sabato 17 settembre 2011

Obeziteti

Obeziteti eshte nje problem mjekesor. Personat qe jane mbipeshe ose obeze (mbipeshe e grades se rende) kane me teper mundesi per te zhvilluar probleme me shendetin se sa personat qe kane nje peshe te shendetshme. Te marresh kalori (matje energjie te ushqimit ose pijeve) me teper se sa kerkon trupi rezulton ne shtim peshe. Sasite e medha, ushqimet me vlera te ulta ushqyese, dhe nje stil jete inaktive jane faktore qe çojne ne obezitet. Per te matur mbipeshen, obezitetin ose obezitetin e rende, perdoret nje parameter qe merr parasysh gjatesine dhe peshen. Ky parameter i quajtur BMI (eng. Body Mass Index), matet duke pjesetuar peshen ne kilogram me lartesine e shprehur ne metra ne katror. Nje BMI 25 ose me teper konsiderohet mbipeshe; mbi 30 eshte obezitet; mbi 40 obezitet i rende.

Te humbesh edhe 10% te peshes shtese ka treguar te kete efekte te mira mbi shendetin. Nje humbje peshe e ngadalte (rreth 1 kg ne jave) eshte me e dobishme ne mbajtjen larg te peshes shtese per nje kohe te gjate. Ndryshimet e thjeshta te stilit te jetes si per shembull ulja e sasise se ushqimeve, te ndalurit te vakteve te teperta, te ngrenurit e nje diete te shendetshme (sidomos frutat, perimet dhe ushqimet me drithra), dhe ushtrimet e vazhdueshme jane menyre per mbajtjen e peshes se shendetshme. Konsultoni mjekun tuaj per rekomandime specifike.

KOMPLIKIMET MJEKESORE TE OBEZITETIT
- Diabeti
- Presioni i larte i gjakut
- Osteoartriti
- Kolesteroli i larte ne gjak
- Refluks gastroezofagal (dhimbje e rende si pasoje e kthimit te materialeve te stomakut, qe i ngjan dhimbjes se zemres)
- Dhimbje te kurrizit
- Rritje e rrezikut per semundjet e zemres.

DOBITE E USHTRIMEVE TE RREGULLTA
- Permiresime te shendetit kardiovaskular
- Ulje te rrezikut per zhvillimin e diabetit
- Ulje te presionit te gjakut
- Kontroll me i mire i presionit te gjakut ose diabetit per ata qe i kane kane keto semundje
- Efekte te dobishme mbi osteoartritin, dhimbjen e kurrizit dhe depresionit
- Ulje te stresit
- Permiresim i niveleve te energjise dhe i gjendjes emotive
- Humbje peshe

KIRURGJIA BARIATRIKE
Per obezitetin e rende, mund te rekomandohet nje operacion per reduktimin e dimensioneve te stomakut. Ky operacion merr emrin kirurgji bariatrike dhe mund te ofrohet si nje trajtim per personat me nje obezitet ekstrem ose individe beze me komplikime mjekesore nga obeziteti. Operacionet bariatrike bejne pjese ne nderhyrjet e medha dhe kane rreziqe ashtu si edhe dobi.

[Informacionet e paraqitura ne keto shkrime jane te pershtatshme per shumicen e rasteve por nuk mund te zevendesojne kurre nje diagnoze mjeksore dhe kurrsesi nuk duhet te jene shkas per te ndermarre nje iniciative vetjake per te filluar nje terapi ose nderhyrje . Per nje informacion me te plote mbi gjendjen tuaj shendetsore , ju keshillojme ti drejtoheni mjekut tuaj. Kete faqe mund tua jepni  pacienteve tuaj per qellime informative mbi obezitetin.]

JAMA 2003; 289 (14) : 1880