martedì 23 agosto 2011

Zbulohet nje Mekanizem Kyç ne Hedhjen e Trapianteve te Organeve

Rezultatet e studimit mund te hapin rruge me strategji me efikase per te garantuar funksionimin e plote te organeve te trapiantuar. 
 
Hedhja Qelizore ne Trapiante
 

Nje strategji e re terapeutike mund te shmange hedhjen e trapianteve te organeve; mund te jete ky rezultati perfundimtar i nje studimi te ri te publikuar ne revisten Science Signaling qe ka gjetur nje nga mekanizmat biokimike qe jane ne baze te ketij fenomeni. Grupi ka perqendruar interesin e tyre ne tkurrjen e eneve aferente tek organi i trapiantuar qe ndalon nje ushqim te duhur me gjak dhe mund te çoje pacientin ne listat e pritjes per nje trapiant tjeter.

"Hedhja kronike eshte shkaku i pare i insuficiences organike, qe godet 40% te organeve te trapiantuar brenda 5 viteve te pare te nderhyrjes dhe aktualisht nuk ka menyre per ta shmangur", tha Elaine Reed, drejtuese e Immunogenetics Center ne Universitetin e Californias ne Los Angeles (UCLA).

Kerkime te meparshme te Reed dhe kolegeve te saj kishin treguar se si pacientet ne te cilet sistemi imunitar zhvillonte antitrupa ndaj antigjeneve leukocitare njerezore (HLA) te organit te marre, kishin nje rrezik me e madh per hedhjen e organit.

Ne kete studim, prospektiva nderroi ne nje fare menyre dhe u analizua menyra se si molekulat e HLA te pranishme ne indet e organit te marre shkaktonin nje pergjigje imunitare tek pacienti, duke analizuar ne menyre te veçante menyren se si antitrupat e ketij te fundit fillonin sinjale qe nisnin rritjen anormale te qelizave qe veshin muret e brendshme te eneve te gjakut te organeve te trapiantuar. Keshtu u zbulua qe ne proces merr pjese nje tjeter molekule, integrina beta 4.

"Integrina i lejon qelizave te mbijetojne dhe te shperndahen, gje qe eshte themelore per rritjen tumorale", tha Reed. "Hipotizojme qe integrina te jete e afte per "ti nderruar drejtimin " HLA, duke marre funksionet. Nese bllokojme integrinen, HLA nuk jane te afta per te stimuluar rritjen qelizore.

Si pasoje , kur u bllokua HLA, integrina nuk ishte ne gjendje te mbante komunikimin ndermjet qelizave dhe ambientit te tyre. Kjo do te thote qe ne funksionet qe kryen integrina, siç eshte levizja qelizore, eshte i nevojshem edhe veprimi i HLA.

"Ky eshte studimi i pare qe tregon nje lidhje fizike dhe funksionale ndermjet HLA dhe integrines", perfundon Reed.

Le Scienze Online Nentor 2010