giovedì 8 settembre 2011

D-Dimeri dhe Embolia Pulmonare

Ne pacientet me stabilitet hemodinamik, diagnoza e embolise pulmonare duhet te ndjeke nje protokoll diagnostik qe perfshin matjen e mundesise klinike per emboline, matjen e D-dimerit, dhe (nese eshte e nevojshme) tomografi te kompjuterizuar ose shintigrafi ventilatore-perfuzionale. D-dimerit ka vlere te limituar ne pacientet me mundesi te larte klinike per emboli pulmonare. Specificiteti i nje niveli te larte te D-dimerit eshte e ulet tek pacientet me kancer, femrat shtatzene dhe ne paciente te moshuar dhe te shtruar ne spital. Pjesa me e madhe e pacienteve te shtruar ne spital, nuk duhet te kryejne matje te D-dimerit nese dyshohet per nje emboli pulmonare.

Kohegjatesia e terapise antikoagulante duhet te bazohet ne rrezikun e perseritjes pas ndalimit te antagonisteve te vitamines K, rrezikun e gjakderdhjes gjate periudhes qe merr trajtimin (si efekt anesor) , dhe preferences se pacientit. Ne pacientet me emboli pulmonare si pasoje e nje faktori rreziku te perkohshem (qe mund te zhduket me kalimin e kohes), terapia me antagoniste te vitamines K duhet te jepet per 3 muaj. Pacientet me emboli pulmonare pa motiv, ne ata me kancer dhe ata me emboli pulmonare pa motiv qe perseritet jane kandidate per nje terapi antikoagulante per nje kohe pa kufi dhe verifikime te here pas hershme te raportit rrezik-dobi.

Pacientet e paqendrueshem nga pikepamja hemodinamike jane kandidate per nje terapi me agresive si ajo farmakologjike ose trombolize mekanike. Trombektomia mekanike perkutane (copezim i trombozes dhe thithje) dhe embolektomia kirurgjikale duhet te ruhen per pacientet me rrezik te larte dhe kundraindikacione absolute per terapine trombolitike ose ne ata ku terapia trombolitike nuk ka sjelle permiresim te gjendjes hemodinamike ose si alternative per embolektomine kirurgjikale nese nuk eshte e mundur nje nderhyrje e menjehershme.

NEJM Korrik 2010


Per me teper: 
G. Agnelli, C. Becattini. Acute Pulmonary Embolism. N Engl J Med 2010; 363:266-274 [Link] (Per artikullin e plote, mund te nevojitet regjistrimi)

"Kurre, kurre, kurre mos u dorezo"
(Winston Churchill)