martedì 27 settembre 2011

Qeliza Staminale Embrionale - Karakteristika

Qelizat embrionale perftohen nga nje strukture qe quhet blastocist e cila nuk eshte tjeter vetem se zigota e cila i eshte nenshtruar nje numri  te caktuar ndarjesh dhe ka arritur numrin total prej rreth 150-200 qelizash. Qelizat staminale  embrionale jane qeliza pluripotente sepse jane te afta te formojne 3 shtresat (ektoderma,mezoderma dhe endoderma) prej te cilave do te formohen te gjitha qelizat e tjera me vone.

Por nuk eshte kjo karakteristika e vetme qe kane qelizat staminale embrionale. Nje element tjeter te cuditshem qe paraqesin eshte qe atyre u mungon nje "postobllok" qe eshte ne  fazen G1 te mitozes dhe prandaj pjesen me te madhe te kohes se tyre e kalojne ne fazen S qe eshte faza e sintetizimit te ADN. Gjithashtu nuk kane nevoje per nje stimul te jashtem qe te fillojne ndarjen. Eshte e mundur qe duke i stimuluar  nga jasht te besh qe ato te vazhdojne te ndahen ose te kthehen ne qeliza te diferencuara. Por ndoshta elementi me interesant eshte qe ato qeliza nuk paraqesin  fenomenin e inaktivizimit te nje kromozomi X.

Normalisht ne çdo qelize te femres, njeri kromozom X eshte i ç'aktivizuar dhe shkaku eshte qe te mos kete nje hipershprehje te gjeneve qe ndodhen ne kromozomin X. Per kete arsye, njeri kromozom X formon nje ARN qe shkon dhe e mbeshtjell kromozomin tjeter X dhe e ç'aktivizon. Zgjedhja se cili kromozom do te heshtet, behet ne menyre te rastesishme (te pakten kjo eshte ajo qe besohet deri me sot). Ka disa te dhena qe thone se kromozomi X mund te mos jete plotesisht i ç'aktivizuar sepse jane disa gjene qe nevojiten gjate fazes se rritjes dhe ne momente te ndryshme te jetes se femres [1] . Ky shpjegim ka kuptim nese mendojme per shembull rastet e problemeve ne numrin e kromozomeve siç eshte Sindroma e Turnerit , kariotip 45X (ka nje perqindje te larte vdekjesh por gjithsesi nje numer arrin te mbijetoje). Nese kromozomi X do ishte komplet i ç’aktivizuar atehere ne kete rast ai qe mbetet duhet te jete i mjaftueshem per te pasur nje zhvillim normal por qe normalisht nuk ndodh. Mundesine e nje autodisaktivizimi e perjashtojme sepse kromozomi X ka shume gjene qe jane te nje rendesie vitale dhe kerkohet patjeter shprehja e tyre dhe se prania e nje kromozomi X eshte themelor per jeten. Eshte kjo arsyeja pse embrionet me kariotipin 0Y nuk mbijetojne.

Analiza gjenetike tregon qe ne qelizat staminale embrionale eshte e shprehur nje faktor traskriptimi i quajtur Oct-4 qe ka aftesine te komandoje nje grup te caktuar gjenesh dhe ben te mundur qe qelizat staminale embrionale te qendrojne ne nje faze te vazhdueshme ndarjeje duke mos u ndare ne nje forme perfundimtare (te diferencuar). Keto gjera i bejne keto qeliza te vecanta dhe me pak fjale jane ato qelizat ideale per zevendesimin e te gjithe pjeseve te trupit. Por ku bazohen shkencetaret qe thone qe qelizat staminale embrionale jane pluripotente?

Pergjigja eshte natyrisht me eksperimente.
Nese brenda nje blastocisti futet nje qeliza staminale embrionale (QSE) te marra nga nje blastocist tjeter dhe kjo vendoset ne mitren e nje miu femer, pasardhesit dalin kimera (nje perzierje mes qelizave te blastocitit te pare dhe asaj te blastocistit te dyte). Po ashtu nese injekton QSE ne nje mi te rritur (ne lekure ose ne kapsulen qe rrethon veshken) shkaktohet nje kancer qe quhet teratome dhe nese kjo analizohet me mikroskop, paraqet qeliza qe jane te prejardhjes nga te 3 shtresat fillestare...qeliza zemre,kocke,lekure,nervore etj...
Metoda  tjeter  eshte  ajo in vitro. Me  pak  fjale  mund te lejohet  QSE te diferencohen ne menyre spontane ose te drejtohen me ane te faktoreve te rritjes dhe te shihet se ne cilat qeliza do arrijne te ndahen. Rezultatet jane te njejte.

Si mund te diferencosh keto qeliza? Me perpara besoj se kam permendur perdorimin e faktoreve te traskriptimit si dhe formimin e nje ambienti te pershtatshem jetese te ketyre qelizave. Ne kete menyre mund te arrihet qe nje QSE te trasformohet ne nje qelize te diferencuar duke humbur keshtu ate aftesine e pluripotences.
Por nuk eshte kjo e vetmja menyre. Gjenetika ka bere te mundur edhe 2 metoda te tjera qe paraqisin nje veçanti te veten:
1. Futja e nje gjeni ne gjenomen e qelizes staminale ne menyre qe te stimulosh qelizen qe te marre nje rruge te caktuar. Kuptohet qe pervec ketij funksioni, gjeni nuk do kete funksion tjeter.
2. Klonimi. Te futesh nje berthame te nje qelize te rritur ne nje gamet femeror (ovociti) dhe ne kete menyre formon nje qelize multipotente!

Per me teper:
[1] Robbins. Bazat Patologjike te Semundjeve. 

Gjithashtu ne faqen MjekesiaSot mund te konsultoni edhe shkrimet e meposhtme qe flasin mbi tematiken:
- Zbulohet Lista e Gjeneve te Kontrolluar nga Oct-4 .
- Ne Kerkim te "Regjisteve" te Qelizave Staminale.
- MikroARN dhe Qelizat Staminale.
- Ndarja e ADN-s ne Qeliza.