venerdì 30 settembre 2011

Ace - Bllokuesit Kunder Rrezikut per Insuficience Renale


Nje Ace-bllokues (eng. Angiotensin Converting Enzyme Inhibitor) ul rrezikun per perparimin drejt fazes terminale te insuficiences renale ne te gjitha kategorite e peshave, por efekti eshte me i madh tek pacientet obeze.


Sot obeziteti konsiderohet shkaku me i zakonshem i insuficiences renale kronike, aq sa rreziku per ta pasur eshte i trefishuar ne pacientet me obezitet te lehte (Treguesi i Mases Trupore, BMI ndermjet 30-35 kg/m2) dhe deri ne shtate here me i larte ne ata me obezitet te rende (BMI > 40 kg/m2).

Megjithse ekziston kjo frekuence e semundjes renale kronike ne lidhje me obezitetin, kerkimet specifike mbi ilaçe qe mund te ulin dhe/ose te parandalojne demin renal tek obezet jane akoma te pakte. Nje studim i kryer ne Institutin e biomjekesise dhe imunologjise molekulare te CNR (Ibim-CNR)  ne bashkepunim me Institutin Mario Negri te Bergamos dhe i publikuar ne Journal of American Society of Nephrology tregon qe nje mundesi per te ulur rrezikun per te perparuar drejt ketij nderlikimi te rende mund te vije nga Ace-bllokuesit.

Studimi ka marre ne konsiderate ne menyre te veçante rolin e Ramipril, nje bllokues i enzimes qe rregullon sintezen e hormonit angjotensina II (eng. Angiotensin Converting Enzyme , ACE), prodhuar ne sasi te medha nga veshka por edhe nga arteriet dhe nga zemra, qe eshte themelor per kontrollin e tonit vaskular dhe qarkullimit renal.

"Nivele te larta te angjotensines II mund te shkaktojne nje rritje te presionit arterioz dhe, njekohesisht, nje rritje te presionit te filtrimit te glomeruleve renale, nje perberes delikat dhe themelor i veshkave", shpjegon Carmine Zoccali i Ibim-CNR.

Kerkimi ka analizuar te dhenat e nje studimi te meparshem te randomizuar, placebo-kontroll, qe kishte analizuar efektet e Ramipril ne 337 paciente te rritur nga te dy gjinite, me semundje renale proteinore (domethene prani e proteinave ne urina) qe nuk kishin te benin me diabetin. Shpejtesia e perparimit te ketyre semundjeve dhe efekti i Ramipril u krahasuan ndermjet pacienteve obeze ose mbipeshe dhe atyre me peshe normale.

"Nga kerkimi doli qe Ramipril ka ulur shume rrezikun per perparim drejt fazes terminale te insuficiences renale ne te tre kategorite e peshes (peshe normale, mbipeshe dhe obeze) por sasia e uljes se rrezikut ishte me e larte tek pacientet obeze, rreth 86% krahasuar me 45% ne ata me peshe normale", thote Zoccali. "Ky vezhgim eshte i rendesishem sepse, ne pacientet e trajtuar me placebo, obezet ishin kategoria me me rrezik per te zhvilluar nefropati ne faze te fundit, me nje rrezik me shume se dyfish per te perfunduar ne dialize krahasuar me ato me peshe normale".

Akoma duhet te dimostrohet, perfundon Zoccali, "nese Ace-bllokuesit si Ramipril kane te njejtin efekt pozitiv edhe ne pacientet me nivele me te uleta te proteinurias ose ne mungese te plote te saj, nderkohe qe presim rezultatet e kerkimeve te studimeve te kryera ne paciente te etnive te tjera. Eshte e demostruar qe perdorimi i Ramipril dhe, mundesisht, i Ace-bllokuesve te tjere eshte ne gjendje te ule jo vetem presionin e gjakut por edhe te korrigjoje rritjen e presionit te filtrimit ne nivel glomerular, duke qene keshtu i dobishem ne vonimin e perparimit te semundjes renale ne paciente obeze.

Le Scienze 31 Maj 2011