martedì 6 settembre 2011

Konsumimi i Alkolit si Shkak i Cirrozes

Ndikimi i alkoolit ne shfaqjen e cirrozes, pasojat qe sjell alkooli dhe shenjat e cirrozes jane disa nga argumentet qe do te shpjegoje sot mjekja gastro-hepatologe Albana Duni. Nderkohe, ajo jep edhe keshilla se si duhet te trajtohet ky problem ne menyre qe te shmangen komplikacionet.


Sa ndikon alkooli ne shfaqjen e cirrozes?
 
Melcia me Cirroze
 
Zhvillimi i cirrozes eshte direkt i lidhur me zgjatjen dhe sasine e konsumimit te alkoolit. Cirroza alkoolike zhvillohet tek nje burre, i cili konsumon mbi 300 gram alkool ne dite per 10-15 vjet dhe tek nje grua, e cila konsumon 200 gram alkool ne dite per 10-15 vjet. Nga statistikat eshte pare se nga 26000 njerez qe vdesin çdo vit nga cirroza te pakten 40% e tyre kane histori te abuzimit me alkoolin. Rol ne zhvillimin e cirrozes alkoolike kane dhe faktoret gjenetike.

Çfare pasojash sjell cirroza alkoolike?
Cirroza alkoolike sjell nje sere pasojash serioze per jeten e pacientit. Keshtu, se pari, sjell pamjaftueshmerine e qelizave te melçise duke çuar ne pakesimin e funksioneve qe kryen kjo qelize.Po ashtu ndikon ne shfaqjen e hipertensionit portal qe eshte rritja e presionit ne venen porta, pasoje e se ciles eshte shfaqja e variceve te ezofagut, stomakut dhe gastropatise hipertensive.Perveç ketyre sjell çrregullime hemodinamike me takikardi dhe hipotension arterial, asit (grumbullimi i ujit ne bark) qe vjen si pasoje e hipertensionit arterial, hemorragji digjestive qe mund te vije nga çarja e variceve te ezofagut dhe nga ulcera gastrike ose duodenale. Po ashtu mund te sjelle encefalopati hepatike qe karakterizohet nga stade te ndryshme te çrregullimeve neurologjike. Stadi i pare paraqitet me turbullime te ambientimit dhe me flapping tremor qe karakterizohet me levizje, mbledhje, shtrirje dhe shtrengimi te dores.

Ne stadin e dyte, me i shprehur eshte konfuzioni dhe ne stadin e trete i semuri mund te bie ne koma. Po ashtu ne rastet e cirrozes alkoolike mund te shfaqen shpesh infeksionet bakterore, pasi jane demtuar mekanizmat mbrojtes antibakteriale. Po ashtu mund te shfaqet hiperglicemi e moderuar per shkak te rezistences insulinike periferike. Perveç pasojave qe permendem me lart mund te shfaqet karcinoma hepatoqelizore, pra kanceri i melçise, i cili zhvillohet ne 10% te pacienteve me modelin makronodular te cirrozes alkoolike.

Si eshte ecuria e semundjes?
Mund te themi qe cirroza alkoolike ka nje prognoze me te mire ne qofte se te semuret heqin dore nga alkooli.

Po demi qe shkaktohet ne melçi?
Abuzimi me alkoolin behet shkak per shfaqjen e problemeve serioze me melçine. Nga statistikat boterore rezulton se 80% e personave qe konsumojne alkool zhvillojne steatoze (dhjamosje e melçise), 10-35% zhvillojne hepatit alkoolik dhe 10% zhvillojne cirroze alkoolike.


Shenjat
Pacienti i prekur prej cirrozes nga alkooli mund te shfaq:
- dobesi dhe lodhje
- humbje te oreksit
- humbje te peshes
- humbje te mases muskulare dhe krampe (ngerç) muskulare
- ikter ose zverdhje te syve dhe te lekures
- enjtje te kembeve
- ascit ose fryrje e barkut nga grumbullimi i ujit ne te
- te perziera dhe te vjella
- humbje te qimeve te trupit dhe te aftesise seksuale tek burrat
- rritje te qimeve ne fytyre, ze te thelle, çrregullime menstruale tek grate.
Perdorimi i demshem i alkoolit eshte nje nga faktoret kryesore qe kontribuon ne shtimin e numrit te vdekjeve te parakohshme dhe semundjeve te shmangshme ne te gjithe boten dhe ka impaktin me te madh ne shendetin publik.


Megjithese ka ndryshime tek modelet dhe konteksti i alkoolpirjes ne nivele rajonale, nacionale dhe lokale, ne vitin 2002 perdorimi i demshem i alkoolit eshte vleresuar si shkak i rreth 2.3 milione vdekjeve te parakohshme ne te gjithe boten (3.7 % e vdekshmerise globale) dhe eshte pergjegjes i 4.4% te numrit te semundshmerise globale edhe pasi jane marre ne konsiderate efektet mbrojtese te alkoolpirjes se moderuar ne semundshmerine dhe vdekshmerine.

Burimi i informacionit : Gazeta Shekulli Online Mars 2011.