venerdì 30 settembre 2011

Hipoksiemia dhe Hiperkapnia ne Terapine Intensive

Aparati i frymemarrjes mund te konsiderohet, ne menyre skematike, i perbere nga nje membrane shkembimi, parenkima polmonare dhe nga nje pompe ventilatore e perbere kryesisht nga kafazi i kraharorit dhe muskujt e frymemarrjes. Nderkohe qe semundjet e se pares japin kryesisht gjendjehipoksiemie (nivel te ulet te oksigjenit ne gjak), prishja e se dytes ben te pamundur heqjen e dioksidit te karbonit dhe keshtu vendoset nje hiperkapni(nivel te larte te dioksidit te karbonit ne gjak).

Ace - Bllokuesit Kunder Rrezikut per Insuficience Renale


Nje Ace-bllokues (eng. Angiotensin Converting Enzyme Inhibitor) ul rrezikun per perparimin drejt fazes terminale te insuficiences renale ne te gjitha kategorite e peshave, por efekti eshte me i madh tek pacientet obeze.

giovedì 29 settembre 2011

Shtatzania - Ndjekja e Saj - Pjesa 2


Grate me histori te lindurish me peshe te madhe ose abortesh te pashpjeguar, me glikozuria (sheqer ne urine) te vazhdueshme ose me histori te rendesishme familiare diabeti duhet te vleresohen per pranine e nje metabolizmi anormale te karbohidrateve ne trimestrin e pare ose fillim te trimestrit te dyte. Te gjithe pacientet duhet te studjohen brenda javes se 28. Pacientja merr 50 g glukoze te shkrire ne uje natural ose me gas ne nje orar te çfaredoshem (pa agjeruar) dhe glicemia matet nje ore me vone. Pacientet qe kane nje glicemi 135 mg/dl (7.5 mmol/l), duhet te kryejne nje test me dozen standart te glukozes 100 g dhe matjen e niveleve te glicemise ne 3 oret vijuese.

Nje Test i Hershem per Tumorin e Ekspozimit Ndaj Azbestit

Nga American Association for Cancer Research

Metoda e re mund te shmange nje nder problemet kryesore qe kane lidhje me kete kancer : vonesen e diagnozes.

Nje test i ri per tumorin e mushkerive qe shkaktohet nga ekspozimi ndaj azbestit (amianti), eshte gjetur nga nje grup kerkuesish te NYU Langone Medican Center. Teknika e re e diagnozes, qe u paraqit ne takimin vjetor te American Association for Cancer Research, bazohet ne matjen e perqendrimeve te nje serie proteinash te leshuara nga qelizat tumorale. 

Gjate nje eksperimentimi te kryer nen patronazhin e Early Detection Research Network Biomarker Discovery Lab te National Cancer Intitute , jane ekzaminuar 170 kampione gjaku te individeve qe ishin ekspozuar me pare ndaj azbestit, per te analizuar nivelet e 19 biomarkerve proteinor te leshuar nga qelizat tumorale.

Kerkuesit kane identifikuar, fale nje testi te ri, 15 nga 19 rastet e mezoteliomave pleurike malinje ne stadet e perpararimit 1 dhe 2, duke treguar nje ndjeshmeri (SE) rreth 80%, ndersa specificiteti (SP) ka rezultuar 100%, ose thene ndryshe pa fallco pozitive.

Ternitat qe Mbulohen te Ndertesat te Perbere nga Amianti

Mesotelioma pleurike malinje eshte nje kancer shume agresiv qe zhvillohet duke filluar nga mezoteli, nje membrane qe vesh kavitetet e medha te trupit te njeriut. Cdo vit, kjo patologji shkakton ne bote nje numer te madh viktimash te stimuar rreth 15-20.000. Vdekshmeria e saj vjen me shume si pasoje e faktit qe diagnoza kryhet ne nje faze kur patologjia eshte shume e avancuar.

"Objektivi i kerkimeve ishte te gjehej nje test diagnostik mjaft i hershem sa te beje te mundur nje trajtim efikas", tha Harvey I. Pass, drejtor i Divizionit te kirurgjise dhe onkologjise se toraksit ne NYU Langone Medical Center. "Te vetmit paciente qe i pergjigjen terapise jane ata qe kane diagnozen ne stadin 1, gje qe ndodh vetem ne 10-15% te rasteve. Kur diagnoza eshte e hershme, nderhyrja qe kerkohet eshte me e limituar, duke bere te mundur nje trajtim me te mire". Per te vleresuar rezultatet priten eksperimentime te reja mbi nje numer me te madh pacientesh.

Le Scienze Prill 2011


Shenim: Azbesti eshte nje substance kancerogjene e cila perdorej me pare ne ndertim. Aktualisht ne vendin tone eshte i perhapur kryesisht me ternitet me te cilet mbulohen nje pjese e mire e ndertesave, sidomos ne fshatra. Gjithsesi eshte perdorur shpesh edhe ne ndertimin e pallateve si dhe kohe me pare edhe ne ndertimin e tubacioneve te ujit. Nga momenti i ekspozimit deri ne momentin e shfaqjeve te para te semundjes, kalojne te pakten 10 vjete. Si pasoje e ekspozimit ndaj azbestit ne periudhat e meparshme, pritet nje rritje e numrit te pacienteve me mezoteliome dhe azbestoze ne vitet e ardhshme. Ne shume vende te ndryshme, perdorimi i azbestit ndalohet me ligj.

Projekti Epigjenoma


Pasi mbaroi Projekti i Gjenomes se Njeriut, shume shkencetare menduan qe tani kishin te gjithe te dhenat e duhura per te kuptuar se çfare ndodh ne berthamen e qelizave. Por nuk ishte keshtu. Ne nje fare menyre, per te bere nje analogji te thjeshte, eshte si me pase perberesit e nje embelsire por te mos jesh akoma ne gjendje te kuptosh se si keto perberes perzihen per te arritur ne produktin perfundimtar. ADN jo vetem qe ishte edhe me komplekse por kishte edhe nivele te reja kontrolli dhe nje nder to ishte ajo qe mori emrin epigjenoma. Ne nje fare menyre, Projekti i Gjenomes Njerezore u be shkas per fillimin e Projektit te Epigjenomes dhe Proteomes.

Fibroza Cistike - Semundja dhe Menyra e Trasmetimit - Pjesa 1


Ne kete seri shkrimesh mbi fibrozen cistike do te njihemi me semundjen, menyren e trasmetimit, manifestimet, diagnozen dhe terapite aktuale si dhe kerkimet qe po kryhen. Ne kete shkrim te pare do te perqendrohemi tek disa te dhena mbi semundjen dhe menyren e trasmetimit te saj.

Eshte semundja me e zakonshme nder semundjet gjenetike te renda. Ne bote jane te prekur mbi 70.000 individe.

martedì 27 settembre 2011

Antigreg - Skeda Teknike

Permbledhjet e Karakteristikave te Ilaçit
1. EMERTIMI I ILAÇIT
ANTIGREG

2. PERBERJA
Nje tablete e veshur permban:
Lende vepruese: tiklopidine klorhidrat 0.250 g
Lende te tjera (eksipiente): niseshte misri, celuloze mikrokristaline, hidroksipropilceluloze, stearat magnezi, dioksid titani, polietilenglikol 6000

3. FORMA FARMACEUTIKE DHE PARAQITJA

Kuti me 30 tableta te veshura me film.

Hepatiti Akut


Cili eshte markeri me i besueshem per hepatitin B akut?

Markeri sierologjik me i besueshem per hepatitin B akut eshte antitrupi IgM ndaj antigjenit HBc (eng. Hepatitis B core). Ndonjehere , nje pacient me hepatit B te menjehershem (eng. fulminant) mund te jete negativ per HBsAg dhe antrupi ndaj HbsAg (antitrupi anti-HBs) do te shfaqet heret gjate infeksionit.

Hemofilia e Perfituar - Rast Klinik

Pacient 86 vjeç paraqitet ne spital per analiza te metejshme per anemine qe kishte. Ne viziten objektive paraqitet vigjilent, i orientuar, i qendrueshem nga pikepamja hemodinamike. Ai ishte i zbehte dhe paraqiste ekimoza te perhapura si ne trup edhe ne gjymtyret e siperme . Po ashtu paraqiste krahun e majte te ngurte dhe te enjtur (figura). Asgje tjeter per tu shenuar.

Krahu u Enjtur dhe me Ekimoza

Qeliza Staminale Embrionale - Karakteristika

Qelizat embrionale perftohen nga nje strukture qe quhet blastocist e cila nuk eshte tjeter vetem se zigota e cila i eshte nenshtruar nje numri  te caktuar ndarjesh dhe ka arritur numrin total prej rreth 150-200 qelizash. Qelizat staminale  embrionale jane qeliza pluripotente sepse jane te afta te formojne 3 shtresat (ektoderma,mezoderma dhe endoderma) prej te cilave do te formohen te gjitha qelizat e tjera me vone.

Ikteri Skleral : Bilirubina Totale e Rritur


Ikteri Skleral shfaqet atehere kur niveli total i bilirubines kalon 3 mg per deciliter (51 mikromol/l). Shpeshhere vihet re nga te tjeret dhe jo nga pacienti. Mund te jete pasoje e rritje ose e bilirubines se palidhur (kryesisht nga hemoliza ose eritropoieza joefektive) ose bilirubina e lidhur si pasoje e nje semundje hepatoqelizore ose kolestatike. Shkaqet e ikterit skleral mund te perfshijne hepatitin viral, semundjet te rrugeve biliare, semundje e melçise nga alkolizmi dhe hepatitit autoimun.

Osteoartroza e Gjurit

Osteoartroza , njohur edhe si semundja degjenerative e nyjeve, ndodh kur kerrci ndermjet dy kockave prishet dhe kockat fillojne te ferkojne njera me tjetren ne nyje (hapesira ku dy kockat afrohen). Kjo çon ne dhimbje, enjtje, nje ulje te levizjes se nyjeve, keputje, ose formimin e bulktheve kockore. Nderkohe qe osteoartroza mund te ndodhe ne çdo nyje , osteoartriti i gjurit eshte forma me e zakonshme. Personat me te goditur jane me te vjeter se 45 vjeç.
Osteoartroza e Gjurit (Copyright i Imazhit: C. Lynm)

sabato 24 settembre 2011

Si i Shkaterrojne Linfocitet T Patogjenet ne Qelizat e Trupit


Kemi te bejme me nje proces shume me te nderlikuar nga se mendohej me pare.
Kur receptoret e qelizave T lidhen me nje antigjen te nje agjenti patogjen te mundshem, ato fillojne nje lidhje te nderlikuar sinjalesh intraqelizore qe bejne qe nje ko-receptor i pranishem mbi siperfaqen e tyre, CD8, te lidhet me antigjenin duke shtuar keshtu efektin e lidhjes totale.

Pikat e Kontrollit te Mitozes : Proteina Ras

Ne  brendesi te qelizes ne mekanizmat e lajmetareve te dyte egziston nje molekule e quajtur Ras qe luan nje rol mjaft te rendesishem ne perçimin e zinxhirit te reaksioneve qe zhvillohen qe si perfundim kane aktivizimin e disa faktoreve te traskriptimit (proçes qe çon ne formimin e ARN lajmetar (eng. messenger RNA) qe pastaj do te perdoren si baze per te formuar proteinat) qe jane ne gjendje te futen ne berthame dhe te vene ne perdorim ADN per te dhene nje pergjigje te caktuar.

1 Gram Jete



Ne javen e tete te shtatzanise zhvillohet trupi dhe gjymtyret.: edhe syte mund te dallohen mire. Kjo date ben edhe ndarjen ndermjet fazes embrionale dhe asaj fetale: fetusi ne kete pike eshte ne gjendje te reagoje ndaj stimulimit rreth gojes duke tkurrur muskujt e qafes dhe duke tkurrur koken ngadale. Kjo do te thote qe muskujt kane fibra nervore: sistemi nervor ka filluar te funksionoje.

Struktura e ADN-s : Zinxhiret

Ne kete shkrim te trete te serise se struktures se ADN-s do te merremi me lidhjet e nukleotideve ndermjet zinxhireve dhe karakteristika te tjera te ketyre zinxhireve. 


Lidhjet Ndermjet Nukleotideve te Zinxhireve te Ndryshem
 

Shtatzania - Ndjekja e Saj - Pjesa 1

Vizita e pare prenatale duhet te kryhet para fekondimit, per ti lejuar mjekut te indentifikoje semundje te mundshme; te keshilloje pacienten te beje kujdes mbi perdorimin e duhanit, drogat e ndryshme, alkolin dhe substanca te tjera; te verifikoje gjendjen klinike te pacientes. Duhet te shpjegohen masat higjenike si nje diete e sakte, ushtrimet fizike dhe intervali nga nje shtatzani ne nje tjeter dhe nese eshte e nevojshme pacientja duhet te drejtohet ne strukturat e duhura te specializuara.

sabato 17 settembre 2011

6.205.000

6.205.000 here eshte afersisht numri i perpelitjeve te syreve gjate 1 viti.

Trajtimi i Stenotrophomonas Maltophilia

Ky bacil gram negativ aerobik eshte nje mikroorganizem oportunist qe mund te shkaktoje infeksione spitalore te rrugeve urinare dhe te frymemarrjes si dhe infeksione ne gjak. Faktoret e rrezikut per infeksion jane qendrimi ne terapi intensive, kateter venoz qendror, kancere te gjakut, ekspozimi ndaj antibiotikeve me veprim te gjere dhe fibroza cistike.

Nje Markator per Semundjen e Creutzfeldt-Jakob


Metoda bazohet ne matjen e nivelit te transferrines ne lengun cerebrospinal.

Eshte gjetur biomarkatori i  pare specifik per semundjen sporadike te Creutzfeldt-Jakob (sCJD) - varianti njerezor i semundjes se lopes se çmendur. Ky markator eshte zbuluar nga Case Western Reserve University.

Si Merret Toksoplazmoza?

Toksoplazmoza eshte nje infeksion qe merret kur futesh ne kontakt me Toxoplasma gondii, nje organizem njeqelizor parazit tek njeriu dhe tek kafshe te tjere me gjak te ngrohte. Por, Toxoplasma gondii mund te prodhoje ovociste vetem tek zorret e maces. Ovocistet jane qeliza veze shume rezistente qe leshohen ne ambiente me ane te jashtqitjeve dhe paraqesin agjentin infektues te toksoplazmozes.

Obeziteti

Obeziteti eshte nje problem mjekesor. Personat qe jane mbipeshe ose obeze (mbipeshe e grades se rende) kane me teper mundesi per te zhvilluar probleme me shendetin se sa personat qe kane nje peshe te shendetshme. Te marresh kalori (matje energjie te ushqimit ose pijeve) me teper se sa kerkon trupi rezulton ne shtim peshe. Sasite e medha, ushqimet me vlera te ulta ushqyese, dhe nje stil jete inaktive jane faktore qe çojne ne obezitet.

venerdì 16 settembre 2011

Nje Ilaç Premtues Kunder Melanomes


Kur leflunomine jepet ne kombinim me PLX4720 , efikasiteti rritet afersisht deri ne bllokimin e plote te rritjes se tumorit.

Disa Detaje mbi Membranat Qelizore

Qeliza ndahet nga ambienti qe e rrethon me ane te nje membrane qe eshte e perbere nga nje shtrese e dyfishte acidesh dhjamore (lipide). Nese  shohim me kujdes strukturen e saj si dhe menyren si jane vendosur acidet dhjamore,  do te verejme nje perputhje te karakteristikave te perberesve te membranes si dhe te perberesve te ambientit : ne membrane kokat e acideve dhjamore jane hidrofile, domethene te ngarkuara dhe nuk jane neutrale kurse bishtat e tyre jane hidrofobe domethene jane neutrale dhe nuk bashkeveprojne me ujin.

giovedì 8 settembre 2011

Nje Mjek ne Barrele

Shkrimi i paraqitur me poshte eshte shkeputur nga  faqja "Peisazhe te Fjales" dhe titullohet "Nje Mjek ne Barrele":

Sapo lexova ne Shekulli qe ministri i Shendetesise Petrit Vasili paska bere nje aksident me makine, ku eshte plagosur, por jo rende.Me erdhi keq, sepse e njoh madje e kam pasur shok vite me pare, kur ishim te dy shoke gjimnazi; dhe me pas, kur kemi qene bashke gjate zborit tremujor te Rrapi i Trishit.

Shtatzania dhe Semundja e Hodgkin

Si duhet te trajtohen pacientet shtatzene me semundjen e Hodgkin?
Per pacientet shtatzene me linfomen e Hodgkin ne fazat e hershme dhe qe jane asimptomatike, trajtimi mund te vonohet deri ne lindje.

Gastriti

Kur mukoza gastrike ekspozohet ndaj nje agjenti demtues te cilesdo natyre kemi si pasoje nje demtim te qelizave epiteliale dhe me pas nje rigjenerim te qelizave te demtuara. Emertimi "gastrit" perdoret per te pershkruajtur nje demtim ne nivelin e mukozes gastrike me pjesemarrje te qelizave inflamatore. Gjithsesi, nje demtim i qelizave epiteliale te mukozes gastrike nuk shoqerohet gjithmone me pranine e inflamacionit.

Si Funksionojne Kanalet Jonike?


Kanalet jonike jane te formuar nga nennjesi proteinash qe perbejne "porin" ujor ne membranen plazmatike qe u lejon joneve (Na+ , K+ , Ca++, Cl-, etj) te kalojne nga zona e jashtme drejt zones se brendshme te qelizes (dhe anasjelltas) duke ndjekur rrjedhen e tyre elektrokimike (qe merr parasysh si perqendrimet edhe ngarkesat e joneve ne te dy anet e membranes).

D-Dimeri dhe Embolia Pulmonare

Ne pacientet me stabilitet hemodinamik, diagnoza e embolise pulmonare duhet te ndjeke nje protokoll diagnostik qe perfshin matjen e mundesise klinike per emboline, matjen e D-dimerit, dhe (nese eshte e nevojshme) tomografi te kompjuterizuar ose shintigrafi ventilatore-perfuzionale. D-dimerit ka vlere te limituar ne pacientet me mundesi te larte klinike per emboli pulmonare. Specificiteti i nje niveli te larte te D-dimerit eshte e ulet tek pacientet me kancer, femrat shtatzene dhe ne paciente te moshuar dhe te shtruar ne spital. Pjesa me e madhe e pacienteve te shtruar ne spital, nuk duhet te kryejne matje te D-dimerit nese dyshohet per nje emboli pulmonare.

martedì 6 settembre 2011

Konsumimi i Alkolit si Shkak i Cirrozes

Ndikimi i alkoolit ne shfaqjen e cirrozes, pasojat qe sjell alkooli dhe shenjat e cirrozes jane disa nga argumentet qe do te shpjegoje sot mjekja gastro-hepatologe Albana Duni. Nderkohe, ajo jep edhe keshilla se si duhet te trajtohet ky problem ne menyre qe te shmangen komplikacionet.


Sa ndikon alkooli ne shfaqjen e cirrozes?
 
Melcia me Cirroze

Vaskulitet ANCA - Pozitive


Vaskuliti ANCA (eng. Antineutrophil cytoplasmic antibody)  pozitiv, qe perfshin granulomatozen e Wegener-it dhe poliangjitin mikroskopik, eshte nje sindrome autoimune qe godet shume organe qe karakterizohet nga vaskuliti qe godet kryesisht enet e gjakut mikroskopike dhe paraqet autoantitrupa kunder antigjeneve citoplazmike te neutrofileve.

Dabigatran apo Warfarin per Fibrilacionin Atrial?

Warfarin ka nje histori te gjate suksesi ne parandalimin e tromboembolise ne pacientet me fibrilacion atrial (FA) dhe ne trajtimin e trombozes venoze te thelle dhe embolise pulmonare; ilaçi gjithashtu perdoret per parandalimin e mpiksjes se gjakut ne arterie dhe vena dhe per trajtimin e disa semundjeve te tjera ( per shembull sindroma e antitrupave antikardiolipine). Gjithsesi, warfarin kerkon monitorim te shpeshte te INR (International Normalized Ratio) dhe rregullimit te dozes; edhe me mundimet me te medha, pacientet qe marrin warfarin kane vlera INR qe jane jashte dritares se ngushte terapeutike.

Meningjiti

Meningjiti (infeksion i mbuleses se trurit dhe palces kurrizore) eshte nje semundje e rende. Meningjiti mund te ndodhe tek te rriturit, femijet dhe te sapolindurit, dhe mund te shkaktohet nga viruse, bakterie, fungi dhe parazite. Meningjiti bakterial mund te jete vdekjeprures ose mund te shkaktoje demtime te renda, sidomos nese diagnoza e meningjitit bakterial vonohet, por mund te trajtohet, sidomos nese diagnostikohet ne fazat e hershme te semundjes.

sabato 3 settembre 2011

Teknikat e Reja per Zbulimin e Kancerit te Mushkerive

Duke qene se rreth 90% e te gjithe rasteve te kancereve te mushkerive shkaktohen nga duhani por vetem 10 deri ne 15% e duhanpiresve zhvillojne kete semundje, kerkuesit jane duke zhvilluar teknika te reja dhe te ndjeshme per gjetjen sa me te mire te individeve qe jane me rrezik te larte per kancer. Testet mund te ndihmojne gjithashtu te gjejne ata individe jo duhanpires qe kane rrezik te larte edhe per shkak te faktoreve te tjere te rrezikut siç mund te jete trashegimia. 

Guret ne Temth

Guret ne temth sjellin shume komplikacione te renda per shendetin. E rendesishme eshte qe ato te trajtohen ne menyre profesionale. Keshtu shprehet Dr. Edlira Ibra, mjeke gastrohepatologe, ne lidhje me guret ne temth.
Sot, ajo shpjegon komplikacionet dhe menyren se si duhet te trajtohet kjo semundje.


venerdì 2 settembre 2011

Insuficienca Renale Akute

Insuficienca renale ndodh kur veshkat nuk jane ne gjendje te bejne punen e tyre: te pastrojne gjakun nga papastertite, te ndihmojne ne rregullimin e presionit te gjakut, te rregullojne ekuilibrin e lengjeve dhe kriperave ne trup. Kur gjaku kakon neper veshka, ai pastrohet dhe papastertite largohen me ane te urines per ne fshikez. Kur prishet ky funksion i veshkave, ndodh nje insuficience renale akute (e shpejte) ose kronike (zhvillohet ne menyre graduale). Me insuficience renale akute, funksioni i veshkave mund te kthehet ne normalitet nese shkaku i insuficiences zbulohet dhe trajtohet ne menyre te sakte.