mercoledì 31 agosto 2011

Terminologji qe Mund te Ngaterrohet

Ne kete shkrim, do doja te shpjegoja disa terma qe mund te ngaterrohen. Jane terma qe perdoren shpesh neper shkrimet mjekesore dhe jo rralle ngjallin keqkuptime per personave qe i lexojne. Te perpiqemi te vendosim pak rregull ne kete gje!


HIPERTROFI
Quhet situata kur kemi nje rritje te dimensioneve te qelizave pa shtim ne numer. E theksoj kete element sepse eshte ky qe e dallon nga hiperplazia. Rasti me i mire eshte ai i hipertrofise se muskujve kur kryhen ushtrime ne palester. Ne kete rast shtohen dimensionet e fibrave te muskujve por nuk kemi nje shtim ne numer. Shtimi i dimensioneve behet nga sinjale te ndryshme te ardhura nga hormone qe çojne ne nje shtim te perdorimit te ADN dhe rezultati eeshte nje shtim i prodhimit te proteinave te ndryshme strukturore qelizore.

Nje shembull tjeter per hipertrofine qe doja te permendja eshte kur ka nje presion te larte ne gjak. Zemra duhet te punoje me shume per te mundur kete presion dhe te shperndaje gjakun neper trup dhe per kete duhet te shtoje fuqine tkurrese te veten dhe nje nder mekanizmat qe vendos ne pune eshte nje hipertrofi te qelizave te veta. Nese kjo gje qendron per nje kohe te gjate ndodhin probleme ku nje nder to eshte edhe infarkti (infarkt si term do te thote vdekje e qelizave te nje zone  dhe si termonologji nuk perdoret vetem per zemren por edhe per inde te tjera). Me rastin e dyte doja te vija ne dukje qe jo gjithmone kemi nje hipertrofi fiziologjike te mire por ka raste qe ky proces çon ne probleme dhe shembulli qe perdora me siper e tregon kete gje.

ATROFI
Quhet situata e kundert kur kemi nje zvogelim te dimensioneve te indeve qofshin ato si pasoje ose e numrit te qelizave ose e dimensioneve te vete qelizave. Shkaqe per kete mund te jene qe nga nje nderprerje e inervimit nga nerva te ndryshem e deri te nje nderprerje e hormoneve ose stimujve qe duhen per nje mbijetese te qelizes. Kjo shoqerohet me nje ulje te dimensioneve te indeve ne fjale.Si shembull mund te permend ate te astronauteve ne hapesire, te cilet pesojne nje shkaterrim te muskujve si pasoje e mungeses se stimujve ose te atyre qe mund te quhen pika referimi. Duke qene se pesha nuk ka me rendesi ne hapesire muskujt fillojne te prishen.

NEKROZA dhe APOPTOZA jane 2 terma qe tregojne vdekje qelizore por ndryshojne njera nga tjetra per sa i perket mekanizmave qe çojne qelizen ne vdekje.

NEKROZA
Ne rastin e nekrozes, qeliza vdes "nga halli". Domethene eshte nje shkak i jashtem qe e çon qelizen ne vdekje dhe kjo gje mund te jete nje mungese oksigjeni si ne rastet e iskemise (term qe tregon mungese oksigjeni) cerebrale ose kardiake ose ne rastet kur qeliza prishet nga nje presion i jashtem ose ne rastet kur ka nje mungese te lendes se pare si psh glukoza etj.

APOPTOZA
Ne rastin e apoptozes eshte qeliza vete qe vetvritet. Kemi te bejme me nje proces te programuar ku qelizat vrasin veten ne saje te sinjaleve qe marrin. Ky proces eshte shume i rendesishem.Ketu mund te permendim nje  faze te embrionit qe çon ne ndarjen e gishtave te duarve dhe te kembeve. Kjo ndarje kryhet pikerisht me ndihmen e apoptozes. Rast tjeter eshte ai i sistemit imunitar: kur qelizat e sistemit imunitar gjate procesit te rritjes tregojne nje agresivitet kundrejt qelizave te trupit (antigjeneve te themi me sakte) atehere u jepet nje sinjal qe i çon drejt vdekjes. Nje anomali e ketij procesi , çon ne semundje si lupus, skleroza multiple, diabeti etj.

HIPERPLAZIA
Eshte nje term qe nenkupton nje shtim ne numer te qelizave dhe siç e shihni ndryshon nga hipertrofia qe ishte shtim i dimensioneve. Shembujt me te mire te kesaj jane kanceret por mund te permend edhe nje shembull tjeter sic eshte rasti i rigjenerimit te melcise ne rast te heqjes se nje pjese te saj. Nese hiqet edhe me teper se 50% e melçise , ajo e rigjeneron veten me ane te  nje hiperplazie te qelizave qe mbeten.

APLAZIA
Per sa i perket aplazise, eshte rasti kur kemi mungese te ndarjeve te qelizave qe mund te vije edhe si pasoje e mungeses se qelizave qe mund te ndahen. Zakonisht raste te tilla mundohen te kompensohen nga nje hipertrofi e qelizave te mbesin. Rastet qe mund te permendim jane ato te problemeve me palcen e kockave per sa i perket rigjenerimit te qelizave te gjakut. Kur mungojne qelizat qe ndahen per te dhene ato te gjakut, themi qe kemi nje aplazi.

METAPLAZIA
Per sa i perket metaplazise, eshte term qe perdoret kur nje lloj epiteli nderrohet me nje lloj tjeter. Shembulli me i mire qe kam lexuar tani eshte ne rastin e refluksit gastro-ezofagal i cili mund te coje ne nje nderrim te lekures qe vesh pjesen e brendshme te ezofagut nga pavimentoz ne cilindrik (ai qe njohet edhe me emrin ezofagu i Barret-it). Rast tjeter qe mund te permendim eshte ndryshimi qe peson mukoza bronkiale ne rastet e nje bronkiti kronik ku kemi nje metaplazi.

Keto ishin disa nga termat qe shpeshhere ngaterrohen por qe perdoren ne menyre te gjere neper shkrimet mjekesore.