giovedì 8 settembre 2011

Gastriti

Kur mukoza gastrike ekspozohet ndaj nje agjenti demtues te cilesdo natyre kemi si pasoje nje demtim te qelizave epiteliale dhe me pas nje rigjenerim te qelizave te demtuara. Emertimi "gastrit" perdoret per te pershkruajtur nje demtim ne nivelin e mukozes gastrike me pjesemarrje te qelizave inflamatore. Gjithsesi, nje demtim i qelizave epiteliale te mukozes gastrike nuk shoqerohet gjithmone me pranine e inflamacionit.
Ky dallim ka sjelle mjaft ngaterresa, duke qene se emertimi gastrit perdorej ne te shkuaren , dhe ndoshta edhe sot, ne menyre jo te duhur, per shembull per te pershkruajtur karakteristika endoskopike ose radiologjike te mukozes gastrike ose edhe nje situate bezdie te epigastrit, me shume se sa gjetje specifike histologjike. Prandaj, perdoret emertimi "gastropati" per te treguar situata demtimi te qelizave epiteliale dhe rigjenerim qelizor ne mungese te infiltratit inflamator. Shkaqet, historia natyrore dhe pasojat terapeutike i dallojne gastritet nga gastropatite.

- Gastropatia eshte zakonisht e shkaktuar nga agjente irritues si per shembull ilaçe (siç jane ilaçet antiinflamatore jo steroide, 'FANS' si aspirina), alkoli, refluksi biliar, por mund te vije edhe si pasoje e hipovolemise dhe kongjestionit kronik.
- Gastriti, ne me te shumten e rasteve, shkaktohet nga nje infeksion i Helikobakter pilorit (Hp). Nje rendesi me te vogel marrin gastriti autoimunitar dhe reaksionet e hipersensibilitetit.

Motivi pse disa paciente me gastrit nga Hp zhvillojne demtime te formes peptike, ose kane nje rrezik me te madh per te zhvilluar neoplazi, nuk dihet plotesisht. Por vihet re qe ka disa faktore qe kane nje rendesi vendimtare ne rezultatet e infeksionit. Perveç faktoreve individual te tipit gjenetik dhe disa qe kane lidhje me bakterin, me i rendesishmi eshte lloji i gastritit qe paraqitet histologjikisht.

KLASIFIKIMI HISTOLOGJIK I GASTRITIT
Ndahet kryesisht ne 2 tipe kryesore qe mund ti pershkruajme shkurtimisht si:
- Gastriti kronik siperfaqesor
Nje e dhene qe duhet te jete gjithmone i pranishem ne analizen histologjike dhe qe duhet kerkuar ne menyre te detajuar eshte prania e aktivitetit te gastritit, qe do te thote prania e inflamacionit dhe qelizave inflamatore si neutrofilet, i shoqeruar me nje infiltrat linfo-monocitar. Ai tregon pranine e infeksionit nga Hp edhe kur nuk arrihet te shihet bakteri ne copen histologjike. Prania e nje infiltrati vetem linfo-monocitar tregon per nje gastrit kronik ne faze joaktive.

-Gastrit kronik atrofik
Kur flitet per gastrit kronik atrofik nuk mund te dallojne zone te shperndarjes se atrofise. Per gastrit atrofik kuptojme uljen ose zhdukjen e gjendrrave gastrike oksintike ose pilorike dhe zevendesimin e tyre nga epiteli i tipit intestinal (metaplazi intestinale) ose pilorike (metaplazi pseudopilorike) ku kjo e fundit gjendjet vetem ne trup te stomakut.

SIMPTOMAT E GASTRITIT
Manifestimet klinike te gastritit kronik nga Hp zakonisht jane te dobeta me simptoma. Ne fakt, gastriti kronik, si ai siperfaqesor edhe ai atrofik, vetem antral ose i zgjeruar ne korpus/fundus te stomakut, eshte i heshtur ne pjesen me te madhe te rasteve. Ne 20-30% te individeve mund te paraqitet me nje sindrome dispeptike, qe do te thote me shqetesime si dhimbje ne epigaster qe shpeshhere zhduket me ngrenien e ushqimit dhe mund te shfaqet ne kohe agjerimi (ne forme ulçeroze) ose nje bezdi e lokalizuar ne epigaster e karakterizuar nga nje ndjesi nbushje pas ushqimi, ngopje te hershme, fryrje te barkut. Shqetesimet e fundit qe vijne si pasoje e ndryshimeve funksionale te aktivitetit motor gastrik dhe qe jane te pranishme ne 25% te popullsise, nuk jane specifike per gastritin. Ne fakt, ne 40% te pacienteve me dispepsi eshte gjetur nje gastrit ne lidhje me Hp. Nga ana tjeter, trajtimi i gastritit, qe do te thote zhdukja e Hp , shkakton zhdukjen e simptomave dispeptike vetem ne rreth 20-30% te rasteve.

SHENJAT E GASTRITIT
Gastriti kronik nga Hp mund te shfaqet me anemi qe zakonisht nuk ka lidhje me probleme te tretjes. Anemia, si shenje e gastritit kronik, mund te jete ose makrocitike, si pasoje e mungeses se vitamines B12 ose mikrocitike si pasoje e mungeses se hekurit. Ne te dy rastet, gastriti kronik eshte shtrire ne korpus-it dhe fundus-in e stomakut, dhe infiltrati inflamator ka interesuar gjendrrat sekretive.

Anemia makrocitike nga mungesa e vitamines B12
Thithja e vitamines B12 (kobalamines) nga ushqimet eshte nje proces mjaft i nderlikuar. Kobalamina lidhet me proteinat e ushqimeve dhe leshohet nen veprimin e acidit kloridrik qe prodhohet nga stomaku ose me sakte nga qelizat parietale te mukozes oksantike. Kobalamina e lire lidhet me proteinat e peshtymes R , duke qene se ne nje ambient acid ka nje afinitet me larte per keto proteina se sa per faktorin intrinsek, edhe ky i prodhuar nga qelizat parietale. Ne zorren e holle proksimale, enzimat pankreatike shkaterrojne proteinat R dhe kobalamina e lire, lidhet me faktorin intrinsek dhe pastaj transportohet ne zonen e ileo distale ku lidhet me receptoret specifik per thithjen.

Nje semundje e njohur qe ka te beje me mungesen e vitamines B12 eshte anemia pernicioze qe vjen si pasoje e gastritit kronik atrofik. Atrofia e mukozes oksintike shkakton nje ulje te numrit te qelizave parietale dhe atyre kryesore. Ulja e qelizave parietale shkakton nje ulje te sekrecioneve acide gastrike. Tek njerezit qelizat parietale jane pergjegjese per sekrecionin e faktorit intrinsek. Ne format e atrofive te avancuara, zhdukja e qelizave parietale shkakton nje keqthithje te ketij elementi dhe mungesa eshte pergjegjese per modifikimet hematologjike dhe neurologjike tipike te anemise pernicioze.

Anemia mikrocitike nga mungesa e hekurit
Nderkohe qe dihet mire roli qe ka aparati tretes dhe sidomos stomaku si zone e gjakderdhjes dhe si pasoje, e nje anemie sideropenike, shume me pak njihet roli qe luan mukoza gastrike e korpus/fundus-it te stomakut ne mekanizmin e thithjes se hekurit.

Thithja e hekurit kryhet ne duodenum dhe ne digiuno proksimale (zona qe ndjek duodenumin) dhe ndikohet nga shume faktore dhe i pari nder to eshte lloji i hekurit. Ne diete, gjejme dy lloje hekuri: ai hematik, qe lidhet me proteinat dhe ai jo-hemik qe perdorin dy receptore te ndryshem mbi qelizat mukozale. Gjithsesi, hekuri mund te thithet nga qelizat vetem ne formen ferroze. Hekuri hemik, qe ndodhet tek mishi, paraqet vetem 5-10% te hekurit ne dietat perendimore. Hekuri jo-hemik eshte burimi kryesor i hekurit ne diete. Ai ndodhet tek drithrat, perime, sallata dhe fruta. Hekuri jo-hemik ne formen e tij ferrike (Fe+++) nuk mund te thithet sepse polimerizohet dhe bie ne fund. Sekrecionet acide gastrike kane rol themelor ne kete proces duke qene se acidi ndalon polimerizimin dhe ndalin lidhjen me proteinat. Gjithashtu nje pH acid lejon reduktimin e Fe+++ ne hekur ferroz (Fe++).

Promotori me i fuqishem i thithjes se hekurit jo-hemik eshte acidi askorbik, forma aktive e vitamines C. Ne fakt, acidi askorbik ne pH acid te stomakut, kthen hekurin ferrik ne ferroze dhe formon nje kelat me klorurin e hekurit ne menyre qe te mbaje elementin te tretshem ne pH alkalin te duodenumit. Rendesia e acidit askorbik ne kete proces eshte i tille sa te krahasohet me ate te faktorit intrinsek ne thithjen e vitamines B12. Prandaj, gastriti kronik nga Hp, si ai kronik siperfaqesor edhe ai atrofik, kur interesohet mukoza e korpus/fundus-it te stomakut, çon ne nje anemi sideropenike si shenje te vetme te prezantimit. Ne fakt, vihet re qe gastriti nga Hp:
- si pasoje e inflamacionit kronik con ne nje ulje te sekrecionit te acidit dhe si pasoje rritje te pH intragastrik
- ul acidin askorbik ne lengun gastrik, qe vjen pjeserisht si pasoje e transformimit ne acid dehidroaskorbik, forme joaktive, si pasoje e rritjes se pH intragastrik, dhe pjeserisht ngaqe perdoret per veprimin e tij si pastrues te radikaleve te lira qe prodhohet nga inflamacioni.
Prandaj, anemia sideropenike duhet te kihet parasysh si nje shenje e rendesishme e gastritit dhe gastriti kronik nga Hp duhet te merret parasysh.

DIAGNOZA
Duke qene se imazhet endoskopike mund te jene te ngjashme, analiza histologjike eshte themelore per te dalluar nje gastrit nga nje gastropati. Natyrisht, nje analize histologjike duhet te kete parasysh qe biopsite jo vetem te jene te shumta por edhe te marra nga zona te ndryshme te stomakut. Vleresimi i pranise se Hp duhet te jete pjese e analizes histologjike. Prania e nje infeksioni nga Hp mund te vleresohet edhe ne analiza te ndryshme si urea breath test dhe sierologjia.

TERAPIA
Terapia kryesore eshte ajo kunder bakterit dhe kjo duhet te marre nje rendesi te veçante duke qene se prania e bakterit ka lidhje edhe me rrezikun e zhvillimit te nje kanceri. Terapia e gastritit perfshin nje bllokues te pompes se protoneve bashke me dy antibiotike nder klaritromicines, metronidazolit dhe amoksicilines. Ekzistojne protokolle te ndryshme me kohezgjatje te ndryshme por ai me i perdoruri eshte terapia 1 javore me dy antibiotike. Ne raste te rralla perdoret edhe bismuthi ne terapi.