domenica 14 agosto 2011

Terapia kunder Tuberkulozit

Regjimi i preferuar terapeutik i momentit qe perdoret per tuberkolozin eshte ai i quajturi “regjimi i shkurter” dhe parashikon nje trajtim farmakologjik te gjatesise se 6 muajve te ndare ne 2 faza.

Faza e pare eshte ajo e quajtur “baktericide” dhe parashikon perdorimin per 2 muaj te 4 kemioterapikeve ( isoniazidi, rifampicina, pirazinamida dhe etambutoli) qe kane funksionin te shkaterrojne sa me shume bakterie te jete e mundur, dhe te anullojne ne kete menyre edhe infektueshmerine e pacientit. Faza e dyte eshte ajo e “sterilizimit” qe ka te beje me perdorimin per 4 muaj te rifampicines me izoniaziden qe te shkaterrojne ato baktere qe kane mbetur dhe te heqin mundesine e nje recidive (riperseritje). Mundesia e sherimit me kete protokoll arrin 97-98%.

Ky system ka zevendesuar ate te meparshmin qe parashikonte nje kohe terapije nga 12-24 muaj i cili paraqiste disa probleme qe vinin nga pacienti. Pas nje fare kohe, simptomat zhdukeshin dhe pacientet nuk e mbaronin kuren deri ne fund duke i dhene mundesi te rikthimit te semundjes.

Natyrisht qe ne zgjedhjen e ilaçeve shihet edhe gjendja e pacientit ne ate moment duke qene se secili nga keto ilaçe ka situata kur nuk mund te perdoret, situata qe varen kryesisht nga karakteristikat farmakologjike qe kane ilaçet. Gjithsesi, te kater ilaçet perdoren atehere kur nuk ka perjashtime.

Problemi i vetem qe po ndesh regjimi i mesiperm eshte ai i rezistences nga ana e tuberkolozit (forme e njohur si tuberkuloz multirezistent ndaj ilaceve MDR-TB ).
Trajtimi ne kete rast parashikon nje kohe me te gjate (18-24 muaj),efikasitet me te ulet si dhe toksicitetit qe paraqet perdorimi i ilaceve. Mundesia e nje deshtimi te kesaj kure eshte rreth 80 here me e madhe se ajo e nje kure kunder bakterieve te ndjeshem ndaj terapise.

Ilaçe te reja perfshijne ilaçe te bazuara nga modifikimi i ilaçeve baze (si psh etambutolit) por edhe te reja si psh 2 fluorokinolonet te rij (moksifloksacina dhe gatifloksacina). Aktualisht keto dy te fundit jane ne perdorim klinik edhe pse perdoren si linje e dyte sulmi kur linja e pare nuk sjell rezultatet e deshiruara.

Pak a shume te njejten gje paraqet edhe vaksina. Vaksina me bacilin e Calmette-Guerin, qe u perdor per here te pare ne vitin 1921, mendohet te jete marre nga me shume se 1 miliard njerez. Sidoqofte ne Amerike nuk perdoret me, kurse ne shume vende evropiane vazhdon te perdoret. Eshte shume efikas ne tuberkulozin e shperndare si dhe ne meningjitin tuberkolar tek femijet por i pamjaftueshem per tuberkulozin pulmonar tek te rriturit. Problemi i fundit qe ka paraqit eshte ai qe nderhyn me testin e tuberkolines, qe behet per te pare nese personi ka hyre ne kontakt me bakerin apo jo.