venerdì 16 settembre 2011

Nje Ilaç Premtues Kunder Melanomes


Kur leflunomine jepet ne kombinim me PLX4720 , efikasiteti rritet afersisht deri ne bllokimin e plote te rritjes se tumorit.


Leflunomine, nje ilaç qe perdoret gjeresisht ne trajtimin e artritit reumatoid, eshte efikas ne bllokimin e zhvillimit te melanomes: eshte ky rezultati i publikuar ne faqet e revistes Nature nga kerkues te Universitetit te East Anglia dhe Children's Hospital i Bostonit te koordinuar nga Grant Wheeler dhe Matt Tomlinson.

Siç dihet, melanoma eshte nje tumor qe godet qelizat me pigment te lekures dhe paraqet formen neoplastike me te eger nder kanceret kutan. Ndryshe nga format e tjera tumorale, rastet e saj jane ne rritje. Nese diagnostikohet heret, tumori hiqet me nderhyrje kirurgjikale ne menyre te sigurte; nese ka dhene metastaza, prognoza eshte e keqe.

Dy kerkuesit kane kryer nje screening te rrepte mbi mijera perberje ne kerkim te atyre qe jane aktive mbi qelizat e pigmentuara, duke arritur ne identifikimin e nje grupi te vogel substancash. Ne fund, interesi u perqendrua tek leflunomide, qe me pas tregoi qe ishte ne gjendje te shkaktonte nje bllokim domethenes mbi zhvillimin tumoral tek minjte. Me sakte, efikasiteti doli se rritej afersisht deri ne bllokimin e plote te rritjes se kancerit, kur ky ilaç jepej ne kombinim me PLX4720, nje terapi e re premtuese per melanomen qe aktualisht po i nenshtrohet trial-ve klinik.

Prospektiva tani eshte te fillohen trial klinik per kuren e melanomes edhe me leflunomide me nje procedure me te shpejte, duke qene se ilaçi eshte i aprovuar per trajtimin e artritit.

"Eshte nje zbulim shume interesant", komentoi Grant Wheeler, i fakultetit te biologjise se UEA.  "Vdekjet nga melanoma jane ne rritje dhe ka nevoje per trajtime te reja dhe efikase. Tani jemi shume optimiste per kete alternative te re qe na ofrohet".

Le Scienze Online Mars 2011