giovedì 29 settembre 2011

Nje Test i Hershem per Tumorin e Ekspozimit Ndaj Azbestit

Nga American Association for Cancer Research

Metoda e re mund te shmange nje nder problemet kryesore qe kane lidhje me kete kancer : vonesen e diagnozes.

Nje test i ri per tumorin e mushkerive qe shkaktohet nga ekspozimi ndaj azbestit (amianti), eshte gjetur nga nje grup kerkuesish te NYU Langone Medican Center. Teknika e re e diagnozes, qe u paraqit ne takimin vjetor te American Association for Cancer Research, bazohet ne matjen e perqendrimeve te nje serie proteinash te leshuara nga qelizat tumorale. 

Gjate nje eksperimentimi te kryer nen patronazhin e Early Detection Research Network Biomarker Discovery Lab te National Cancer Intitute , jane ekzaminuar 170 kampione gjaku te individeve qe ishin ekspozuar me pare ndaj azbestit, per te analizuar nivelet e 19 biomarkerve proteinor te leshuar nga qelizat tumorale.

Kerkuesit kane identifikuar, fale nje testi te ri, 15 nga 19 rastet e mezoteliomave pleurike malinje ne stadet e perpararimit 1 dhe 2, duke treguar nje ndjeshmeri (SE) rreth 80%, ndersa specificiteti (SP) ka rezultuar 100%, ose thene ndryshe pa fallco pozitive.

Ternitat qe Mbulohen te Ndertesat te Perbere nga Amianti

Mesotelioma pleurike malinje eshte nje kancer shume agresiv qe zhvillohet duke filluar nga mezoteli, nje membrane qe vesh kavitetet e medha te trupit te njeriut. Cdo vit, kjo patologji shkakton ne bote nje numer te madh viktimash te stimuar rreth 15-20.000. Vdekshmeria e saj vjen me shume si pasoje e faktit qe diagnoza kryhet ne nje faze kur patologjia eshte shume e avancuar.

"Objektivi i kerkimeve ishte te gjehej nje test diagnostik mjaft i hershem sa te beje te mundur nje trajtim efikas", tha Harvey I. Pass, drejtor i Divizionit te kirurgjise dhe onkologjise se toraksit ne NYU Langone Medical Center. "Te vetmit paciente qe i pergjigjen terapise jane ata qe kane diagnozen ne stadin 1, gje qe ndodh vetem ne 10-15% te rasteve. Kur diagnoza eshte e hershme, nderhyrja qe kerkohet eshte me e limituar, duke bere te mundur nje trajtim me te mire". Per te vleresuar rezultatet priten eksperimentime te reja mbi nje numer me te madh pacientesh.

Le Scienze Prill 2011


Shenim: Azbesti eshte nje substance kancerogjene e cila perdorej me pare ne ndertim. Aktualisht ne vendin tone eshte i perhapur kryesisht me ternitet me te cilet mbulohen nje pjese e mire e ndertesave, sidomos ne fshatra. Gjithsesi eshte perdorur shpesh edhe ne ndertimin e pallateve si dhe kohe me pare edhe ne ndertimin e tubacioneve te ujit. Nga momenti i ekspozimit deri ne momentin e shfaqjeve te para te semundjes, kalojne te pakten 10 vjete. Si pasoje e ekspozimit ndaj azbestit ne periudhat e meparshme, pritet nje rritje e numrit te pacienteve me mezoteliome dhe azbestoze ne vitet e ardhshme. Ne shume vende te ndryshme, perdorimi i azbestit ndalohet me ligj.