sabato 24 settembre 2011

Si i Shkaterrojne Linfocitet T Patogjenet ne Qelizat e Trupit


Kemi te bejme me nje proces shume me te nderlikuar nga se mendohej me pare.
Kur receptoret e qelizave T lidhen me nje antigjen te nje agjenti patogjen te mundshem, ato fillojne nje lidhje te nderlikuar sinjalesh intraqelizore qe bejne qe nje ko-receptor i pranishem mbi siperfaqen e tyre, CD8, te lidhet me antigjenin duke shtuar keshtu efektin e lidhjes totale.


Receptoret e qelizave T jane molekula themelore per sistemin imunitar duke qene se kane funksionin te njohin antigjenet e shenjestrave te mundshme, duke i dalluar nga strukturat molekulare qe perbejne qelizat e organizmit tone dhe shmangur nje pergjigje imunitare jo te duhur (autoimune).

Deri tani mendohej qe lidhja me antigjenin e receptoreve te qelizes T dhe te CD8 ndodhte pothuajse njekohesisht, duke forcuar njeri tjetrin dhe duke bere lidhjen intermolekulare mjaftueshmerisht te forte per te filluar pergjigjen imunitare.

Por gjerat nuk jane keshtu dhe kete e ka treguar nje kerkim i kryer ne Georgia Tech dhe Emory University dhe publikuar ne versionin online te revistes Immunity.

"Per here te pare tregojme rendesine e rolit te ko-receptorit dhe kontributin ne procesin e diskriminimit qe ndodh tek qelizat T. Kemi te bejme me nje proces lidhjesh kooperative ndermjet receptorit dhe ko-receptorit qe ka nje efekt sinergjik qe shton aksionin", tha Cheng Zhu, qe drejtoi kerkimin. "Gjeja me e habitshme eshte qe dy nderveprimet nuk ndodhin njekohesisht. Kishim nje vonese rreth 1 sekond, qe mendojme se eshte pasoje e nderveprimeve intraqelizore qe ndodhin ne brendesi te qelizes T perpara se te futet ne loje CD8", ka vazhduar Zhu, duke nenvizuar se si nje sekond paraqet, ne shkallen e kohes qe ndodhin reaksionet biomolekular, nje kohe mjaft te gjate.

Kerkimi ka pohuar gjithashtu qe pergjigja e qelizave T me lidhjet qe kane me pak afinitet eshte kryesisht e varur nga lidhja e ko-receptorit CD8," por kemi treguar qe funksioni kryesor i CD8 eshte ai i amplifikimit te njohjes se antigjeneve me afinitet te larte, domethene sasia dhe kinetika e kontributit te CD8 favorizon pergjigjen e niveleve te ulta te nje antigjeni te forte", vazhdon Zhu.

"Ky studim rrit ne menyre domethenese dijet tona rreth menyres se si receptoret e qelizave T dhe molekulat qe kane lidhje me te arrijne te diferencojne antigjenet e trupit nga ato te nje demtuesi. Eshte e mundur qe ky ko-receptor te kete nje rol edhe ne dallimin e viruseve me mutacione dhe qe nuk kane nje korrespondence te drejteperdrejte me ato qe qeliza T kerkon. Kjo eshte nje hipoteze qe tani do kerkojme ta verifikojme", ka perfunduar Zhu.

Le Scienze Janar 2011