sabato 24 settembre 2011

Pikat e Kontrollit te Mitozes : Proteina Ras

Ne  brendesi te qelizes ne mekanizmat e lajmetareve te dyte egziston nje molekule e quajtur Ras qe luan nje rol mjaft te rendesishem ne perçimin e zinxhirit te reaksioneve qe zhvillohen qe si perfundim kane aktivizimin e disa faktoreve te traskriptimit (proçes qe çon ne formimin e ARN lajmetar (eng. messenger RNA) qe pastaj do te perdoren si baze per te formuar proteinat) qe jane ne gjendje te futen ne berthame dhe te vene ne perdorim ADN per te dhene nje pergjigje te caktuar.
Nese  marrim numra del qe gati 20% e kancereve jane te shkaktuar nga nje parregullsi ne funksionin e kesaj molekule. Si  shkak vjen e dyta pas çrregullsive te proteines p53 qe eshte nder molekulat me e rendesishme ne qelize. Drejt  saj jane kthyer syte e shume shkencetareve qe po mundohen te kuptojne sa me mire funksionimin si dhe menyren se si te ndalojne çrregullimet. Kjo  molekule eshte e rendesishme edhe ne radioterapite kundrejt kancereve.

Proteina  Ras eshte nje proteine qe ben pjese ne nje grup molekulash ne brendesi te qelizes qe quhen me termin "onkogjene". Ky  emertim vjen nga fakti se po te modifikohen keto struktura, qeliza trasformohet ne kancerogjene. Po ashtu ekzistojne edhe nje sere molekulash te tjera (qe jane proteina) qe bllokojne trasformimin e qelizes ose mundohen te ndalin kete proces te cilet marrin emrin "onkosopresore".

Ne qelize, nje zinxhir reaksionesh fillon me lidhjen e nje proteine me nje receptor ne membranen e qelizes. Lidhja  e saj çon ne fosforilimin e disa faktoreve qe jane ne gjendje pastaj te aktivizojne proteinen Ras . Fosforilim quhet nje proces ku shtohet nje grup fosfat ne nje skaj te proteines. Proteina Ras mund te jete ne 2 forma:
- e paaktivizuar : kur eshte i lidhur me nje grup GDP (guanozin difosfat)
- e aktivizur : kur eshte i lidhur me nje grup GTP

Normalisht  ne mungese te nje stimuli te jashtem Ras rri ne gjendje te inaktivizuar. Sapo  nje stimul lidhet ne receptoret qelizor dhe fillon zinxhiri i reaksioneve aktivizohet nje enzime qe eshte ne gjendje te heqe grupin GDP nga Ras dhe ky mbetet i palidhur. Me  pas nje enzime tjeter shton nje GTP dhe kemi Ras-GTP. Ne  kete menyre Ras-i eshte ne gjendje te vazhdoje rrjedhen e reaksioneve te njepasnjeshem (ketu duhet te kemi parasysh qe zgjedhja e rruges qe do te marre qeliza eshte ne varesi te stimulit. Ka  raste qe mund te aktivizohet nje rruge tjeter dhe te çoje ne formimin e lajmetareve si DAG dhe IP3). Ras aktivizon nje rruge qe quhet rruga e MAP kinazeve qe aktivizojne traskriptimin e ADN.

Eshte  gjetur qe kur ndalon stimuli i jashtem , proteina Ras  kthehet ne nje gjendje te inaktivizuar fale edhe veprimit te nje faktori pershpejtues qe çon ne trasformimin e shpejte te GTP ne GDP.

Kur gjeni Ras eshte i demtuar nga mutacione ai nuk pergjigjet me ketij inaktivizimi dhe mbetet ne formen e aktivizuar. Pra  faktori pershpejtues megjithse lidhet me proteinen nuk eshte ne gjendje te çaktivizoje ate. Ne  kete menyre, duke qene se Ras eshte i perfshire ne kontrollin e ndarjes qelizore, qelizes i duket sikur ka nje stimul te vazhdueshem per tu ndare dhe ndahet ne menyre te pakontrolluar.