sabato 3 settembre 2011

Guret ne Temth

Guret ne temth sjellin shume komplikacione te renda per shendetin. E rendesishme eshte qe ato te trajtohen ne menyre profesionale. Keshtu shprehet Dr. Edlira Ibra, mjeke gastrohepatologe, ne lidhje me guret ne temth.
Sot, ajo shpjegon komplikacionet dhe menyren se si duhet te trajtohet kjo semundje.
Imazh Tomografie qe Tregon Gure ne Temth (Foto. MjekesiaSot)




Çfare komplikacionesh mund te sjellin guret ne temth?
Nderlikimet e mundshme te gureve ne temth jane kolecistiti akut qe perfaqeson infektimin akut te mureve te fshikezes se temthit. Komplikacione te tjera jane fryrja dhe tensionimi i fshikezes se temthit apo dhe bllokimi i hapesires se fshikezes se temthit me organet perreth tij.
Nderlikimet me serioze te gureve te temthit jane inflamacioni i gjendres se pankreasit dhe kanceri i fshikezes se temthit qe haset zakonisht ne te semuret mbi 60 vjeç dhe me gure te medhenj.

Çfare duhet bere ne rastet e ketyre krizave dhe si mjekohet semundja?
Mjekimi konsiston ne mjekimin e krizes (kolikes biliare) dhe ne mjekimin perfundimtar. Se pari, ne kontrollin e krizes ka rendesi menjanimi i plote i ushqyerjes nga goja, madje, dhe vendosja e sondes nazo-gastrike per te lehtesuar te vjellat. Terapia fillon me perdorimin nen gjuhe te trinitratit te glicerines. Nese dhimbja nuk qetesohet per 20-30 minuta, mund te perdoren antispastiket p.sh., sulfati i antropines, sulfati i papaverines, buskopani 3x1 amp, NO-SPA 1-2 amp me perdorim venoz. Dua te theksoj se ndalohet rreptesisht perdorimi i petidines dhe i morfines, pasi rrisin mundesine e shkaktimit te pankreatitit akut. Ne rast mbishtimi te infeksioneve perdoren antibiotiket me rruge muskulore, orale ose venoze.

Po sa i takon trajtimit mjekesor?
Ndersa trajtimi perfundimtar konsiston ne perdorimin e preparateve gureshkrires dhe heqjen kirurgjikale te fshikezes se temthit. Kriteri baze per perdorimin e preparateve gureshkrires jane perberja e gurit dhe madhesia e tij. Nga keto preparate perfitojne personat me gure nga kolesteroli, te paklasifikuara, dhe me permasa me te vegjel se 10 mm.

Ritmi i zvogelimit te permasave te gurit me mjekimin me keto ilaçe luhatet 0.6-0.7 mm/muaj. Ne rast se pas 6 muajsh guri nuk zhduket, mjekimi nderpritet, sepse nuk ka logjike vazhdimi i tij. Ne keto raste rekomandohen nderhyrjet kirurgjikale, sepse kane efektivitet te menjehershem te plote dhe perfundimtar.Perveç kesaj, zvogelojne mundesine per perseritjen e gureve, menjanon mundesine e nderlikimeve me organet fqinje dhe, se fundi, zhduk rrezikun per shfaqjen e kancerit te fshikezes se temthit.

Heqja e temthit behet nepermjet laparotomise: hapja e kavitetit abdominal dhe heqja e gureve bashke me fshikezen e temthit dhe laparoskopise ose siç njihet ndryshe sondes. Kjo eshte teknike e viteve te fundit, por qe nuk mund te realizohet ne pacientet qe kane bere nderhyrje te meparshme ne bark, apo ne ato qe guret jane nderlikuar me kolecistit akut (infeksion i fshikezes se temthit).

Shenjat
Pacienti shfaq dhimbje te menjehershme dhe shume te forta, qe mund te shoqerohen me te perziera, te vjella. Ne rast nderlikimesh me infeksion, dhimbja shoqerohet me temperature te larte, djerse dhe te dridhura. Jo rralle takohen format atipike te dhimbjes se infarkteve te miokardit, te ulçeres, apo dhe apendicitit. Ne nje pjese te mire te rasteve shfaqet me rendim ne stomak, si pas ngrenieve te bollshme te yndyrave, fryrje barku, te perziera dhe te vjella.

Shekulli Online Shkurt 2011.