giovedì 29 settembre 2011

Shtatzania - Ndjekja e Saj - Pjesa 2


Grate me histori te lindurish me peshe te madhe ose abortesh te pashpjeguar, me glikozuria (sheqer ne urine) te vazhdueshme ose me histori te rendesishme familiare diabeti duhet te vleresohen per pranine e nje metabolizmi anormale te karbohidrateve ne trimestrin e pare ose fillim te trimestrit te dyte. Te gjithe pacientet duhet te studjohen brenda javes se 28. Pacientja merr 50 g glukoze te shkrire ne uje natural ose me gas ne nje orar te çfaredoshem (pa agjeruar) dhe glicemia matet nje ore me vone. Pacientet qe kane nje glicemi 135 mg/dl (7.5 mmol/l), duhet te kryejne nje test me dozen standart te glukozes 100 g dhe matjen e niveleve te glicemise ne 3 oret vijuese.


Nese pacientja eshte me rezius (Rh) negativ, duhet te maten antitrupat Rh ne javen e 26-27, dhe nese babai i femijes eshte me siguri Rh pozitiv, pacientja duhet te marre 300 mg imunoglobulina Rh0(D) ne javen e 28. Nje doze te ngjashme duhet te jepet edhe nese kryhet nje amniocenteze ose nje marrje nga vilet koriale, ose nese verifikohet nje gjakderdhje e rendesishme. Me tej nuk duhet te kryhen matje te tjera te antitrupave. Gjaku i marre nga kordoni umbelikal mund te rezultoje ne menyre te dobel pozitiv ndaj nje testi direkt te Kombsit, por ky rezultat nuk eshte e rendesishem. Nese i linduri eshte Rh0(D) pozitiv, nena duhet te marre nje doze tjeter imunoglobulinash Rh0(D).

Rritja e peshes gjate shtatzanise duhet te jete, per nje grua te masave te mesme, rreth 11.2-13.5 kg ose 0.9-1.4 kg per çdo muaj te shtatzanise. Nje rritje >13.5-15.8 kg eshte e tepert dhe do te thote nje mbledhje dhjamrash nga nena dhe fetusi. Pacientes duhet ti tregohet qe kontrolli i peshes ne fazat me te avancuara te shtatzanise eshte me i veshtire dhe nuk duhet te rritet me teper se pesha e lejuar gjate muajve te pare. Gjithsesi, mosrritja ne peshe eshte nje shenje negative, sidomos nese eshte < 4.5 kg. Ne fakt nje rritje e peshes eshte themelore per zhvillimin e duhur te fetusit dhe nje mbajtje e regjimit dietik gjate shtatzanise nuk rekomandohet, as per pacientet teper mbipeshe, sepse ul ushqimet fetusit. Mbajtja e lengjeve, qe vjen si pasoje e stazes ne gjymtyret e poshtem  shkakton, ndonjehere, nje rritje ne peshe, por mund te eliminohet duke vendosur pacientet ne njeren ane (preferohet ana e majte) per 30 - 45 min tre deri ne kater here ne dite, duke favorizuar keshtu diurezen.

Duhet te arrihen rreth 250 kilokalori ne dite ne dieten ditore te pacientes, per te pasur nje ushqim te mire per fetusin. Shumica e ketyre kalorive duhet te jepet nga proteinat, por vlerat e nje diete e barazpeshuar mire dhe me elemente ushqimore (ketu perfshin frutat dhe perimet e fresketa) duhet te theksohet gjate gjith shtatzanise. Edhe pse fetusi ka prioritetin nga ana fiziologjike ne zgjedhjen e substancave  ushqimeve, zgjedhja duhet te interesoje substancat qe ja vlen te merren. Kripa (e preferueshme ajo e jodizuar) mund te perdoret me karar, por ushqimet teper te kripura dhe qe kane konservante duhet te evitohen.

Perdorimi i ilaçeve, perfshire vitaminat dhe aspirinen, duhet te dekurajohet. Asnje ilaç nuk duhet te jepet pa nje arsye specifike. Shumica e femrave ka nevoje per sasi shtese hekuri: duhet te perdoren kriprat e hekurit qe japin 30 mg hekur/dite ose , nese gruaja eshte anemike , 60 mg/dite. Solfati i hekurit, 300 mg dy here ne dite ne rruge orale, eshte zakonisht i mjaftueshem, por glukonati i hekurit, 450 mg dy here ne dite ne rruge orale, tolerohet me mire. Doza me te larta irritojne rruget gastrointestinale te nenes, me nje rritje modeste te sasise se hekurit te thithshem. Duhet te jepet edhe nje shtese acidi folik sepse dietat tipike nuk kane ne sasi te mjaftueshme. Sasi te uleta te acidit folik mund te shkaktojne difekte te tubit neural. Acidi folik, 1 mg /dite rruge orale (4 mg/dite per femrat qe kane pasur nje femije me difekt te tille) duhet te jepet, zakonisht, si forme preparati vitaminash, qe permbajne edhe hekur, per tu marre gjate shtatzanise. Nese dieta eshte e duhur, nuk eshte e nevojshme dhenia e suplementeve te tjere ushqimore. 

Per nauzean dhe vjelljet, trajtimi dietik duhet te kryhet para atij farmakologjik. Pacientja duhet te mesohet te pi dhe te ha ne sasi te vogla dhe te shpeshta (per te shmangur urine) dhe duhet te marre ushqime te lehta si gjelle, oriz ose makarona. Biskotat dhe pijet analkolike lehtesojne shpeshhere ndjenjen e nauzeas. Te hash perpara se te ngrihesh mund te ndihmoje. Asnje ilaç kunder malezes te mengjesit nuk eshte aprovuar deri tani. Nese nauzea dhe vjellja jane kaq te forta dhe te vazhdueshme qe te bejne qe pacienti te dehidratohet, te zhvilloje ketoze ose te humbe teper peshe, behet e nevojshme  shtrimi i saj ne spital dhe dhenie e lengjeve.

Problemet me te zakonshme perfshijne edeme (sidomos te kembeve), enet varikoza te gjymtyreve te poshtme dhe te vulves, hemorroide, dhimbje te kurrizit te grades se ndryshme, lodhje (sidomos ne trimestrin e pare dhe ne fazat e vona te shtatzanise) dhe piroze. Edema zakonisht ulet nese pacientja vesh corape elastike ose pushon shpesh duke ngritur kembet ose duke qendruar ne njeren ane. Varikozat mund te shkaktojne shqetesime; mund te jete e dobishme te vishen rroba qe nuk shtrengojne teper ne bel ose tek kembet. Hemorroidet simptomatike duhet te trajtohen me lasative, anestetike lokale. Per te eliminuar dhimbjen e kurrizit mund te jete e dobishme te evitohen sforcimet e teperta dhe te vishet nje marsup i lehte per femijet. Trajtimi i pirozes perfshin ngrenien e vakteve te vogla , te evitohet perkulja ose qendrimi shtrire per ore te tera pasi ka ngrene dhe perdorimi i preparateve antiacide (perveç bikarbonatit te natriumit)

Sekrecionet vaginale shpeshhere rriten, por, zakonisht, jane sekrecione fiziologjike. Trikomoniazi vaginale dhe kandidiazi jane te zakonshme dhe duhet te trajtohen. Vaginoza bakteriale duhet te trajtohet sepse mund te shkaktoje nje lindje te hershme. Mund te verifikohen ato qe quhen "deshira" qe jane deshira te cuditshme per ushqime te cuditshme ose ndonjehere per gjera jo te ngrenshme (psh amidon ose argjile) dhe qe mund te jene nje shenje e mungeses se hekurit. Ndonjehere, peshtyma e tepert (ptializmi) eshte e bezdisshme dhe pacientja ka dhimbje ne zonen e sinfizes pubike. 

Aktivitetet normale dhe ushtrimet fizike te kryera zakonisht duhet te vazhdohen gjate gjith shtatzanise. Noti dhe sporte te tjera te lodhshme nuk lejohen. Deshira seksuale mund te rritet ose te ulet gjate shtatzanise. Raportet seksuale lejohen gjate gjith shtatzanise por duhet te ndalen nese gruaja paraqet gjakderdhje vaginale ose dhimbje ose humbje lengu amniotik dhe sidomos nese verifikohen tkurrje te mitres. 

Pacientet duhet te mesohen te raportojne menjehere çdonjeren prej simptomave qe pasojne: dhimbje koke te vazhdueshme, nauzea dhe vjellje te vazhdueshme, ndjenje marrje mendsh, probleme me shikimin, dhimbje ose tkurrje te kuadranteve te uleta te abdomenit, tkurrje te urinimit, fryrje te duarve ose te fytyres, gjakderdhje vaginale, thyerje te membranave dhe cdo lloj semundje ose infeksion. Pacienti duhet te inkurajohet te konsultoje mjekun e vet per cdo problem qe e shqeteson.

Ne fund, shenjat e nisjes se lindjes duhet te perseriten me pacienten. Shenja kryesore eshte nisja e dhimbjeve ne zonen lombare dhe tkurrje te kuadranteve te ulta te abdomenit, qe perseriten ne intervale te rregullta. Nje multipare me nje histori lindjesh te shpejta duhet te njoftoje mjekun sapo te mendoje qe po nis lindja. Pas javes se 36 te shtatzanise, shume mjeke preferojne te vizitojne pacientet ne rruge vaginale per te kerkuar te bejne parashikime mbi nisjen e lindjes.  Gjithsesi, vizita vaginale e kryer ne fund te shtatzanise ka lidhje me infeksione intrauterine dhe thyerje te hershme te membranave.

Shkrimi i pershtatur nga Manuali i Merck Online, versioni Italian.