martedì 27 settembre 2011

Ikteri Skleral : Bilirubina Totale e Rritur


Ikteri Skleral shfaqet atehere kur niveli total i bilirubines kalon 3 mg per deciliter (51 mikromol/l). Shpeshhere vihet re nga te tjeret dhe jo nga pacienti. Mund te jete pasoje e rritje ose e bilirubines se palidhur (kryesisht nga hemoliza ose eritropoieza joefektive) ose bilirubina e lidhur si pasoje e nje semundje hepatoqelizore ose kolestatike. Shkaqet e ikterit skleral mund te perfshijne hepatitin viral, semundjet te rrugeve biliare, semundje e melçise nga alkolizmi dhe hepatitit autoimun.

Kolestaza ekstrahepatike
Kolestaza ekstrahepatike mund te jete pasoje e nje numri te madh çrregullimesh si koledokolitiazi, tumore , infeksione parazitare, kolangjiopati nga sindroma e imunodeficiences se fituar (infeksion nga HIV) dhe pankreatiti.

Cili antitrup specifik eshte me i rritur ne cirrozen biliare primitive?
Ne nje pacient qe paraqet te dhena laboratoristike kolestaze, nje titull antitrupi antimitokondrial me te madh se 1:40 mund te jete i mjaftueshem per diagnozen e cirrozes biliare primitive. Cirroza biliare primitive eshte nje gjendje klinike qe ndodh kryesisht ne grate e moshes se mesme, te rraces se bardhe dhe shkakton kruarje.

NEJM Qershor 2007