venerdì 16 settembre 2011

Disa Detaje mbi Membranat Qelizore

Qeliza ndahet nga ambienti qe e rrethon me ane te nje membrane qe eshte e perbere nga nje shtrese e dyfishte acidesh dhjamore (lipide). Nese  shohim me kujdes strukturen e saj si dhe menyren si jane vendosur acidet dhjamore,  do te verejme nje perputhje te karakteristikave te perberesve te membranes si dhe te perberesve te ambientit : ne membrane kokat e acideve dhjamore jane hidrofile, domethene te ngarkuara dhe nuk jane neutrale kurse bishtat e tyre jane hidrofobe domethene jane neutrale dhe nuk bashkeveprojne me ujin.
Struktura  e membranes eshte e atille qe kenaq te dyja keto karakteristika qe kane acidet dhjamore : kokat idrofile jane te drejtuara nga ambienti i jashtem si dhe nga citoplazma (lengu i brendshem qelizor) dhe jane ne gjendje te veprojne me lengjet qe bien ne kontakt kurse bishtat hidrofobe jane te futur ne brendesi te dy shtresave keshtu qe nuk veprojne me ujin ose me lengjet qe normalisht do te çonin ne nje destabilizim te membranes nese do te vinin ne kontakt me njeri thjetrin. Eksperimente  te ndryshme kane vertetuar qe kjo eshte e vetmja forme e qendrueshme.

Por membrana nuk eshte e formuar plotesisht vetem nga acidet dhjamore. Ne te jane futur edhe struktura te tjera siç jane proteinat qe ne disa raste i kalojne plotesisht te dy shtresat dhe rifuten ne brendesi.Ketu mund te permendim rastin e receptoreve G qe kalojne 7 here dyshtresat duke formuar nje kanal qe sherben per funksionet me te rendesishme te qelizes per sa i perket kontakteve me boten e jashtme. Proteinat  pra formojne ato qe quajme receptore por edhe ato qe quhen kanale ose pompa jonike. Kanalet  dhe pompat jonike kane  si funksion te mbajne nje perqendrim te sakte te joneve ne te dy anet e membranes sepse nje anomali ne perqendrim do te çonte ne pasoja katastrofike per qelizen duke çuar edhe ne vdekjen e saj nese nuk rregullohet ky perqendrim. Duhet  te kujtoj edhe faktin qe ndryshime te perqendrimeve te joneve çojne  dhe ne levizje te masave te ujit qe mund te çojne ne plasje te qelizes si pasoje e  rritjes se perqendrimit te tij ne brendesi.

Normalisht  kanalet jonike nuk kane nevoje per energji per te ushtruar funksionet e tyre. Domethene qe keto perdorin ate qe quhet gradient i perqendrimit : Nese jashte ka me shume jone se brenda dhe nese qeliza e lejon do te kete nje levizje nga jashte per brenda sepse kjo eshte e favorshme edhe nga ana energjitike.
Pompat jonike kane nevoje per energji sepse veprojne kunder nje gradienti perqendrimi pra jane te pa favorizuar nga ana energjitike.

Ekzistojne 2 lloj pompash : jane ato qe energjine e vet e marrin nga shkaterrimi i substancave si ATP (adenozin trifosfati)  qe leshojne energji  (ky quhet trasport aktiv i tipit I) si dhe ato qe e marrin energjine e nevojshme duke trasportuar njekohesisht  nje substance sipas nje gradienti perqendrimi te favorshem (trasport aktiv i tipit II).

Rasti  me i mire per te permendur eshte ai qe ndodh me jonet K+ dhe Na+ qe here pas here shkembehen njeri me tjetrin duke qene se Na+ kemi me shume jashte se brenda kurse K+ kemi me shume brenda se jashte. Ketu  nje pompe Na-K perdor ATP dhe shkemben 3 jone Na+ qe i nxjerr jashte  me dy jone K+ qe i fut brenda (ATP sherben sepse eshte mekanizem kunder gradientit te perqendrimit).
Na+ qe del tani sherben si nje burim energjie per te futur brenda molekula glukoze qe normalisht nuk futet brenda ne menyre te thjeshte pa u perdor nje burim energjie.

Ne  siperfaqe te qelizave jane shume proteina qe funksionojne si receptore qe kapin sinjale te ndryshme te derguara nga qeliza te tjera dhe qe jane ne gjendje te çojne ne nje modifikim te qelizes vete : hormonet lidhen tek receptoret, ilaçet lidhen tek receptoret, viruset lidhen tek receptoret, sinjale nga qelizat prane lidhen tek receptoret, etj. Pra nje receptor sherben si pike lidhje nga ku pastaj do te fillojne nje seri modifikimesh qe do te perfundojne me nje rritje te shprehimitetit te gjeneve ne brendesi te berthames. Por per te mberritur deri tek berthama eshte shume larg. Ne kete pike futen ne perdorim ato qe quhen lajmetaret e dyte!