martedì 6 settembre 2011

Meningjiti

Meningjiti (infeksion i mbuleses se trurit dhe palces kurrizore) eshte nje semundje e rende. Meningjiti mund te ndodhe tek te rriturit, femijet dhe te sapolindurit, dhe mund te shkaktohet nga viruse, bakterie, fungi dhe parazite. Meningjiti bakterial mund te jete vdekjeprures ose mund te shkaktoje demtime te renda, sidomos nese diagnoza e meningjitit bakterial vonohet, por mund te trajtohet, sidomos nese diagnostikohet ne fazat e hershme te semundjes.
Llojet me te zakonshme te bakterieve qe mund te shkaktojne meningjit jane Neisseria meningitidis (gjithashtu i njohur si meningokoku) dhe Streptococcus pneumoniae (pneumokoku). Keto bakterie jane shume ngjites, perhapen shpejt, dhe mund te jene vdekjeprures. Shtepite e kures, konviktet e shkollat jane shpesh vendet ku fillon shperndarja e meningjitit. Ka vaksina per disa bakterie dhe mund te jene te dobishme per te ndalur shperndarjen e meningjitit ngjites.


SHENJAT DHE SIMPTOMAT E MENINGJITIT
- Qafa e ngurte
- Temperature
- Dhimbje koke
- Nje rash kutan ngjyre vjollce ose e kuqe qe nuk ndryshon ngjyre kur shtypim mbi te
- Keputje dhe gjendje gjumi
- Kriza epileptike
- Irritim dhe letargji – tek te sapolindurit, bashke me te ushqyerit e paket, mund te jene te vetmet simptoma te meningjitit
- Nje semundje si forme gripi e koheve te fundit ose nje infeksion ne vesh ose ne sinuset mund te paraprije meningjitin

DIAGNOSTIKIMI DHE TESTIMI
- Pyetje rreth historise se semundjes dhe ekzaminimi fizik ndihmojne per te vertetuar nese  mundesisht kemi te bejme me meningjit.
- Punktura lombare (marrje e lengut cerebrospinal [LCS]) eshte testi kryesor per meningjitin dhe eshte i rendesishem per te dalluar nje shkak viral nga nje bakterial. Nje gjilpere e vogel futet ne pjesen e ulet te kurrizit dhe merret nje sasi e vogel LCS. LCS mund te tregoje pranine e bakterieve , qe do te thote infeksion bakterial. Qelizat e bardha te gjakut ne LCS mund te jene prej meningjitit bacterial, viral (ne kete rast nuk shihen bakterie), ose meningjiti fungin. LCS analizohet ne laborator nese ka rritje organizmash dhe identifikimin e tyre.
- Analizat e gjakut mund te tregojne nje rritje te qelizave te bardha te gjakut, qe do te thote se kemi infeksion. Ne varesi te situates mjeku juaj mund tu sugjeroje te kryeni analiza te tjera.

TRAJTIMI
Nese dyshohet per meningjit bakterial ne baze te  rezultateve nga punktura lombare, eshte e nevojshme menjehere terapi antibiotike. Antibiotike do te jepen ne rruge intravenose (me ane te nje vene hidhen direkt ne qarkullim) ne menyre qe te kalojne ne LCS qe rrethon palcen kurrizore dhe trurin.
Mund te jene te nevojshme edhe ilaçe te tjere si ato qe ulin temperaturen. Ne raste meningiti qe jane serioze, mund te jete e nevojshme shtrimi ne terapi intensive (ku ka nje nivel me te larte sherbimi, perfshire ventilatore).

JAMA. 2007;297(1):122

[Informacionet e paraqitura jane te pershtatshme per shumicen e rasteve por nuk mund te zevendesojne kurre nje diagnoze mjekesore dhe kurrsesi nuk duhet te behen shkas per te ndermarre nje iniciative vetjake per te filluar nje terapi ose nderhyrje . Per nje informacion me te plote mbi gjendjen tuaj shendetsore , ju keshillojme ti drejtoheni mjekut tuaj. Kete faqe mund tua jepni  pacienteve tuaj per qellime informative mbi meningjitin]



"Vetem te edukuarit jane te lire"
(Epictetus)