martedì 23 agosto 2011

Te Papriturat e Dites

Te merresh me femije ka bukurine e vet dhe ne te njejten kohe veshtiresine e vet. Kjo, sepse, per ta edhe vizita eshte pjese e lojes se tyre te perditshme dhe nuk duan tia dine se çfare po ndodh rreth e qark.  Nuk duan tia dine se per cilen arsye jane paraqitur ne ate vizite! E vetmja gje qe i sjell pak shqetesim kur futen ne ate ambulator eshte prezenca e infermierit me kemishen jeshile qe perkthyer ne gjuhen e tyre do te thote "nje qenie me age ne dore,gati per ti marre gjakun per analiza". Nese shohin kemishen e bardhe pastaj, ballafaqimi i pare eshte nje e qare e gjate derisa te lodhet. 

Per sa i perket muhabeteve qe mund te besh me ta, nuk mund tu flasesh per Interin a per Milanin (shyqyr), ose per filmin e fundit qe pe ne televizion apo kinema. Maksimumi do fillosh ti permendesh personazhe filmash vizatimore di Goku, Gromits, Yugi-yo, Pokemonet. Nese permend keto, duhet te kesh kapur rreth 90% te personazheve qe mund tu ngjallin interes. Mund ti pyesesh se cilet personazhe u pelqejne me shume, se deri ne ca pike ka mberrit Goku, a e mundi Marshinbun apo jo e gjera te tilla. Nga pala tjeter serioziteti i muhabetit ka kapur pikat me te larta me nje larmishmeri detajesh ( perfshi nje pershkrim me krahe e me kembe te shperthimeve dhe goditjeve qe behen ne film) qe pas nje momenti fillon te mendosh se ne cfare menyre mund tu besh prite asaj vale fjalesh nese shpreson qe brenda ores 2 te drekes se kthehesh ne shtepi. E nese ke te besh me vajze, mjafton tu permendesh Winks-et dhe gjeja e pare qe te pyesin eshte "cila nga Winks-et te pelqen ty". Sinqerisht sdi as me i dalluar por nese do ju jepja nje keshille, pergjigjuni gjithmone Flora. Edhe pse nuk ja kam idene se kush eshte por te jeni te sigurte qe ka pelqimin e shumices se vajzave te vogla. Cdo pergjigje tjeter do kishte si kunderpergjigje nje rrudhje te vetullave sepse nuk do ishte pergjigja qe shpresonin.

Ndoshta nje bisede e tille mund te duket si pakuptim, por eshte pika kyce per ta bere nje femije te filloje te kete besim tek ty, duke qene se do te duhet ta vizitosh. Nese jo, te jeni te sigurte qe liqeni i loteve qe kane nuk eshte thare. E nese kjo pike nuk ka arritur qellimin e duhur, atehere mund te perdoren metoda te tjera si per shembull marreveshjet qe nese ti me le te degjoj zemren dhe mushkerite ty, une do te le te degjosh zemren dhe mushkerine time me fonendoskopin. Me kete metode, mund te besh per vete edhe ate pjese te vogel kokefortesh per te cilet as Goku ste kishte ndihmuar.

Femija i rradhes ishte rreth 2 vjeç e pak. Tip i qete. Rrinte ul aty ne karrike e se nuk e kuptoja se me cfare luante neper duar.  Pasi ju be vizita dhe ju degjua mushkerite, u ul serish dhe vazhdonte "punen" e tij. Ne ate moment i zune syte ulesit e gjuhes, fleta te holla druri qe perdoren per te ulur gjuhen dhe per te pare gryket, dhe ne menyre istinktive zgjati doren dhe kerkoi te kapte nje. I dhashe 3 cope. Nderkohe qe doktorresha fliste me te emen per dieten dhe problemet qe femija kishte ai fillonte te shperndante shkopat: nje per mamim, nje per doktorreshen, nje per vete...per infermieren nuk kishte, thjesht nje rrudhje vetullash! Pastaj i mblidhte serish. Nje bote komplet me vehte nga ajo ku ndodhej.

Ja mora njerin shkop dhe i vizatova nje yll, nje hene dhe diellin nga njera faqe e shkopit. Pergjigja e tij? - Prap!  Ne fund perfundova qe i bera nga 3 vizatime ne secilen ane te shkopave (nuk eshte qe kisha rruge tjeter me thene te drejten ), nder keto Paperinon, Topolinon, nje anije, avion, makine, nje peme etj...

Pasi doktorresha perfundoi keshillat, me kerkoi ti shkruaja terapine ne kompjuter. Nderkohe qe shkruaja shihja here pas here femijen qe i shkelqenin syte nga gezimi dhe i tregonte te emes shkopat me vizatime siper. E ema qe i thonte "sa te bukuuuur. si thuhet ne keto raste?"
Femija i vogel u çua, beri xhiron rreth tavolines, erdhi me hodhi krahet ne qafe dhe me puthi ne faqe. Une ngela sepse nuk e prisja.

"Kjo eshte menyra e tij per te thene faleminderit" tha e ema.