martedì 27 settembre 2011

Osteoartroza e Gjurit

Osteoartroza , njohur edhe si semundja degjenerative e nyjeve, ndodh kur kerrci ndermjet dy kockave prishet dhe kockat fillojne te ferkojne njera me tjetren ne nyje (hapesira ku dy kockat afrohen). Kjo çon ne dhimbje, enjtje, nje ulje te levizjes se nyjeve, keputje, ose formimin e bulktheve kockore. Nderkohe qe osteoartroza mund te ndodhe ne çdo nyje , osteoartriti i gjurit eshte forma me e zakonshme. Personat me te goditur jane me te vjeter se 45 vjeç.
Osteoartroza e Gjurit (Copyright i Imazhit: C. Lynm)
SHKAQET
Mund te kete nje tendence gjenetike (te trasheguar) per te zhvilluar osteoartroze. Demtimet e nyjeve dhe mbipesha mund te rrise rrezikun per osteoartroze.

DIAGNOZA
Gjate nje ekzaminimi fizik te nyjes se gjurit, doktori juaj mund te shohe nese levizjet e gjurit jane te limituara. Doktori juaj mund te diagnostikoje osteoartrozen e gjurit duke kryer nje radiografi. Radiografia do te tregoje nese hapesira ndermjet kockes se siperme dhe asaj te poshtme te kembes eshte me e vogel se sa duket te jete.

PERPARIMI
Osteoartroza fillon kur kerrci i nyjeve fillon te demtohet. Kjo çon ne nje ulje  aftesise se kerrcit te punoje si thithes i goditjeve dhe te ule impaktin e gjendjeve stresuese mbi nyjet. Kerrci qe ngelet demtohet me shpejt dhe ne disa zona zhduket plotesisht duke lene kockat te hyjne ne kontakt njera me tjetren. Ne kete pike mund te lindin bulkthe kockore.

TRAJTIMI
- Ushtrime te rregullta jane nje nga trajtimet me te mira per osteoartrozen. Paraqituni tek doktori juaj per keshilla.
- Edhe pse nuk ka ilaçe per te trajtuar osteoartrozen ne menyre te drejteperdrejte, shpeshhere pershkruhen lehtesues te dhimbjes per dhimbjen dhe keputjen qe ka lidhje me osteoartrozen.
- Kortizoni mund te ndihmoje per te ulur inflamacionin ne nyje.
- Edhte pse pjesa me e madhe e njerezve nuk kane nevoje per nderhyrje kirurgjikale, kirurgjia eshte nje mundesi per ata qe kane nyje te demtuara rende qe shkaktojne probleme ne ecje. Kirurgjia mund te beje te mundur zevendesimin e nyjes kur superfaqet jane shkaterruar dhe te zevendesohen me copeza plastike ose metali me siperfaqe te sheshte.

[Informacionet e paraqitura ne keto shkrime jane te pershtatshme per shumicen e rasteve por nuk mund te zevendesojne kurre nje diagnoze mjeksore dhe kurrsesi nuk duhet te jene shkas per te ndermarre nje iniciative vetjake per te filluar nje terapi ose nderhyrje . Per nje informacion me te plote mbi gjendjen tuaj shendetsore , ju keshillojme ti drejtoheni mjekut tuaj. Kete faqe mund tua jepni  pacienteve tuaj per qellime informative mbi osteoartrozen e gjurit.]

JAMA 2003; 289: 1068