giovedì 8 settembre 2011

Si Funksionojne Kanalet Jonike?


Kanalet jonike jane te formuar nga nennjesi proteinash qe perbejne "porin" ujor ne membranen plazmatike qe u lejon joneve (Na+ , K+ , Ca++, Cl-, etj) te kalojne nga zona e jashtme drejt zones se brendshme te qelizes (dhe anasjelltas) duke ndjekur rrjedhen e tyre elektrokimike (qe merr parasysh si perqendrimet edhe ngarkesat e joneve ne te dy anet e membranes).

Dy karakteristika te rendesishme te kanaleve jane: specificiteti dhe hapja e kontrolluar. Per sa i perket specificitetit, secili  kanal ka nje ngushtice ne brendesi te tij qe lejon seleksionimin e nje joni ne vend te nje tjetri, ashtu siç ekzistojne kanalet per natriumin ose per kaliumin dhe keshtu me rradhe. Kanalet nuk jane perhere te hapur. Ato kane disa mbyllje qe hapen vetem ne prani te stimujve te duhur mekanik, elektrik ose kimik. Perceptimi sensorial, trasmetimi i impulsit nervor, dialogu ndermjet neuroneve dhe kontrolli i tkurrjes muskulare jane te gjithe fenomene qe varen nga aktiviteti i kanaleve jonike te cilet me hapjen dhe mbylljen e tyre ndryshojne vazhdimisht karakteristikat elektrike te potencialeve te te gjitha membranave ne qelizat e organizmave pluriqelizor.

Pergjigje e dhene nga  Piero Giulianini Departamenti i Biologjie, Universiteti i Triestes.