martedì 27 settembre 2011

Hepatiti Akut


Cili eshte markeri me i besueshem per hepatitin B akut?

Markeri sierologjik me i besueshem per hepatitin B akut eshte antitrupi IgM ndaj antigjenit HBc (eng. Hepatitis B core). Ndonjehere , nje pacient me hepatit B te menjehershem (eng. fulminant) mund te jete negativ per HBsAg dhe antrupi ndaj HbsAg (antitrupi anti-HBs) do te shfaqet heret gjate infeksionit.


Kur duhet te dyshohet per
semundjen e Wilson?
Ne nje person ne moshe me te re se 40 dhe ka semundje te melçise, semundja e Wilson duhet gjithmone te konsiderohet ne diagnozat diferenciale. Ndonjehere pacienti mund te shfaqet me nje semundje qe i ngjan hepatitit akut dhe qe eshte i padallueshem nga hepatiti autoimun. Nje nivel normal i ceruloplazmines ne gjak nuk e perjashton diagnozen e hepatitit nga semundja e Wilson, dhe unazat e Kayser - Fleischer qe jane karakteristike, nuk jane te pranishme ne rreth 50% te pacienteve me interesim te melçise.

Si diagnostikohet nje hepatit autoimun?
Edhe pse fillimi zakonisht eshte i shpejte, me lodhje dhe hiperbilirubinemi, njihen edhe raste te nje prezantimi te menjehershem (fulminant) qe i ngjajne nje hepatiti akut viral. Nuk ka teste diagnostike specifike per hepatitin autoimun. Diagnoza kerkon perjashtimin e semundjeve te tjera kronike te melçise me karakteristika te ngjashme. Tek keto perfshihen, hepatiti kronik viral, semundje e melçise e shkaktuar nga ilaçe, semundje dhjamore joalkolike e melçise , semundja e Wilson, çirroza biliare primitive dhe kolangjiti sklerozant primitiv.

Cilet antitrupa jane karakteristik per hepatitin autoimun te tipit 1 dhe 2?
Antitrupat karakteristik per hepatitin autoimun te tipit 2 jane antitrupat anti muskul te bute (eng. anti-smooth muscle antibodies , ASMA) dhe ato anti-berthame (eng. anti-nuclear antibodies , ANA). Autoantitrupat si pANCA atipike, aktina, kromatina, receptori per asialoglikoproteinen dhe antigjeni i tretshem i melçise kane lidhje me hepatitin autoimun te tipit 1. Autoantitrupi karakteristik per hepatitin autoimun te tipit 2 eshte ALKM tipi 1 (eng. anti-liver-kidney microsomal type 1)

NEJM Dhjetor 2010

Per me teper lexoni rastin klinik
:
Lawrence S. Friedman, M.D., Michael S. Gee, M.D., Ph.D., and Joseph Misdraji, M.D..
Case 39-2010 — A 19-Year-Old Woman with Nausea, Jaundice, and Pruritus. N Engl J Med 2010; 363:2548-2557 [Link] (Artikulli eshte falas. Per ta lexuar kerkohet regjistrim ne faqen e revistes)