat shume te mire, sidomos nese mendojme qe terapite aktuale te sklerozes multiple perqendrohen ne drejtimin imunologjik. Fakti qe mund te ndryshohet rrjedha e semundjes me ane te sinjaleve S1PR ne sistemin nervoz qendror tregon nje rruge te re per trajtimin e sklerozes multiple", ka perfunduar Chun.

Le Scienze Online Dhjetor 2010

Artikulli i cituar:
Ji Woong Choia, Shannon E. Gardella, Deron R. Herra, Richard Riveraa, Chang-Wook Leea, Kyoko Noguchia, Siew Teng Teo , Yun C. Yung ,  Melissa Lu, Grace Kennedya, and Jerold Chun .  FTY720 (fingolimod) efficacy in an animal model of multiple sclerosis requires astrocyte sphingosine 1-phosphate receptor 1 (S1P1) modulation [Link]