sabato 17 settembre 2011

Nje Markator per Semundjen e Creutzfeldt-Jakob


Metoda bazohet ne matjen e nivelit te transferrines ne lengun cerebrospinal.

Eshte gjetur biomarkatori i  pare specifik per semundjen sporadike te Creutzfeldt-Jakob (sCJD) - varianti njerezor i semundjes se lopes se çmendur. Ky markator eshte zbuluar nga Case Western Reserve University.


Rezultati, i publikuar ne revisten PLoS ONE , paraqet bazat per zhvillimin e nje testi diagnostik per sCJD , diagnoza e se ciles deri tani kryhej vetem me biopsine pas vdekjes.

Ne studimin e tyre, Neena Singh, profesor i  anatomise patologjike ne fakultetin e mjekesise ne Case Western Reserve University dhe koleget e saj kane gjetur qe transferrina , proteine qe ka lidhje me transportin e hekurit, i nenshtrohet nje ulje domethenese te perqendrimit ne lengun cerebrospinal ne pacientet me CJD shume me pare se sa te shfaqet semundja, element ky qe i hap rrugen nje mundesie per nje diagnoze te hershme.

Gjate studimit, jane matur nivelet e transferrines ne lengun cerebrospinal te mbledhur ne harkun kohor 24 muaj para vdekjes te 99 rasteve te konfirmuar te sCJD dhe 74 rasteve me dementia qe nuk kishte lidhje me CJD, duke gjetur keshtu nje ulje te niveleve te transferrines tek te paret krahasuar me te dytet.

Analiza te metejshme gjeten qe matja e ketij parametri ishte ne gjendje te identifikonte semundjen me nje sensibilitet (ndjeshmeri, SE) 85% dhe specificitet (SP) 72% dhe saktesi 80%.

"Ulja e niveleve te transferrines eshte mjaft domethenese per te dalluar sCJD nga dementia me origjine te ndryshme me nje saktesi 80%", shpjegon Singh. "Nese kombinohet me biomarkatorin jo specifik T-tau, saktesia diagnostike rritet deri ne 86%: kjo sugjeron qe te dy markatoret jane te lidhur me procese te ndare ndermjet tyre, por per sa i perket diagnozes jane komplementare".

Ulja e perqendrimit te transferrines ne lengun cerebrospinal - perfundon kerkuesi - tregon nje disekuiliber ne metabolizmin e hekurit ne tru dhe ka lidhje me sCJD dhe duke qene se ka lidhje me procesin patologjik, mund te jete markatori diagnostik me i mire qe kemi per momentin.

Le Scienze Mars 2011